Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rënia e koalicionit/Ja si e shohin Sokol Balla, Andi Bushati, Mero Baze

2016/07/17 at 10:13 PM
në Aktualitet, Komente, Te Fundit
Kohë leximi: 6 min
A A
Përfundon takimi “kokë më kokë” mes Metës dhe Ramës

Deklarata e sotme e Ilir Metës ka ndryshuar gjithë rrjedhën e politikës në vend. Pak ditë para 21 korrikut ditës kur pritet reforma në drejësi dhe vetëm një ditë para takimit të kërkuar nga Donald Lu mes Lulzim Bashës dhe Edi Ramës.


Ai përmendi për herë të parë krijimin e qeverisë teknike që do të çonte vendin drejt zgjedhjeve të parakohshme.

Analistë të njohur në vend kanë shkruar rreth kësaj situate të re politike ku ndodhemi. Mes tyre janë Sokol Balla, Mero Baze, Andi Bushati, etj.

Sokol Balla në analizën e tij shkruan se “Ilir Meta tashmë ka humbur besimin tek Edi Rama. Eshtë kjo pasojë e martesës së dytë të gabuar të të dyve në prill 2013. Edi Rama nuk i fiton dot zgjedhjet vetëm. Por edhe Ilir Meta nuk e çon dot Edi Ramën në shtëpi, sa kohë që si armë të vetme dhe të dështuar, ka bashkimin me PD. Sa herë ai të bashkohet me PD, po aq herë më i fortë bëhet Edi Rama brenda të majtës. Dhe të kapur në këtë marëdhënie komplekse gati gati vetëvrasëse, të dy përpëliten mes paranojës dhe pamundësisë së planeve për të shkatërruar njëri­tjetrin. Dhe meqë Rama ende nuk e ka fshikulluar publikisht partnerin e tij politik, le të analizojmë fshikullimin apo më mirë kërcënimin që i bëri të dielën atij, Ilir Meta”, shkuan Balla.

Më tej citojmë nga shkrimi I Ballës: “LSI beson se drafti i Fatmir Xhafës është qepur për të futur kundërshtarët politikë në burg dhe (këtu fillon paranoja dhe analiza intuitive dhe jo faktike e LSI) i pari në listë është Ilir Meta.

Basti që ai vendosi sot, është më i madhi i karrierës së tij. Eshtë bast ok kundër Ramës dhe PS, kundër draftit të reformës, kundër Donald Lu, por deri diku edhe bast më i madh sesa ai i Opozitës. I tunduar gjithmonë nga ideja të mos jetë thjesht më i fortë sesa dy të medhenjtë, por më i madh edhe se vetja e tij, duket se ai e hodhi hapin e parë në drejtimin e panjohur për të. Në këtë shteg të ngushtë dhe të thepisur, më përpara ka ecur vetëm një politikan: Sali Berisha. I cili me gjithë kostot e mëdha për vendin, ja ka dalë të shpëtojë gjithmonë duke ecur me Shillës dhe Karibdës, pasi Lëkura e Jasonit për të, kanë qënë 30 përqind e shqiptarëve, të cilët e kanë votuar edhe në errësirën e vitit 1997.

A thua Ilir Meta mendon se partia e tij është sot më e fortë sesa PD apo edhe sesa PS? Shpresoj që sondazhet t’i ketë të vërteta se përndryshe kjo po, që do ishte Paranojë!”, shkruan Sokol Balla.

Ndërkohë Andi Bushati në shkruan:

“Sot lideri i LSI-së nuk foli për shqiptarët. Ai foli vetëm për një njeri. Ai i ra pragut që të dëgjonte dera. Ai i tha Ramës se mund ta rrëzojë nga pushteti. Ai përmendi burgun duke nënkuptuar se kërcënimi është i vlefshëm për gjithkënd. Ai përmendi zgjedhjet duke e kërcënuar se nuk do ta linte t’i vidhte ato me banda.

