Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rektori i Mjekësisë jep alarmin: Po ikin mjekët, s’ka aplikime as për specializim

2016/12/21 at 1:06 PM
në Aktualitet, Sociale, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rektori i Mjekësisë jep alarmin: Po ikin mjekët, s’ka aplikime as për specializim

Rektori i Universitetit të Mjekësisë Tiranë ngre shqetësimin se mjekët po braktisin vendin. “Çdo ditë firmos letra për mjekët që bëjnë kërkesë për të ikur jashtë vendit”, – tregon rektori i Universitetit të Mjekësisë, Arben Gjata për “Gazeta Shqiptare”, duke theksuar se situata do vijë duke u rënduar, pasi vendi do të mbetet pa mjekë të specializuar.

Po ashtu, rektori i UMT-së, Gjata tregon se drejtuesit e UMT-së dhe dekanët kishin frikë se edhe për specializimet afatgjata në mjekësi nuk do të kishte kandidatë mjaftueshëm për të plotësuar 186 kuotat e miratuara.

“Aq shumë kërkesa mjekësh për t’u larguar kemi, sa në një moment patëm frikë se nuk do kemi mjaftueshëm kandidatë për të plotësuar kuotat e specializimeve”, – thekson Gjata.

Këtë vit, për herë të parë numri i kandidatëve që kanë aplikuar për specializimet në mjekësi është 350, ndërsa vitin e shkuar ishte rreth 900 kandidatë.

Z. Gjata, sa mjekë kanë aplikuar për të hyrë në garën për specializimet afatgjata në mjekësi dhe kur do dalë lista e kandidatëve?

Këtë vit numri i aplikantëve është rreth 350 kandidatë për 186 kuota që janë miratuar. Pra i bie që gjysma e kandidatëve të shpallet fitues, pasi raporti i bie gati 1 me 2. Sa i përket listës së kandidatëve, ajo pritet të dalë të martën në mbrëmje, pasi po bëhet një verifikim i mesatareve të kandidatëve, sidomos ata që vijnë nga universitetet private, pasi nuk i kemi të dhënat e sakta, ose do të publikohet në 21 dhjetor, pra të mërkurën.

Në krahasim me vitin e shkuar, numri i kandidatëve është shumë i vogël; si është e mundur?

Është numër relativisht i vogël, por, të them të drejtën, ne kishim frikë se mos kishim më pak kandidatë sesa kuota kishim shpallur, pasi mjekët po e braktisin Shqipërinë. Si rektor i UMT-së, çdo ditë firmos letrat e mjekëve që bëjnë kërkesë për të ikur në vendet e BE-së, kryesisht në Gjermani. Prej një jave këtë gjë ia kam deleguar zv.rektorit, pasi kërkesat për të ikur po vijnë në rritje. Kjo gjë duhet parë me përparësi nga politikëbërësit, Ministria e Shëndetësisë, pasi situata do të vijë duke u rënduar, sepse do mbetet vendi pa mjekë të specializuar.

A keni statistika ju si universitet se sa mjekë po largohen nga vendi?

Mund të them se është situatë alarmante, pasi po na ikin më shumë mjekë sesa prodhojmë. Pra na ikin 200 mjekë të rinj, në një kohë që ne po kaq mjekë diplomojmë në Fakultetin e Mjekësisë. Nga të dhënat rezulton se në dy vitet e fundit kanë ikur 400 mjekë, për të mos llogaritur infermierët, që edhe ata kanë një numër shumë të lartë.

Përse po ndodh ky fenomen, profesor Gjata?

