Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh nga Brukseli/ Jam gjallë!

2016/03/23 at 1:27 PM
në Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reportazh nga Brukseli/ Jam gjallë!

Nga Arta Tozaj- Bruksel


Jam gjallë! Ishte përgjigjja e rrufeshme për të qetësuar qindra miq e të afërm të interesuar. Telefonat nuk funksiononin. Interneti, megjithëse tepër i dobët, ishte e vetmja formë për të kuptuar se kush qe shëndoshë e mirë.

Atentati i dyfishtë në aeroportin kryesor të Belgjikës, në Zaventem, ishte lajmi tronditës që erdhi me të hapur sytë. Pamjet tragjike në televizionet belge tregonin qartë se bëhej fjalë për një sulm terrorist. Me mijëra njerëz nxitonin për të fluturuar, si çdo mëngjes, kur u dëgjuan të shtënat, të bërtitura në gjuhë arabe e më pas dy shpërthime kamikaze morën dhjetra jetë e plagosën qindra njerëz. Rreth 600 fluturime u anuluan këtë të martë, ndërsa mbi 24 mijë udhëtarë nuk fluturojnë dot as të mërkurën dhe as nuk dihet se kur do të rinisë funksionimi normal i aeroportit të shkatërruar belg.

Duhet të merrja trenin për Kolonjë (kisha një takim pune rreth mesditës), kur policia urdhëroi mbylljen e transportit të brendshëm publik dhe hekurudhor. Tmerr, panik e qindra të përgjakur pushtuan rrugën e Ligjit (rue de la Loi). Në dalje të stacionit të metrosë Maelbeek, zëdhënësi i ndërhyrjes së shpejtë belge lotonte duke dhënë shifrat paraprake. Forcat ushtarake e policore bllokuan zonën, që mbikqyrej me helikopter nga ajri. Ishte shpërthimi i tretë, brenda orës, në zemër të Brukselit!

Ironikisht, flisnim prej muajsh me një mikeshë për një skenar të tillë. Duke punuar aty pranë, ajo frikësohej se ky stacion nuk kishte vëmendjen e duhur të sigurisë, ndaj ishte i përkryer për atentate terroriste. Maalbeek është ndërmjet stacionit Art-Loi, një nyje kyçe për ndërrimin e linjave të metrosë, pranë parlamentit belg e ambasadës amerikane, dhe stacionit Shuman. Aty gjenden institucionet kryesore të Bashkimit Evropian dhe meqenëse mbahen më shpesh samite të jashtëzakonshme, ka edhe një prani të shtuar policore.

Ashtu si në Nëntor, para Krishtlindjeve, edhe në prag të Pashkëve, Brukseli u gdhi në terror. Kësaj radhe me më shumë viktima. Ndjesia e pasigurisë mbizotëron kryeqytetin evropian.

Qendra e Krizave këshillonte qytetarët të rrinin brenda banesave, apo vendeve të tyre të punës. Punonjës social në mjaft shkolla njoftonin fëmijët mbi sulmet terroriste dhe nëse prindërit e tyre kishin pësuar gjë. Për të dhënë ndihmën emergjente, të gjitha spitalet shtynë operacionet e pritshme, përfshirë lindjet, siç kishte parashikuar më kot një kolege. Hotel Thon, ku qëndronte deputeti socialist Taulant Balla, ishte shndërruar në një urgjencë. Vetë Taulanti i kishte shpëtuar për pak minuta shpërthimit në Maalbeek dhe me mjaft peripeci, ishte larguar me një automjet drejt Gjermanisë, me shpresën për të fluturuar drejt Shqipërisë.

Policia tregonte se kishte gjetur një bombë të tretë në aeroport, fatmirësisht përpara se të shpërthente. Flitej për të tjera. Pallati i Drejtësisë u boshatis. Evakuimi i stacionit nuklear nisi menjëherë më pas. Nuk mund as të imagjinoj se çfarë do të ndodhte në një rast të tillë.

Gjatë drekës, shumë dyqane e lokale u mbyllën. Mjaft qytetarë të trishtë e të zemëruar shfrynin e lotonin nëpër rrugët e Brukselit. Vështrime të egra përqendroheshin tek vajzat e mbuluara myslimane, që ecnin çlirët të qeshura, çfarë irritonte komunitetet e tjera, veçanërisht katolikët. Megjithatë, qytetarë të shumtë, myslimanë e katolikë, në heshtje u mblodhën për të nderuar me lule, qiri e vargje, viktimat e këtij terrori.

