Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reportazh/ Në fshatin e Monstrës së Palasës, banorët: Si bashkëjetonim me të sëmurin e droguar

2016/08/19 at 11:40 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reportazh/ Në fshatin e Monstrës së Palasës, banorët: Si bashkëjetonim me të sëmurin e droguar

Në fshatin e largët të Vlorës, banorët duket se nuk do të jetojnë më si më parë. Krimi makabër, që ndodhi mëngjesin e së mërkurës pak metra larg kishës së Palasës, ka tronditur të gjithë vendin, por më shumë se këdo vetë banorët e fshatit.


Ata që kanë jetuar për kaq vite me radhë me një të çmendur, që Psikiatria herë e mbante e herë e nxirrte. Kanë bashkëjetuar me 30­vjeçarin Jorgo Zani, i cili u ka rrezikuar jetën disa herë dhe që në fund krye atë ngjarje të llahtarshme, që siç shprehen banorët: “As ishte parë e as ishte dëgjuar…”. Ndonëse ajo që ndodhi, ishte e frikshme vetëm për ta menduar, banorët e Palasës thonë se nga Jorgo Zani mund të pritej gjithçka. Madje, disa prej tyre fajësojnë prindërit e tij që e sollën nga Athina ku jetojnë vetë, duke e lënë të braktisur në banesën e tyre të vjetër në Palasë. Disa të tjerë, edhe mjekët e Psikiatrisë, që sipas tyre duhej ta mbanin të izoluar aty dhe jo ta linin rrugëve të lirë. Jeta në fshat me një njeri me probleme të theksuara mendore, siç ishte Jorgo Zani, nuk ka qenë aspak e lehtë për banorët. Ata tregojnë që gjithmonë kishin probleme nga ai. Ndonjëherë, por shumë rrallë, thonë se qetësohej, por shumicën e kohës ishte i zhurmshëm, i frikshëm dhe të gjithë përpiqeshin ta shmangnin kur e ndeshnin në rrugë.

Disa të tjerë thonë se kanë dëgjuar edhe për veprime makabre që ai ka kryer me kafshët, por ndonjë prej tyre i konsideron legjenda urbane, duke qenë se nuk është parë gjë prej asnjërit aty rrotull.

NË FSHATIN E KRIMIT

Palasa dje ishte e boshatisur. Që prej orëve të para të mëngjesit, disa banorë kanë vendosur qirinj dhe lule në vendin ku u gjet trupi i pajetë i 12­ vjeçarit dhe më pas kanë nxituar të shkojnë në Fier për të marrë pjesë në varrimin e tij. Në fshatin që thuajse është braktisur dhe vetëm në verë numërohen rreth 200 banorë, dje kishin mbetur vetëm disa të moshuar. Të tjerë nuk dilnin nga shtëpitë, ndërsa lokali i vetëm i fshatit ishte mbyllur. Të parët që ndeshim në hyrje të fshatit janë një çift bashkëshortësh që shesin në anë të rrugës. Ata e kanë të vështirë të komentojnë atë që ka ndodhur. Ndërsa përgjatë gjithë rrugës, deri në qendër të fshatit, aty ku ndodhet kisha, nuk na zënë sytë asnjë banor. Të parët që ndeshim janë tre punëtorë sezonalë, që kanë udhëtuar qindra kilometra për të rikonstruktuar një banesë të vjetër. Ata nuk jetojnë aty, nuk njohin as zonën dhe as banorët. Por ngjarja e së mërkurës i ka tronditur shumë, aq sa kur tregojnë se çfarë panë e dëgjuan, e kanë të vështirë t’i mbajnë lotët. Ndërsa më në thellësi të fshatit arrijmë të shohim vetëm 3 banorë, që në pamundësi për të ikur në Fier, kalojnë pranë vendit të ngjarjes dhe qëndrojnë për minuta të tëra duke parë lulet e qirinjtë e ndezur aty.

KRYEPLAKU E BANORËT

Kryeplaku i fshatit Palasë të Vlorës, Odise Dimolea, tregon se autori i krimit kishte shfaqur disa herë çrregullime në sjellje, madje duke shkaktuar edhe incidente. Sipas tij, Jorgo Zani u nxor nga Psikiatria e Vlorës vetëm disa ditë pasi ishte shtruar për çrregullime të shëndetit mendor. Mjekët në atë kohë thanë se çrregullimet vinin si pasojë e konsumimit të drogës. “Ai ka shfaqur herë pas herë çrregullime në sjellë. Pak kohë më parë, ai ka ngacmuar një turiste në qendër të fshatit. Kishte rrahur keq edhe një fëmijë 9 vjeç. Gjithashtu ka shkaktuar edhe incidente të tjetra. Pas këtyre ngjarjeve njoftuam Policinë që ta merrnin dhe e çuan në Psikiatri”, thotë kryeplaku. Ndërsa disa banorë të tjerë, veç Psikiatrisë që nuk e mbajti, fajësojnë edhe prindërit e 30­ vjeçarit. “E kishin me vete në Athinë disa kohë. Prindërit e Jorgos jetojnë atje. Nuk e mbajtën më vetë, por e sollën dhe e lanë këtu. Si mund të lihet një njeri si ai vetëm e të na rrezikojë të gjithëve?”, shprehet e revoltuar njëra prej banoreve të fshatit.