E si të mos ndodhë?! Ne mjekët i shajmë, i kërcënojmë, i rrahim! U themi ‘hajdutë’, i paguajmë keq, me 40-50 mijë lekë. Punojnë në kushte të vështira dhe nën presion. Këto janë arsyet përse mjekët e rinj kanë zgjedhur të braktisin vendin, dhe e kanë shumë të lehtë të ikin, pasi dhe procedurat Gjermania i ka lehtësuar për mjekët dhe infermierët shqiptarë; ata mjafton të dinë gjuhën dhe andej japin vetëm një provim për licencim. Në shumë spitale gjermane mungojnë mjekët dhe personeli mjekësor, ndaj specialistët nga jashtë janë gjithmonë të mirëseardhur. Falë ligjit të ri gjerman për njohjen e kualifikimeve të fituara jashtë shtetit, që hyri në fuqi më 1 prill 2012, marrja e lejes për të punuar si mjek në Gjermani nuk lidhet më me shtetësinë e mjekut. Mjekët që shkojnë, mjafton të kenë nivelin e gjuhës B1, apo B2, dhe gjejnë punë menjëherë. Këtë gjë ma konfirmoi edhe ambasadorja gjermane në Tiranë, në një takim që kisha javën e shkuar me të, ku më tha që drejtuesit e landeve në Gjermani janë shumë të kënaqur nga mjekët shqiptarë, pasi janë të dedikuar në punë.

Ju sugjerojmë

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
Kryesore

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 10:49 pm
Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
Bota

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

7 Qershor, 2025 10:38 pm
Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
Kryesore

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

7 Qershor, 2025 10:17 pm
Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:43 pm
Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi
Kryesore

Tenton Mitaj drejt portës serbe,2 kartona…/Minutat e para të ndeshjes Shqipëri-Serbi

7 Qershor, 2025 9:13 pm
Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, starton dueli i zjarrtë në “Air Albania”

7 Qershor, 2025 8:49 pm
“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid
Kryesore

“Shqipëri-Serbi”, Fevziu: Ata kanë lojtarë më të mirë, por ne jemi një ekip solid

7 Qershor, 2025 8:34 pm
Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë
Kryesore

Formacioni ndaj Serbisë, Bulku: Zgjedhjet i bën trajneri,të gjithë janë të barabartë

7 Qershor, 2025 8:21 pm
Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”
Kryesore

Shqipëri-Serbi, kuqezinjtë mbërrijnë në stadiumin “Air Albania”

7 Qershor, 2025 7:42 pm
Sfida Shqipëri-Serbi/ Policia e Shtetit, plan të posaçëm masash. Rrugët që bllokohen
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Silvinjo i shtang të gjithë/ Publikohen formacionet zyrtare

7 Qershor, 2025 7:23 pm
Para
Foto/ Ja si duket tuneli nënujor që lidh Evropën me Azinë

Foto/ Ja si duket tuneli nënujor që lidh Evropën me Azinë

Vdekja e gruas, mjeku: Nuk duhej të isha unë në tavolinën e të akuzuarit!

Vdekja e gruas së Alban Hoxhës, mjekët shpallen fajtor, por dënohen me gjobë

Foto/ Ja si dukej Anxhelina Hadërgjonaj para operacioneve plastike

Foto-lajm/ Anxhelina Hadërgjonaj “tradhtohet” nga Instagram... detaji njerëzor në fytyrën e saj

TE FUNDIT

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”

Mbyllet pa gola ndeshja Shqipëri-Serbi në “Air Albania”
7 Qershor, 2025

Ka përfunduar ndeshja Shqipëri-Serbi, e cila u luajt ditën e sotme në stadiumin “Air Albania”. Shqipëria barazoi pa gola ndaj...

Lexo më shumë

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit

Përplasi me makinë turmën në Gjermani, lëndohen gruaja dhe vajza e autorit
7 Qershor, 2025

Një 48-vjeçar në Gjermani ka përplasur me automjet një turmë njerëzish, ku mbetën të lënduar gruaja dhe vajza e tij....

Lexo më shumë

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes

Sende nga tribuna për të disatën herë, gjyqtari paralajmëron pezullimin e ndeshjes
7 Qershor, 2025

Është tensionuar sërish situata në fushë, në këtë pjesë të dytë të ndeshjes Shqipëri-Serbi. Teksa dy skuadrat po përballen në...

Lexo më shumë

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi

Hysaj fiton penallti,Manaj nuk shënon/Mbyllet pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi
7 Qershor, 2025

Është mbyllur pjesa e parë e ndeshjes Shqipëri-Serbi, e cila po luhet në stadiumin “Air Albania”. Minutat e pjesës së...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com