Qyteti nisi të gumëzhinte gjatë pasdites, kur qendra e krizave lajmëroi se dy linja metrosh dhe transporti hekurudhor do të nisnin funksionimin. Radhë pafund kontrollesh të imtësishme aplikoheshin tashmë nga forcat e rendit në hyrjet e përcaktuara të stacioneve dhe askush nuk ankohej, me gjithë padurimin për të shkuar sa më shpejt në shtëpi.

Hetimet për ngjarjen e aeroportit, çuan policinë drejt Schaerbeek-ut, një lagje mjaft e njohur për numrin e lartë të shqiptarëve, krahasuar me 18 komunat e tjera të Brukselit. Pajisje eksplozivi u gjet në një banesë, jo shumë larg simes, në rrugën Max Roos, ku ishin instaluar tre terroristët e dyshuar. Përveç terroristit të pa kapur të aeroportit, policia shpalli dhe dy të tjerë në kërkim. Shtetas evropian me emra arab, si pjesa dërrmuese e banorëve të Brukselit./dritare.net



Ju sugjerojmë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
Bota

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

8 Qershor, 2025 7:01 pm
Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
-Jetë dhe Stil

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

8 Qershor, 2025 6:27 pm
Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
-Jetë dhe Stil

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

8 Qershor, 2025 5:56 pm
Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
Kronikë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

8 Qershor, 2025 5:27 pm
Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump
Bota

Protestat, 2 mijë ushtarë vendosen në Los Angeles me urdhër të Trump

8 Qershor, 2025 5:11 pm
Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump
Bota

Babai i Elon Musk në Moskë, flet për debatin e të birit: Bëri një gabim me Trump

8 Qershor, 2025 5:06 pm
Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme
Bota

Spanjë/ Protesta kundër qeverisë së “Sanchez”, thirrje për zgjedhje të parakohshme

8 Qershor, 2025 4:56 pm
Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness
InstaBIZ

Tom Cruise futet në Librin e Rekordeve Guinness

8 Qershor, 2025 4:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Skandali seksual, Elon Musk: Trump është në dosjet e Epstein
Bota

Musk flet për krijimin e një partie të re në SHBA, Trump: Do ketë pasoja të rënda

8 Qershor, 2025 4:38 pm
Para
Modeli i Joleza Kokës, si shenjë e krizës për demokraci në FRESSH

Video/ Gazetari bën për ujë të ftohtë Jolezën

Frikë pas sulmeve të Brukselit/ Alarme për bomba në Francë, Itali, Greqi

Frikë pas sulmeve të Brukselit/ Alarme për bomba në Francë, Itali, Greqi

Pse Beatrix Ramosaj fshin postimet nga Instagrami?!

Pse Beatrix Ramosaj fshin postimet nga Instagrami?!

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë

Pse vendimi i Trump për të përdorur Gardën Kombëtare është i pazakontë
8 Qershor, 2025

Trupat e Gardës Kombëtare mbërritën në Los Angeles në orët e para të mëngjesit të së dielës, pasi presidenti Donald...

Lexo më shumë

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”

Natron, liqeni i kuq në Tanzani që i kthen kafshët në “gur”
8 Qershor, 2025

Liqeni Natron ndodhet përgjatë Sistemit të Rifteve të Afrikës Lindore, një kufi pllakash tektonike divergjente që po e copëton Pllakën...

Lexo më shumë

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit

Demenca e hershme, faktorët që mund të ndikojnë në shëndetin e trurit
8 Qershor, 2025

Një bel i hollë nuk shërben vetëm për të ulur rrezikun e diabetit apo sëmundjeve kardiovaskulare, por edhe për të...

Lexo më shumë

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare

Mashtrim duke përdorur emrin e Postës, Autoritetet: Ju vjedhin të dhënat bankare
8 Qershor, 2025

Autoriteti Kombëtar për Sigurinë Kibernetike (AKSK) ka ndërmarrë menjëherë masa për të bllokuar një skemë mashtruese që synonte vjedhjen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com