Dita e sotme do të karakterizohet me alternime kthjellimesh si dhe vranësirash, ku herë pas here do të fuqizohen duke sjellë reshje dëbore në verilindje dhe juglindje. Pasditja dhe mbrëmje do të sjellin përmirësim të dukshëm të motit.
Sipas Meteoalb, temperaturat do të regjistrojnë vlerën minimale -5 gradë Celsius, ndërsa maksimum 12-13 gradë Celsius.
Era do të fryjë me shpejtësi 45 km/h në drejtimin verilindor duke shkaktuar në det dallgëzim 3-4 ballë.