Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh pa vajtur

2016/03/11 at 3:05 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
John Kerry nuk është zhoao amazona

Nga Edision Ypi


Tani që pa vajtur në dyqan mund të blesh në Internet, pa vajtur në shkollë mund të marrësh diplomë, pa vajtur në punë mund të marrësh rrogë, pse të mos bësh një reportazh pa vajtur atje ku ka ndodhur, për shembull, një vrasje.
I dha dorën për ta përshëndetur, tjetri dorën ja la varur, një t’i ngulur thikën.
Fshat, vrasje, dorë, zemër, varur.
Kombinim i mirë për të bërë një reportazh pa vajtur.
Me vajtur e bëjnë të gjithë.
Zotësia është reportazhin ta bësh pa vajtur.
Ja si bëhet reportazhi pa vajtur,
Rruga duhet paraqitur e vështirë, e lodhëshme. Majtas-djathtas rrugës tokat janë të papunuara. Kalimtarë me sy të përgjakur, si vrasësa. Fshatarë të rreckosur të uritur gati për të ngrënë njëri-tjetrin. Lula të vocërr me grushta shtrënguar. Dyqane që shesin me lista. Rinia përtyp fara. Njerëz me nofulla shtrënguar gati për tu organizuar në njësite guerrile për të bërë atentate dhe për të nisur revolucionin. Zemërata popullore zjen. Kavaja si Bagdadi. Rrogozhina si Kandahari. Lushnja si Kabuli.
Në fakt rruga deri te vrasja është autostradë plot me kafenera dhe restoranta dhe banorë lokalë ose udhëtarë që hanë male mishi, patatate të fërguar, gjëndra viçi, dhe pinë raki me opingë. S’ka asnjë centimetër tokë të papunuar. Qytetet janë më se normale. Qytetarët  nuk mbajnë pare xhepi por karta krediti. Por për të qënë mediatikisht korrekt, dhe sidomos për të treguar se bërja e një reportazhi është një mundim i madh, tabloja duhet paraqitur e kundërt me realitetin.
Me të arritur në fshat, në reportazhin e bërë pa vajtur, duhet thënë qartë që në fillim se ai fshat ishte “larg” dhe vajtja ishte “tepër e vështirë”. Kurrsesi nuk duhet thënë ku pikërisht ndodhet fshati, ku ka bërë vaki vrasja, sa larg nga qyteti, a së paku sa larg nga deti. Këto mungesa janë të domosdoshme që reportazhi të mbulohet nga një tis misteri, në mënyrë që lexuesi të lodhet pak me imagjinatën e vet, t’i hedhi sytë mbi ndonjë hartë ose ta kërkojë fshatin në Internet, dhe jo t’i jepet gjithçka llokum në gojë.
Në një reportazh që bëhet pa vajtur, përderisa atë që ka ndodhur e dinë të gjithë, e rëndësishme është atyre të gjithëve tu paraqesësh sikur ka ndodhur atë që nuk ka ndodhur.
Vrasësi dhe i vrari nuk duhen cilësuar si “dy banorë”, apo “dy fshatarë”, apo “dy njerëz”, por “dy shtetas”, pra si dy numura, dy vegla, dy hunj gardhi. Ky cilësim idiotesk duhet bërë i tillë për të qënë sa më i kuptueshëm për shumicën, pra për ata që e vrasin kohën duke parë filma me Sigurim dhe portrete të kurvit mbi mur, të cilët shoshoqin nuk e perceptojnë dot ndryshe veçse si në ato filma, pra si turmë, si bagëti, pa pronë, pa vetdijë njerëzore, pa besim në Zot, pa asgjë, bosh.
Sa i përket dinamikës së tragjedisë, zgjatjes së dorës nga njëri shtetas dhe lënies së asaj dore varur nga tjetri shtetas  me këtë detaj duhet bërë kujdes. Duhet pasur parasysh se është padrejtësi e pafalëshme tjetrit t’i japësh diçka dhe tjetri të mos të japi asgjë. Për më tepër dorën, duke ta lënë atë varur. Në këtë këndvështrim, fajtor duhet bërë shtetasi që u vra.
Por po ta shohim nga kënd tjetër; Nëse po ai shtetas që i zgjati dorën tjetrit shtetas, me po aq menjelehtësi t’i kishte dhënë, ta zemë, jo dorën por paret, dhe shtetasi që do t’i merrte paret, në këmbim të pareve të mos jepte asgjë. Po të kishte ndodhur kjo, me të drejtë, shtetasi që mori paret dhe nuk dha asgjë, do ta kishte hak të hante, jo vetëm thikën në zemër, por edhe shtizën në sy, sharrën te këmbët, kazmën në kurriz, sqeparin prapa kokës. Në këtë këndvështrim të dytë, në këtë reportazh të bërë pa vajtur, fajtor duhet paraqitur shtetasi që vrau.
Fakti se në këtë reportazh pa vajtur nuk kemi të bëjmë me vrasje për mosdhënie paresh por për mosdhënie dore, provon katërcipërisht karakterin idealistik të tragjedisë. Çka bën të detyrueshme që famijet e dy shtetasve, edhepse nuk ishin dashnorë, duhen paraqitur si Montegë dhe Kapuletë.
Mjeti i vrasjes, thikë, hanxhar, sqepar, lopatë, bel, shat, çifte gjahu, teke gjahu, shotgun, Kalashnikov, llokum dinamiti, pako tritoli, secili veç e veç ose të gjitha bashkë, mund të zgjidhen lirshëm sipas preferencave të atij që shkruan reportazhin pa vajtur.
Rëndësi ka gjithashtu që në atë fshat të takohet medoemos ndonjë mësues në pension, ndonjë nga ata gërrxhot injorantë llapaqena grafomanë që shkruajnë historikun e fshatit.
Nuk mund të lihet pa u takuar gjithashtu veterani i fshatit, pra spiuni që fshatit i ka punuar qindin.
Po të zuri syri ndonjë depo gjigande prodhimesh bujqësore ose blegtorale, a ndonjë serë, sakën se i afrohesh, të piu e zeza po hyre brenda, reportazhin pa vajtur nuk do ta lexojë askush. Nëpër fusha ka depo dhe sera me qindra. Por në reportazhin e bërë pa vajtur ato nuk duhet të ekzistojnë. Shqipëria po vuan për bukën e gojës. Po lëngon, rënkon, qan, uluret nëpër reportazhet e bëra pa vajtur.
E pse të harxhosh kot naftë, pse të lodhesh e të bezdisesh nga një mijë vështirësi të rrugës duke vajtur kot së koti nëpër fshatra për të mësuar gjëra të ditura ? Tani që gazetarët tranzicionalë po dalin në pension pa dalë kurrë nga redaksia për të parë ndonjë fshat, kur ndër ta ka plot pa sy por që shohin, pa veshë por që dëgjojnë, pa dituri por që flasin, pa tru por që mendojnë, pa talent por që shkruajnë, pse të mos e shpërthesh fantazinë duke e bërë reportazhin, pa vajtur.