Ilir Meta përdori sot gjithë armët e mundshme të shantazhit, sepse ai e di se ka përballë një njeri të shantazhueshëm. Se ka përballë partnerin me të cilin janë përgjuar reciprokisht, dinë aferat e gjithësecilit dhe mund ta shkatërrojnë pa droje njëri- tjetrin.

Me tonin me të cilin foli, Ilir Meta, tregoi edhe njëherë se Rama nuk është në gjendje të bëjë asgjë.

Se ai mund të jetë në anën e mirë të historisë, po aq sa mund të jetë një hajdut që ka frikë se e kallzon bashkëpunëtori i tij.

Se ai mund të ketë forcë të reformojë drejtësinë, po aq sa mund ta ketë atë një kandidat për të qenë subjekt i saj.     

E në këtë kuptim, kjo që po ndodh sot, është një pasojë direkte e koalicionit të 1 prillit. Një konseguencë e vendimit për të ardhur në pushtet me ndihmën e Metës dhe të “gjithë qelbësirave”.

Në ditën kur iu desh të vendoste për pushtetin e ri, lideri i PS me sa duket i shkoi për shtat vargjeve profetike të Dr Florit:

“Lëpinë aty ku folën, shkelën mbi parime/ Këtu ka vetëm pazare nuk ka më qëllime”.

Edi Rama i la “zëmërthyer” shuma nga idiotët e dobishëm që besuan tek rilindja e tij.

Ai vazhdoi të qeverisë njësoj si Berisha, duke mbajtur në tryezën ovale të kabinetit, gjysmat e ministrave që gjoja luftoi në opozitë.

Prandaj, ai sot nuk mund të bëjë asgjë. Prandaj ai nuk mund të reformojë dot vendin e aq më pak drejtësinë.

Prandaj, ai sot qëndron mbi fron i turpëruar. Madje i përdhosur, kur kujton se për të vazhduar të rrijë, i duhet të përkulet ndaj shantazheve të Metës. Të zvarritet pas atij që nuk e do këtë reformë. 

Një tjetër këndvështrim nga analisti Mero Baze. Ai shkruan se: Sot Meta bëri të ditur dy gjëra

E para që ai nuk voton reformën, po nuk e votoi Berisha, dhe e dyta, që ai nuk ka të ardhme politike me Partinë Socialiste.

Sa i përket çështjes së parë, Ilir Meta është në të drejtën e tij. Deri më sot pozicionimi ndaj reformës në drejtësi ka qenë i paqartë, pasi konsiderohej apriori që shumica kishte një qëndrim dhe opozita kishte një qëndrim.

Por qëndrimi zyrtar i Ilir Metës tregon se reforma ka krijuar një koalicion të ri politik. Në një anë është Sali Berisha me Ilir Metën, dhe në anën tjetër Partia Socialiste dhe SHBA me BE, që mbështesin propozimin e zonjës Nuland.

Ky pozicion i ri politik, e bën më të qartë betejën dhe më të zymtë të ardhmen e numrave pro reformës.

Për hir të së vërtetës, LSI e ka mbështetur qëndrimin e saj tek reforma, duke e kushtëzuar atë qysh në fillim me konsesusin e Berishës. Dhe Berisha po ashtu e ka mbështetur dhe i ka qendruar burrërisht paktit me Metën rreth reformës, duke mbrojtur qëndrimet e tij”.

Më tej citojmë nga shkrimi i Bazes: “Reforma në drejtësi është beteja thelbësore për politikën shqiptare, dhe është e natyrshme që ajo të prodhojë jo vetëm politikë, por dhe aleanca të reja politike.

LSI dhe Ilir Meta është në të drejtën e vet të bashkojë votat me kë të dojë në propozimet për reformën, por e rëndësishme është që palët u shprehën paraprakisht. Do të ishte më keq, sikur LSI të bënte sikur ishte formalisht me reformën e zonjës Nuland dhe të shkonte në votime kur të bindej se nuk ishin bërë 93 vota për ta miratuar.

Por kjo ka pak rëndësi tani. E rëndësishme është që tani ka dy palë në betejën për reformën në drejtësi, njëra palë që mbron projektin Nuland dhe tjetra projektin e Berishës.

