Kryesore

Rekord të shtruarish në spitalet COVID, 19 pacientë në terapi intensive


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 16:38 - 08/09/20 |
el ida

Numri i pacientëve të shtruar në spitale nga Covid 19, ka arritur në 199 persona, rekord ky që prej fillimit të pandemisë.

Ministria e Shëndetësisë, , njofton se 19 prej tyre ndodhen në terapi intensive ndërsa 5 pacientë janë të intubuar, në gjendje kritike për jetën.

Duke u trajtuar sipas protokolleve të posaçme në spitalin “Shefqet Ndroqi” janë edhe pacientë me simptoma të koronavirusit, por që kanë rezultuar negative me anë të tamponit.

Ndërkohë  gjatë 24 orëve të fundit, 53 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin. /Opinion.al

 

Pas