FAMILJA E AUTORIT

Shtëpia ku jetonte i vetëm autori i krimit, Jorgo Zani, ku u gjet dhe u arrestua nga Policia pas ngjarjes, ndodhet jo më shumë se 100 metra larg vendit ku ai vrau me hanxhar 12­vjeçarin. Aty tashmë nuk ndodhet asnjë tjetër veç babait të 30­vjeçarit, i cili sapo ka mësuar lajmin është nisur menjëherë nga Greqia. Një fqinjë e familjes, Afroviti Çeço, na shoqëron për te shtëpia e tij. I mbyllur brenda 4 mureve, jashtë avllisë së shtëpisë dëgjohen vetëm të qarat me zë të lartë dhe të babait të Jorgo Zanit. Çeço troket për disa minuta në portën e familjes Zani duke i folur greqisht që të dilte, pasi aty ndodheshin gazetarët. Por sapo dëgjon këto fjalë të qarat e tij, bëhen edhe më të forta dhe as që i afrohet derës për ta hapur. / Panorama.al Etleva Delia

Etiketa: Monstrapalase


Ju sugjerojmë

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
Bota

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

23 Shtator, 2025 7:44 pm
Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
Aktualitet

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

23 Shtator, 2025 6:44 pm
Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
Bota

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

23 Shtator, 2025 6:16 pm
“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
Aktualitet

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

23 Shtator, 2025 5:52 pm
Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore
Sport

Babai i Yamal ngre dyshime për Topin e Artë: Dëm moral ndaj një qenieje njerëzore

23 Shtator, 2025 5:32 pm
“Dëgjova Erionin që po qante”, dëshmia e gardianit që i dha telefonin Veliajt
Aktualitet

Shkarkohet Erion Veliaj

23 Shtator, 2025 5:25 pm
Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…
Aktualitet

Gati shkarkimi, kryetarja e Këshillit: Veliaj transformoi Tiranën, por duhet…

23 Shtator, 2025 4:59 pm
Shfaqi probleme shëndetësore, Veliaj dërgohet në spital/ I nënshtrohet ekzaminimeve
Aktualitet

Kush janë 3 këshilltarët e PS që nuk do votojnë pro shkarkimit të kryebashkiakut

23 Shtator, 2025 4:37 pm
Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm
Bota

Mjekët europianë kundër Trump: Përdorimi i paracetamolit nuk është shkak për autizëm

23 Shtator, 2025 4:26 pm
Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare
Kryesore

Zgjidhja e ngërçit me komisionet, Peleshi takim me krerët e grupeve parlamentare

23 Shtator, 2025 3:51 pm
Para
“Të kam parë me zyshën te moteli, dua 200 mijë lekë”. Ja si shantazhoi adoleshenti drejtorin e shkollës

“Të kam parë me zyshën te moteli, dua 200 mijë lekë”. Ja si shantazhoi adoleshenti drejtorin e shkollës

Reforma në Drejtësi/ Çfarë janë ‘vendet e rezervuara’ që kërkon PD?

Zbardhet formulari/ Prokurorët dhe Gjykatësit do të japin llogari edhe për krushqinë

Fotolajm/ Ermal Mamaqi ngre në ajër Tunën

Fotolajm/ Ermal Mamaqi ngre në ajër Tunën

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse

Trump në OKB: Evropa duhet të ndalojë blerjen e naftës ruse
23 Shtator, 2025

Presidenti amerikan, Donald Trump, tha se aleatët evropianë duhet të ndalin menjëherë blerjen e naftës nga Rusia dhe akuzoi Kinën...

Lexo më shumë

PS dhe PD bashkë kundër Veliajt, votat që e shkarkuan

Mblidhet Këshilli Konsultativ, Veliaj: Lehtësim i lejeve për shtëpitë në fshat dhe agroturizmat, jo vonesa për veprat publike
23 Shtator, 2025

Këshilli Bashkiak i Tiranës ka votuar për të shkarkuar nga detyra kryebashkiakun Erion Veliaj. Mësohet se vendimi u mor me...

Lexo më shumë

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së

Kryeministri spanjoll: Palestina duhet të bëhet anëtare e plotë e OKB-së
23 Shtator, 2025

Kryeministri spanjoll, Pedro Sanchez, një kritik i hapur i luftës së Izraelit në Gazë, ka bërë thirrje që shteti i...

Lexo më shumë

Këshilltarët që nuk e “tradhtuan” Erion Veliajn

“Pse ma le “seen”? Veliaj reagon sërish nga burgu: Rrjetet e mia sociale u trajtuan si skenë krimi
23 Shtator, 2025

Shkarkimi i Erion Veliajt, i cili u arrit në Mbledhjen e Këshillit, u shoqërua me disa mungesa. Këshilltarët e PS-së,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com