Kjo aleancë e re politike që prodhoi reforma, duket se është konsoliduar dhe me terma më afatgjatë për pushtetin, duke prodhuar dhe skemën e qeverisë teknike dhe zgjedhjeve të ardhshme”.

Më tej Baze shkruan se “Fakti që reforma po shikohet si një rast i mirë për të rikonfiguruar koalicionin Berisha­ Meta, tregon se ajo tashmë ka prodhuar një koalicion të ri me të cilin socialistët duhet të përballen me dinjitet dhe pa asnjë hezitim. Pas dështimit të prishëm të 21 Korikut, Edi Rama duhet të kalojë në mocion besimi qeverinë e tij dhe të shkojë në zgjedhje të reja”.

 



Ju sugjerojmë

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
Aktualitet

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

18 Qershor, 2025 2:43 pm
Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
Bota

Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

18 Qershor, 2025 2:26 pm
Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
Aktualitet

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

18 Qershor, 2025 2:13 pm
Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
Kryesore

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

18 Qershor, 2025 2:02 pm
Sekuestrohen pasuri me vlerë 150 000 euro në Elbasan
Aktualitet

Elbasan/Shiti automjetet që mori me qira,arrestohet 40-vjeçari i dënuar për mashtrim

18 Qershor, 2025 1:47 pm
“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)
Aktualitet

“Rama ngriti dolli për çiftin”, detaje nga dasma “mbretërore” e Alex Soros! (Fotot)

18 Qershor, 2025 1:32 pm
Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi
Aktualitet

Vijon rinumërimi për Tiranën, si lëvizën shifrat për partitë në 13 kuti votimi

18 Qershor, 2025 1:27 pm
Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale
Aktualitet

Zjarr në kampin e romëve në Shkodër/ Raportohen dëme të shumta materiale

18 Qershor, 2025 1:22 pm
Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës
Aktualitet

Kontrolle për sigurinë detare në Durrës/Një Task-Forcë ka inspektuar plazhet e zonës

18 Qershor, 2025 1:14 pm
Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja
Aktualitet

Apeli i GJKKO shtyn seancën për Vangjush Dakon, zbulohet arsyeja

18 Qershor, 2025 1:10 pm
Para
A ekziston më koalicioni PS – LSI? Të hënën Ilir Meta në “Opinion”

A ekziston më koalicioni PS - LSI? Të hënën Ilir Meta në "Opinion"

Fotoja që flet sa mijëra fjalë!

Fotoja që flet sa mijëra fjalë!

Ja pasuria e gjyqtares së arratisur dhe bashkëshortit, zyrtar në Kuvend

Ja pasuria e gjyqtares së arratisur dhe bashkëshortit, zyrtar në Kuvend

Please login to join discussion















TE FUNDIT

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut

“I vë zjarrin banesës së një shtetaseje se djali i kishte para borxh”/Pranga të riut
18 Qershor, 2025

I vuri zjarrin banesës së një shtetaseje me pretendimin se djali i saj i kishte para borxh, arrestohet 27-vjeçarin në...

Lexo më shumë

Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn

Khamenei-Trump: Irani s’dorëzohet kurrë! Pasoja të rënda për SHBA nëse ndërhyn
18 Qershor, 2025

Irani nuk do të dorëzohet përballë kërkesave të Shteteve të Bashkuara dhe nuk do të pranojë një paqe të imponuar....

Lexo më shumë

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe

Të moshuarit: Pensioni i 13-të, ndihmesë e madhe
18 Qershor, 2025

Qeveria ka miratuar një plan të ri për reformimin e skemës së pensioneve në Dokumentin Politik për Moshimin, ku parashikohet...

Lexo më shumë

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve

Sëmundjet e zemrës, “vrasësi” i shqiptarëve
18 Qershor, 2025

Gjatë vitit 2024, në Shqipëri janë regjistruar 22.102 vdekje, duke u rritur me 816 vdekje në krahasim me vitin 2023,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com