Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

RENEA aksion në Elbasan, arrestohet Florenc Çapja dhe 2 gazetarë

2019/06/14 at 2:00 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
RENEA aksion në Elbasan, arrestohet Florenc Çapja dhe 2 gazetarë

Forcat speciale RENEA kanë ndërmarrë një aksion blic gjatë orëve të para në qytetin e Elbasanit.


Gjatë operacionit të koduar “KRASTA”, u shoqëruan dhjetëra persona, ndërsa, mësohet se në pranga kanë rënë Florenc Capja, dhe anëtarja e AMA-s, Suela Musta.

Ndër të arrestuarit e tjerë është edhe një tjetër gazetar por nuk bëhet ende i ditur emri.

Florenc Capja është arrestuar me vendim gjykate dhe akuzohet për vrasje dhe pengmarrje. Ndërsa ish gazetarja Suela Musta akuzohet për korrupsion pasi dyshohet se ka ndikuar në dhënien e licencës kabllore fisit Çapja në Elbasan.

Forcat e Reneas kanë kryer kontrolle në zona të ndryshme të qyteti, përfshi dhe zonën përreth kompleksit ‘Univers’, në pronësi të familjes Capja. Kjo e fundit është përfshirë në disa raste të përplasjeve me armë në qytetin e Elbasanit. Nga informacionet bëhet e ditur që është shoqëruar nga policia dhe Ardian Capja.

Në kërkim janë; E.Ç. që është nusja e Ardjan Çapjas dhe E.B. pasi nga kontrolli i banesave të tyre u gjet lëndë narkotike dhe armë të ftohta. Njërit prej të arrestuarve me inicialet H.Gj gjatë kontrollit i janë gjetur dy armë zjarri në banesë.

Njoftimi i policisë:

Finalizohet operacioni policor “KRASTA” Zbardhen dhe dokumentohen me prova ligjore tre ngjarje kriminale të ndodhura më parë. Goditet edhe një rast korrupsioni i kryer nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat Sekuestrohen një sërë sendesh të kundraligjshme Më datë 14.06.2019, në kuadër të operacionit “FORCA E LIGJIT”, nga Njësia Hetimore pranë Task Forcë Speciale Qëndrore, në Departamentin e Policisë Kriminale, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit, Drejtoria Vendore e Policisë Elbasan, pas një hetimi një vjecar, në bashkëpunim më Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, forcat speciale RENEA, FNSH, sot në orët e para të mëngjesit kanë zhvilluar operaciopnin policor të koduar “KRASTA”, për të bërë të mundur ekzekutimin e vendimeve të

Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan të masave të sigurimit personal “Arrest me Burg” dhe kontrollin e banesave e ambienteve për llogari të hetimeve të procedimeve penale të rifilluara si më poshtë vijon : 1. Proçedimit Penal nr 40 të vitit 2006, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim mbetur tentativë”, “Mbajtjes pa leje armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 78-22, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për tentativën e vrasjes së shtetasit F.M, ngjarje e ndodhur më datë 30.01.2006 në Elbasan. 2. Procedimit penal nr 1121/2012, i rregjistruar për veprat penale të “Vrasjes në rrethena cilësuese e kryer në bashkëpunim”, “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municionit luftarak” parashikuar nga nenet 79/dh-25, 278/2 të Kodit Penal, që bën fjalë për vrasjen e shtetasit G.B (alias A.M) dhe të babait të tij shtetasit N.B, ngjarje e ndodhur më datë 15.08.2012, në lagjen “Çlirimi” Elbasan. 3. Proçedimi Penal nr 627-2013, i rregjistruar për veprat penale të “Heqjes së paligjshme të lirisë”, “Plagosjes më dashje”, “Mbajtje pa leje te armëve dhe municioneve luftarake” parashikuar nga nenet 88, 110/2, 278/2 të Kodit Penal, ngjarje e ndodhur në datë 19.04.2013 në qytetin e Elbasanit. Si rezultat i hetimeve intensive për këto ngjarje të kryera nga kjo njësi në bashkëpunim me Prokurorinë e Rrethit Gjyqësor Elbasan, është bërë e mundur që të tre këto ngjarje të zbulohen dhe të dokumentohen me prova ligjore, dhe konkretisht : Për Proçedimin Penal nr. 40 viti 2006 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autor i kësaj ngjarje është shtetasi : 1. F.Ç, 38 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan lagjia “Emin Matraxhiu”. Për këtë shtetas u bë ekzekutimi i vendimit të Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan, me vendimin nr. 477 datë 11.06.2019, per të cilin ishte caktuar masa e sigurimit “Arrest me burg” i dyshuar për veprat penale të “Vrasjes me paramendim të mbetur tentativë” dhe “Mbajtjes pa leje të armëve dhe municioneve luftarake”. Për Proçedimin Penal nr. 627 viti 2013 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se, autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit : 1. M.L (alias S.Ç), 31 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia 5 Maji”, aktualisht person i shpallur në kërkim për një tjetër vepër penale. 2. E.Ç, 30 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, aktualisht i ndaluar për një vepër tjetër penale dhe vendimi ndaj këtij shtetasi u ekzekutua në ambientet e IEVP Elbasan. Për Proçedimin Penal nr. 1121 viti 2012 nga hetimet e zhvillura ka rezultuar se autorë të kësaj ngjarje janë shtetasit: 2. E.B, 38 vjeç, lindur në Kavajë dhe banues në Elbasan,

