Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekord aplikimesh në Grant 2024, Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

2024/04/01 at 7:06 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rekord aplikimesh në Grant 2024,  Ibrahimaj: 539 kërkesa për financim u paraqitën nga startup-et

Aplikimet në skemën Grant 2024 arrijnë në shifra rekord, duke regjistruar plot 539 kërkesa për financim të paraqitura jo vetëm nga sipërmarrësit e rinj, por edhe nga individë që kanë një ide inovatore për të bërë biznes në vendin tonë.

Lidhur me numrin e lartë të aplikimeve, Ministrja e Shtetit për Sipërmarrjen dhe Klimën e Biznesit, Delina Ibrahimaj thotë se kjo tregon besimin e fortë që sipërmarrësit e rinj kanë në potencialin e skemës së paraqitur nga qeveria shqiptare për financimin dhe zhvillimin e startup-eve të tyre. Ditën e nesërme pritet të nisë edhe procesi i vlerësimit sipas fazave të përcaktuara.

“Shpreh mirënjohjen për të gjithë 539 aplikantët që kanë treguar besim ndaj skemës GRANT 2024 të financuar nga qeveria Shqiptare. Përkushtimi juaj i palëkundur ndaj përparimit të sipërmarrjes është vërtet i lavdërueshëm

Faza tjetër e rëndësishme përfshin procesin e vlerësimit. Ky proces është krijuar për të vlerësuar meritën, qëndrueshmërinë dhe ndikimin e mundshëm të secilit projekt. Qëllimi ynë nuk është vetëm të shpërblejmë pjesëmarrjen, por të nxisim një ekosistem ku idetë dhe startup-et transformuese mund të rriten dhe të bëjnë një ndryshim të qëndrueshëm.

Fondi prej 300 milionë lekësh i akorduar nga qeveria për thirrjen e këtij viti, do të ndihmojë në mbështetjen e individëve dhe startup-eve në sektorë të ndryshëm, duke u fokusuar në fushat prioritare të përcaktuara në Strategjinë e Specializimit Inteligjent të Shqipërisë (S3), siç janë: ICT, Prodhim, Energji, BPO, Agrobiznes, dhe Turizëm.

Ky fond paraqet një mundësi të jashtëzakonshme për të mbështetur biznese të reja inovative në fazën e tyre fillestare, deri në atë të rritjes dhe ndërkombëtarizimit. Thirrja mbështet startup-et në tre faza, duke ofruar financim për ide inovative deri në 1.5 milionë lekë, zhvillimin e biznesit në një fazë të dytë deri në 4.5 milionë lekë, si dhe në rritjen dhe ndërkombëtarizimin e sipërmarrjeve ekzistuese, të cilat do të financohen deri në 9 milionë lekë.

Ju sugjerojmë

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
Rajoni

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

15 Korrik, 2025 10:43 pm
Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
Bota

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

15 Korrik, 2025 10:18 pm
BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
Bota

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

15 Korrik, 2025 9:55 pm
Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
Bota

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

15 Korrik, 2025 9:25 pm
AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve
Aktualitet

AMA tryezë për kushtet e punës së gazetarëve

15 Korrik, 2025 8:53 pm
Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida
Bota

Dhuna në Siri, trupat qeveritare hyjnë në Suweida

15 Korrik, 2025 8:30 pm
Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara
Bota

Ukrainasit nuk u besojnë premtimeve të Putinit për investime në tokat e pushtuara

15 Korrik, 2025 8:11 pm
Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë
Bota

Sulmet izraelite vrasin 93 palestinezë në Gazë, përfshirë gra dhe fëmijë

15 Korrik, 2025 7:42 pm
Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive
Politikë

Nisma e re e qeverisë, asistencë falas për “e-Albania” pranë bashkive

15 Korrik, 2025 7:23 pm
Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…
Bota

Rutte: Sanksione të ashpra ndaj Kinës, Indisë dhe Brazilit nëse vazhdojnë…

15 Korrik, 2025 7:06 pm
Para
Irani paralajmëroi Moskën për sulmet terroriste

Irani paralajmëroi Moskën për sulmet terroriste

U mposht nga Chris Kongo, reagon Florian Marku: Do rikthehem më i fortë

U mposht nga Chris Kongo, reagon Florian Marku: Do rikthehem më i fortë

Studimi: Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës

Studimi: Kanabisi mund të shkatërrojë qelizat e kancerit të lëkurës

TE FUNDIT

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!

Qeveria e Kosovës kundërshton vendimin e Gjykatës Supreme: I njëanshëm!
15 Korrik, 2025

Qeveria në detyrë e Kosovës tha të martën se ndihet e “shqetësuar” dhe se e kundërshton aktgjykimin e Gjykatës Supreme...

Lexo më shumë

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare

Trump: SHBA dhe BE po bëjnë progres në marrëveshjen tregtare
15 Korrik, 2025

Presidenti i SHBA-së Donald Trump tha sot se bisedimet me Bashkimin Evropian për një marrëveshje tregtare po bëjnë progres –...

Lexo më shumë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë

BE dështon të fitojë mbështetjen e Sllovakisë për sanksionet e reja kundër Rusisë
15 Korrik, 2025

Bashkimi Evropian ka dështuar ta miratojë një paketë të re sanksionesh kundër Rusisë të martën, pasi Sllovakia kërkoi më shumë...

Lexo më shumë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë

Kërcënimet e Trump me tarifa, Kina premton rritjen e mbështetjes për Rusinë
15 Korrik, 2025

Kina thuhet se është zotuar të rrisë mbështetjen e saj për Rusinë, pasi Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump kërcënoi të...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com