Reperi Lil Wayne ka pësuar një krizë gjatë një udhëtimi me avionin e tij privat, ku është detyruar të bëjë një ulje emergjente në Ohama.
Reperi së bashku me shoqëruesit e tij po fluturonin nga a Milwaukee për në Californi në momentin kur ai nuk është ndjerë mirë.
Wayne ka pohuar se kjo nuk është hera e parë që ai pëson një krizë të tillë, pasi ai që në fëmijëri është diagnostikuar me sëmundjen e epilepsisë.
Kriza të tilla ai pohon se kanë qenë të vazhdueshme, të cilat madje i kanë rrezikuar edhe jetën në vitin 2013.