Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rektori e shkarkoi, pedagogia: Ka bërë shkelje administrative dhe penale

2020/05/06 at 7:13 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rektori e shkarkoi, pedagogia: Ka bërë shkelje administrative dhe penale

Rektori i Univeristetit të Tiranës, Mynyr Koni firmosi sot vendimin për shkarkimin nga detyra të pedagoges Majlinda Keta e cila ishte gjithashtu kryetare e  Komisionit Institucional të Zgjedhjeve në Universitetin e Tiranës.

Në një reagim të sajin pedagogia sqaron se vendimi i rektorit të UT është i pavlefshëm dhe nuk sjell asnjë pasojë juridike.

“Rektori i UT nuk mund të shkarkojë një institucion duke shkarkuar anëtarët e tij që nuk varen, por në të kundërt është i pavarur dhe që ka detyrimin ligjor për të zhvilluar zgjedhjet në UT si institucion.

Sipas ligjit për Arsimin e Lartë neni 68, pika 2 zgjidhja e menjëhershme e kontratës së punës nuk është kompetencë ekskluzive e Rektorit, por është kopetencë e Senatit Akademik i cili nëpërmjet kërkesës së Drejtuesit të njësisë bazë, ngre një komision Ad hoc, dhe vetëm atëherë kur ky komision propozon shkarkimin e personelit, Rektori zgjidh marrëdhënien e punës me UT”, shkruan Keta në reagimin e saj.

Sipas pedagoges ky akt i rektorit Koni ka cënuar imazhin por edhe sistemin demokratik të Arsimit të Lartë në Shqipëri.

“Me këtë akt të paprecedent të një Rektori të një IAL Publike, por jo të tillë për Zotin Koni, ai i ka bërë një dëm të rëndë Arsimit të Lartë dhe imazhit të tij dhe ky veprim i tij, përveçse është i dënueshëm administrativisht, përbën në mënyrë flagrante shpërdorim detyre të funksionarit publik, me pasoja të rënda për institucionin dhe ne personalisht, të parashikuar nga neni 248 të Kodit Penal, si dhe ka kryer vepër penale që prekin zgjedhjet e lira në një sistem demokratik, duke kanosur me ndërprerjen e marrëdhënieve të punës si anëtar i Komisionit të autorizuar nga ligji per zgjedhjet në UT, parashikuar nga neni 325 të Kodit Penal”, përfundon ajo duke paralajmëruar kështu veprime ligjore nga ana e saj.

Rektori Mynyr Koni kishte argumentuar në vendimin për shkarkimin e Ketës se ajo kishte shkelur një sërë urdhash të Ministrisë së Arsimit lidhur me situatës COVID dhe kishte firmosur nisjen e procesit të zgjedhjeve në për rektorin dhe senatin në Univeristetin e Tiranës në kundërshtim me ligjin sipas tij. /Opinion.al

Etiketa: majlinda ketamynyr koniUniversiteti i Tiranes

Ju sugjerojmë

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
Bota

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

28 Dhjetor, 2025 5:52 pm
Plagoset një person në Vaun e Dejës,
Kronikë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

28 Dhjetor, 2025 5:48 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

28 Dhjetor, 2025 5:42 pm
New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
Bota

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

28 Dhjetor, 2025 4:52 pm
Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot
InstaBIZ

Gruaja më e bukur e shekullit XX, shuhet ikona franceze e kinemasë Brigitte Bardot

28 Dhjetor, 2025 3:49 pm
Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore
Bota

Bota po përballet me një mungesë të fuqisë punëtore

28 Dhjetor, 2025 3:09 pm
Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona
Bota

Stuhi dëbore në Suedi, humbin jetën dy persona

28 Dhjetor, 2025 2:42 pm
Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit
Sport

Vlerësohet me notën 5, Asllani më i dobti në humbjen e Torinos përballë Cagliarit

28 Dhjetor, 2025 2:19 pm
Njihuni me arritjen shkencore të vitit
Life Style

Njihuni me arritjen shkencore të vitit

28 Dhjetor, 2025 2:12 pm
Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri
Rajoni

Zgjedhjet e Kosovës, inteligjenca serbe paralajmëron serbët në veri

28 Dhjetor, 2025 1:58 pm
Para
Zgjedhorja/Pranohet kërkesa e opozitës, Gjiknuri: Ta mbyllim brenda majit

Zgjedhorja/Pranohet kërkesa e opozitës, Gjiknuri: Ta mbyllim brenda majit

Amnistia Fiskale/ Tabaku: Lavatriçe për të pastruar paratë e krimit

Raporti i Freedom House/Tabaku i përgjigjet Ramës:Jemi aq mirë sa Moldavia

Koni letër Shahinit: Shtyni zgjedhjet, përjashtohen 15 mijë studentë

Koni letër Shahinit: Shtyni zgjedhjet, përjashtohen 15 mijë studentë

TE FUNDIT

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron

Provokimet ruse, Polonia investon mbi 2 miliardë euro në sistemin anti-dron
28 Dhjetor, 2025

Polonia do të investojë mbi dy milionë euro për ndërtimin e një sistemi të ri anti-dron përgjatë kufirit të saj...

Lexo më shumë

Aksident në Elbasan/ Humb jetën një person, arrestohet drejtuesi i mjetit

Plagoset një person në Vaun e Dejës,
28 Dhjetor, 2025

Një 31-vjeçar në Elbasan ka rënë në prangat e Policisë për “shkelje të rregullave të qarkullimit rrugor”, me pasojë vdekjen....

Lexo më shumë

Orët e fundit të zgjedhjeve në Kosovë, Kurti thirrje qytetarëve: Dilni dhe votoni

Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
28 Dhjetor, 2025

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti i ka bërë thirrje qytetarëve që të dalin dhe të votojnë, dhe mos...

Lexo më shumë

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime

New York goditet nga stuhia dimërore ‘Devin’, anulohen mbi 1500 fluturime
28 Dhjetor, 2025

New York-u është përfshirë nga stuhia e fuqishme dimërore “Devin”, me reshjet më të mëdha të dëborës që regjistrohen në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com