77 mijë raste të reja me koronavirus janë konfirmuar në 24 orët e fundit në SHBA, duke regjistruar rekordin më negativ që nga fillimi i pandemisë. Ndërkohë, janë konfirmuar dhe 969 viktima, çka përbën numrin më të lartë që prej 10 qershorit.
Më të goditurit janë Teksasi dhe Arizona, ku nuk ka më vende në morg për trupat e viktimave. Vendi gjendet në situatën ku palët janë të ndara në lidhje me përballimin e pandemisë dhe faktit nëse duhet të rifillojë procesi mësimor në gusht apo jo.
Shefi për parandalimin e sëmundjeve infektive paralajmëroi pak ditë më parë se shumë shpejt do të regjistrohen edhe 100 mijë raste të reja në ditë./ Opinion.al