“Lagjia Shënkoll”, i cili është shpallur në kërkim. 3. E.C, 28 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan “Lagjia Çlirimi” i cili është shpallur në kërkim. Në kuadër të hetimeve të kryera mbi Proçedimin Penal nr 627 viti 2017, është bërë e mundur të dokumentohet aktiviteti jashtëligjshëm në lidhje me disa veprime korruptive, të kryera nga punonjës shtetërorë të Autoritetit të Mediave Audiovizive dhe të sektorit privat. Si rezultat i hetimeve u arrit që përmes provave ligjore të dokumentohej aktivitetit korrruptiv i shtetasve të mëposhtëm, si dhe u ekzekutuan vendimet e Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Elbasan për të cilët është caktuar masa e sigurisë “Arrest me Burg” për veprat penale :

“Korrupsioni aktiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, “Korrupsioni aktiv i funksionarëve të lartë shtetërorë ose të zgjedhurve vendorë” dhe “Shkelja e të drejtave të pronësisë industriale” parashikuar nga nenet 244, 245/1,2, dhe 149/a, 1. B.K, 39 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, 2. A.B, 61 vjeç, lindur e banues në Elbasan. 3. A.N, 67 vjeç, lindur Sarandë dhe banues në Tiranë. 4. S.M, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 5. I.H, 51 vjeç, lindur dhe banues në Tiranë. 6. A.D, 34 vjeç, lindur dhe banues në Elbasan, 7. Sh.S, 38 vjeç, lindur dhe banues në Labinot Mal-Elbasan, i cili u shpall në kërkim 8. E.T, 40 vjeç, lindur dhe banues në Tropojë, Në vijimi të ekzekutimeve të vendimeve për kontrollet e banesave dhe ambienteve, janë gjetur e sekuestruar në cilësinë e provës materiale sendet si më poshtë: Revolver “Nagant” me mulli , me gjashtë fishekë, kalibër 9 mm. Pistoletë gjysëm automatike e markës “Zoraki”, me gjashtë fishekë, kalibri 7.65 mm Nje krëhër pistolete TT, me katër fishekë, model 54.

26 copë fishekë, model 54. 4 jelekë antiplumb Një shkop metalik nga ata me hapje me stampo police USING Një portofol lëkure me stampe policia e shtetit. 7 palë targa automjtesh, shqiptare dhe të huaja. 4 radio marrëse dhe dhënëse Një peshore elektronike 735 gr lëndë narkotike e dyshuar mariuanë, e paketuar në atë formë e përgatitur për tu tregtuar. telefona celular ( smartfona dhe të thjeshtë), dhe një prej tyre satelitor.

