Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rënia me 9% e ekonomisë, qeveria po kompenson më pak se çerekun

2020/05/14 at 8:50 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rënia me 9% e ekonomisë, qeveria po kompenson më pak se çerekun

Parashikimet për ecurinë ekonomike të Shqipërisë këtë vit, sa vijnë e bëhen më pesimiste, duke na renditur ndër vendet që priten të ketë më shumë humbje nga shtetet në zhvillim.


Banka Europiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZH) në raportin e fundit “Perspektiva Ekonomike Rajonale në rajonet e BERZH”, parashikoi se ekonomia shqiptare parashikohet të bjerë me -9%, që është më e thella në rajon dhe në gjithë vendet në zhvillim pjesë e BERZH.

Kjo rënie është pothuajse dyfish më e thellë nga ajo që kanë parashikuar më herët Banka Botërore dhe Fondi Monetar Ndërkombëtar.

Monitor ka përllogaritur se sa është në vlerë kjo rënie e ekonomisë prej 9% dhe sa janë humbjet në raport me zhvillimin normal që do të kishte pasur vendit, në rast se nuk do të ishte detyruar që të mbyllte për dy muaj pothuajse gjithë bizneset, të ndalonte transportin  e brendshëm e atë ndërkombëtare, çka la pa punë dhe të ardhura me mijëra njerëz, por dhe ngadalësoi konsumin për periudhën në vijim.

Në janar 2020, qeveria shqiptare parashikonte që prodhimi i brendshëm bruto (vlera e mallrave dhe shrbimeve përfundimtare që prodhohen nga ekonomia në një periudhë të caktuar), të ishte rreth 1.78 trilionë lekë, ose rreth 14.4 miliardë euro (nga 1.68 trilionë lekë në 2019-n, sipas vlerësimeve të INSTAT).

Por, një rënie prej 9% në 2020-n, në raport me vitin e mëparshëm duke marrë në konsideratë një nivel inflacioni prej 2-2.5%, nënkupton që prodhimi i brendshëm real në 2020-n do të jetë 117 miliardë lekë më pak se në 2019-n, ose 1.56 trilionë lekë.

Në raport me prodhimin që pritej të arrihej në 2020-n përpara epokës së Covid-19, diferenca mes skenarit me dhe pa virus është 217 miliardë lekë, ose 1.8 miliardë euro, që është dhe humbja që pritet t’i vijë ekonomisë shqiptare këtë vit, nga shpërthimi i pandemisë (shih grafikun).

Kjo humbje prej 1.8 miliardë eurosh është pothuajse sa gjysma e të ardhurave që u mblodhën në 2019-n (460 miliardë lekë, ose rreth 3.6 miliardë euro).

Sa është mbështetja e qeverisë në raport me humbjet, që do të pësojë ekonomia

Nëse ekonomia bie me 9%, vendi parashikohet të humbasë rreth 12.2% të Prodhimit të parashikuar në fillim të vitit.

Ndërkohë, sipas Fondit Monetar Ndërkombëtar, mbështetja totale për ekonominë, direkte dhe indirekte është në total 45 miliardë lekë (rreth 360 mln euro), ose 2.8% e prodhimit të brendshëm bruto (të pritshëm këtë vit), që konsiston në shpenzime buxhetore, garanci sovrane dhe shtyrje të taksave.

Pra nga 1.8 miliardë euro që parashikohen humbjet, qeveria përmes ndërhyrjeve të saj direkte apo indirekte pritet të kompensojë rreth 360 mln euro, ose rreth 20% të totalit të humbjeve.

Nga mbështjetja totale, ajo direkte është  0.86% e PBB-së, ndërsa përmes fondeve të garancisë është 1.5% e PBB-së.

Mbështetja direkte në total është 13.5 miliardë lekë:

-6.5 miliardë lekë për mbështetjen e bizneseve të vogla / të vetëpunësuarve që u detyruan të mbyllin aktivitetet për shkak të pandemisë COVID-19, duke u paguar atyre pagat minimale (deri në dy në rastin e bizneseve familjare me familjarë të papaguar), dyfishim të përfitimeve të papunësisë dhe formave të ndihmës sociale.

-Paketa e dytë e ndihmës përfshin fondin 7 miliardë lekë  për të paguar një transferim të njëhershëm prej 40,000 lekësh për punonjësit e bizneseve të vogla të prekura nga pandemia që nuk përfshihet në paketën e parë.

Krahas mbështetjeve direkte, instrumenti tjetër është përmes dy fondeve të garancisë.