Ju sugjerojmë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
Bota

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

3 Qershor, 2025 11:12 pm
Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
-U tha në Opinion

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

3 Qershor, 2025 11:00 pm
Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
-U tha në Opinion

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

3 Qershor, 2025 10:46 pm
Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
Aktualitet

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

3 Qershor, 2025 10:33 pm
Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet
Bota

Musk kritikon projektligjin e Trump për taksat dhe shpenzimet

3 Qershor, 2025 10:26 pm
Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin
Rajoni

Petkoviç në Bruksel: Nuk mund të ketë dialog për Preshevën e Bujanocin

3 Qershor, 2025 10:14 pm
Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut
Bota

Pas muajsh kaosi, Li Jei-myung fiton zgjedhjet presidenciale në Korenë e Jugut

3 Qershor, 2025 9:51 pm
“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale
Politikë

“Greva opsion kushtetues”, Xhaferri: Shumë e lehtë për t’u faktuar farsa elektorale

3 Qershor, 2025 9:33 pm
Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët
Bota

Kryeministrja Meloni pret në takim Macronin dhe Ficon,ja për çfarë diskutuan liderët

3 Qershor, 2025 9:26 pm
Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje
Aktualitet

Humb fëmijën nga dhuna e bashkëjetuesit, ai e akuzon për përndjekje

3 Qershor, 2025 9:06 pm
Para
Ja pse duhet të merrni Samsung Galaxy S7

Ja pse duhet të merrni Samsung Galaxy S7

E parkoi në vendin e gabuar. Ja si e zhvendosin një makinë në Rusi

E parkoi në vendin e gabuar. Ja si e zhvendosin një makinë në Rusi

Trekëndëshi i komentuar i modeles seksi

Trekëndëshi i komentuar i modeles seksi

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Shtëpia e Bardhë konfirmon pjesëmarrjen e Trump në Samitin e NATO-s në Hagë

Fjalimi i Trump para Kongresit, ja çfarë pritet të paraqesë presidenti amerikan
3 Qershor, 2025

Shtëpia e Bardhë njoftoi ditën e sotme se presidenti i SHBA-së, Donald Trump, do të jetë i pranishëm në samitin...

Lexo më shumë

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria

Xhevrije Satka në Opinion:Kam lindur në Turqi,por gjithmonë më ka tërhequr Shqipëria
3 Qershor, 2025

Xhevrije Satka është një shqiptare e lindur në Stamboll, por që një pjesë e zemrës së saj ka qenë gjithmonë...

Lexo më shumë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë

Të huajt që jetojnë në Shqipëri/ Ja 2 të dashuruarit që kanë zgjedhur vendin tonë
3 Qershor, 2025

Emisioni Opinion mbrëmjen e sotme trajtoi temën e të huajve që jetojnë në Shqipëri. Ata janë të kombësive të ndryshme,...

Lexo më shumë

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori

Plagosja e 15-vjeçarit në Ali Dem, policia gjen armën e përdorur nga autori
3 Qershor, 2025

Policia e Tiranës ka gjetur armën e përdorur nga 21-vjeçari, që plagosi të miturin dy ditë më parë (1 qershor),...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com