Gjithashtu nga kontrollet e banesave si rezultat i sendeve të paligjshme të gjetura në banesa është bërë dhe arrestrimi në flagrancë i shtetasve: H.Gj (S), 40 vjeç, për veprat penale “Mbajtje pa leje dhe prodhimi i armëve, lëndëve shpërthyese dhe i municionit”, “Prodhimi, mbajtja dhe shitja pa leje e armëve të ftohta”, dhe “Mbajtja pa të drejte e uniformës”, vepra të parashikuara nga nenet, 278, 279 dhe 247 të Kodit Penal. Si dhe ështe shpallur në kërkim shtetasi Q.H, 25 vjeç, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e Narkotikëve” vepër e parashikuar nga neni 283 i Kodit Penal. Në përfundim ju bëjmë me dije se vijojnë hetimet intensive në lidhje me një numër ngjarjesh të vjetra të ndodhura në Qarkun e Elbasanit dhe Tiranës, duke bashkëpunuar me autoritet e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Elbasan. /Opinion.al

Etiketa: elbasanflorenc capjarenea


Ju sugjerojmë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

26 Korrik, 2026 5:36 pm
Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
Aktualitet

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

26 Korrik, 2026 5:11 pm
Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
Kryesore

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

26 Korrik, 2026 5:06 pm
Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
Aktualitet

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

24 Korrik, 2026 7:49 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

I jep fund jetës brenda makinës 35-vjeçari që vrau ish-vjehrrin në Roskovec

24 Korrik, 2026 5:11 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Aktualitet

Vrasja në Roskovec, drejtori i policisë Fier: Autori nuk pranon të dorëzohet

24 Korrik, 2026 4:34 pm
Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard
Aktualitet

Protesta/Rama ja adreson shkakun administratës publike: E derdhi pikën në bulevard

24 Korrik, 2026 1:06 pm
Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
Kronikë

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier

24 Korrik, 2026 12:15 pm
Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë
Aktualitet

Kuvvendi/Mazhoranca voton mes tensioneve, Bardhi tenton të lagë Ramën me ujë

23 Korrik, 2026 4:11 pm
Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve
Te Fundit

Protesta, 10 të shoqëruar. Protestuesit vendosin qeset e mbeturinave para policëve

23 Korrik, 2026 4:04 pm
Para
Letra e fundit që “Salome” la për të bijën

Letra e fundit që "Salome" la për të bijën

Grabitja e Rinasit/ Gjykata rrëzon kërkesën për ballafaqim të arrestuarve

Grabitja e Rinasit/ Gjykata rrëzon kërkesën për ballafaqim të arrestuarve

613 kg kokainë/Dështon seanca, avokati: Do ketë surpriza për pronarin real

613 kg kokainë/Dështon seanca, avokati: Do ketë surpriza për pronarin real
















TE FUNDIT

Ish- i fejuari i vrau prindërit, çfarë deklaroi në polici 24-vjeçarja nga Rsokoveci

Vrau ish-vjehrrin dhe i rrëmbeu të bijën, detaje nga ngjarja në Fier
26 Korrik, 2026

24-vjeçarja Rozalinda Plaka, e cila u mbajt peng për disa orë nga ish-partneri i saj, Refit Buzi ka dëshmuar në...

Lexo më shumë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë

Zjarr i madh në Pyllin e Sodës në Vlorë
26 Korrik, 2026

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë pasditen e sotme Pyllin e Sodës në Vlorë, duke krijuar një re...

Lexo më shumë

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat

Protestuesit refuzuan “Besën”, Rama: Ftesa ishte për flamingot, jo për sorrat
26 Korrik, 2026

Dy ditë pas reflektimeve nga protesta e flamingove dhe prezantimit të projektit të quajtur Besa, me të cilin kërkoi dialog...

Lexo më shumë

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec

Ndërron jetë gruaja e plagosur nga ish-dhëndri në Roskovec
24 Korrik, 2026

Pas disa orësh në sallën e operacionit, 55-vjeçarja Bejlere Plaka nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve të marra dhe ka...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}