11 miliardë lekë (0.6% e PBB-së) fondi i garancisë sovrane për kompanitë që nëpërmjet sistemit bankar të paguanin pagat për punonjësit e tyre deri në 3 muaj, me një normë interesi maksimumi 2.85%, për një maturim deri në 2 vjet. Interesat do paguhen nga shteti, sipas një vendimi të fundit të qeverisë. Deri tani është shfrytëzuar rreth 9% e këtij fondi, pasi bizneset po hezitojnë që të rrisin ngarkesën me borxh.

Një garanci sovrane prej 15 miliardë lekësh (0.9% e PBB-së) për të siguruar kredi për kapital qarkullues për sektorin e turizmit, si dhe kompani eksportuese, e cila akoma nuk ësht ëbërë funksionale.

Qeveria ka miratuar gjithashtu masa të shtyrjes së taksave, duke lejuar të gjitha kompanitë (përveç bankave, telekomunikacionit, ndërmarrjeve publike dhe kompanive në zinxhirin e furnizimit të mallrave thelbësorë) të shtyjnë pagesën e taksës së fitimit deri pas shtatorit. Turizmi, përpunimi aktiv dhe qendrat call center me qarkullim prej 14 milionë lekësh ose më pak, mund të shtyjnë pagesat e taksës së fitimit për vitin e ardhshëm. Në marrëveshje me bankat janë shtyrë dhe pagesat e kësteve të kredive për tre muaj dhe po diskutohet zgjatja e mëtejshme e afatit. / monitor.al



Ju sugjerojmë

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
Aktualitet

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

5 Korrik, 2026 9:21 pm
Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
Bota

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

5 Korrik, 2026 8:54 pm
Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
Aktualitet

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

5 Korrik, 2026 7:51 pm
Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
Aktualitet

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

5 Korrik, 2026 7:45 pm
Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje
Aktualitet

Zjarri në Fier, evakuohen 11 familje

5 Korrik, 2026 5:55 pm
Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik
Kryesore

Berisha reagon për protestën: Shqiptarët i organizuan Ramës funeralin e tij politik

5 Korrik, 2026 4:01 pm
Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët
Kronikë

Gjyqi/ Dy protestues mbeten në arrest shtëpie, lirohen 19 të tjerët

5 Korrik, 2026 3:10 pm
Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit
Aktualitet

Zjarr në një sipërfaqe me ullishte në Drizë të Fierit

5 Korrik, 2026 1:37 pm
Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur
Bota

Të shtëna me armë gjatë festimeve të 4 korrikut në Bruklin, tetë të plagosur

5 Korrik, 2026 1:11 pm
Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore
Kronikë

Gjyqi për qytetarët e arrestuar, protestuesi me epilepsi shfaq probleme shëndetësore

5 Korrik, 2026 12:07 pm
Para
“Vaksina nuk mjafton”, OBSH: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

"Vaksina nuk mjafton", OBSH: Koronavirusi mund të mos zhduket kurrë

Pushime vere pavarësisht COVID? Turqia po përgatitet për hapjen e turizmit

Pushime vere pavarësisht COVID? Turqia po përgatitet për hapjen e turizmit

Me precedentë të theksuar kriminal, kapet 33-vjeçari që ishte në kërkim

Me precedentë të theksuar kriminal, kapet 33-vjeçari që ishte në kërkim
















TE FUNDIT

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan

Shuhet vatra e zjarrit në Peshtan
5 Korrik, 2026

Shuhet edhe vatra e fundit e zjarrit ne Peshtan. Operacioni i shuarjes se flakëve që nisi ne mesditë është mbyllur...

Lexo më shumë

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord

Netanyahu mohon përçarjen me Trump: Jo gjithmonë biem dakord
5 Korrik, 2026

Benjamin Netanyahu ka hedhur poshtë zërat për një përçarje mes tij dhe Presidentit Donald Trump. “Nuk mendoj se ka ndonjë...

Lexo më shumë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë

Dita e 36-të, qytetarët protestojnë para Kryeministrisë
5 Korrik, 2026

Qytetarët janë mbledhur edhe sot para Kryeministrisë, në ditën e 36 të protestës. Ata kërkojnë dorëheqjen e qeverisë dhe qeveri...

Lexo më shumë

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive

Zjarret në vend/ Mbrojtja: 5 vatra ende aktive
5 Korrik, 2026

Nën koordinimin e Agjencisë Kombëtare të Mbrojtjes Civile, gjatë ditës së sotme u menaxhuan operacionet për përballimin e 16 vatrave...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}