Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rekomandimi i KE-së/ Basha: Disa vende të BE-së janë skeptike për Shqipërinë

2018/04/17 at 9:49 PM
në Kryesore, Politikë
Kohë leximi: 2 min
A A
Basha live nga Berlini: Bindim skeptikët për hapjen e negociatave

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha është shprehur se rekomandimi i KE-së për hapjen e negociatave me Shqipërinë, tregon vullnetin politik të Bashkimit Europian në mbështetje të aspiratës së shqiptarëve.


Ai thekson se disa vende të rëndësishme të BE-së, janë skeptikë për Shqipërinë.

Sipas tij, një nga këto vende është Gjermania, duke shtuar se qeveria e Kancelares Merkel kërkon arritje në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.

Ndërkohë, Lulzim Basha është takuar ditën e sotme me deputetët e grupit më të madh parlamenta në Bundestagun gjerman CDU/CSU, duke lobuar që në Qershor vendet e Këshillit Europian të votojnë për hapjen e negociatave, sikurse thotë edhe kryedemokrati.

“Rekomandimi i Komisionit Europian për çeljen e negociatave me Shqipërinë është një vendim i rëndësishëm që i paraprin takimit të Këshillit Europian në 28-29 qershor 2018, kur vendet anëtare do të vendosin për hapjen e negociatave me Shqipërinë. Para së gjithash, ai është shprehje e vullnetit politik të BE-së për të mbështetur aspiratën europiane të Shqipërisë. Por sot nuk është momenti për të festuar, por për të punuar. Disa nga vendet kryesore europiane janë skeptikë për Shqipërinë, dhe kërkojnë arritje dhe prova të vërteta, veçanërisht në shtetin e së drejtës, luftën kundër krimit dhe korrupsionit.

Një nga këto vende është Gjermania, parlamenti i së cilës është ende i pavendosur për qëndrimin ndaj Shqipërisë. Sot kam zhvilluar takime të shumta me parlamentarë dhe funksionarë të qeverisë gjermane, në të cilat kam argumentuar pro hapjes së negociatave si një hap i rëndësishëm në vetvete për të forcuar demokracinë, shtetin ligjor dhe luftën kundër krimit dhe korrupsionit. Zhvillova seancë dëgjimore me deputetët e grupit më të madh parlamentar gjerman CDU/CSU, dhe me anëtarët të Komisionit për Çështjet Europiane dhe të Politikës së Jashtme.

Pata takime të vecanta me Johann Ëadephul, Nënkryetar i Grupit Parlamentar CDU/CSU dhe Kryetar i Grupit të Punës për Ballkanin, me Gunther Krichbaum, Kryetarin e Komisionit për Çështje Europiane; me Raporterin e CDU/CSU për Shqipërinë Thorsten Frei, me Këshilltarin e Grupit CDU/CSU për punët e Jashtme dhe sigurinë Joachim Falenski. Takime të rëndësishme zhvillova edhe me përfaqësues të lartë të qeverisë dhe në kancelarinë gjermane ku u prita nga Këshilltari i Kancelares Merkel për Politikën e Jashtme dhe Sigurinë Dr. Jan Hecker.

Shpresoj që këto takime të kenë kontribuar sadopak që qeveria gjermane dhe Bundestagu të mbështesë dhe votojë pro hapjes së negociatave, duke i hapur rrugën votës pro të Gjermanisë në Qershor. Sikurse shpresoj që edhe Franca dhe Holanda do të përqafojnë aspiratën e madhe të shqiptarëve për të qenë pjesë e BE-së“, shkruan Lulzim Basha në Facebook.

 

Etiketa: Basharekomandimi i KEskeptikevende te BE


Ju sugjerojmë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
Aktualitet

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

26 Tetor, 2025 11:04 pm
Kurti: S’mund të ketë normalizim të marrëdhënieve me Serbinë pa siguri
Kryesore

Dështoi për krijimin e qeverisë, reagon Albin Kurti

26 Tetor, 2025 7:41 pm
Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq
Aktualitet

Ministria e Mbrojtjes reagon mbi situatën nga moti i keq

26 Tetor, 2025 6:41 pm
Zgjedhjet në Kukës, KQZ miraton fletën e votimit
Kryesore

Zgjedhjet e 9 nëntorit, KQZ miraton kandidatët

26 Tetor, 2025 2:42 pm
“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë
Aktualitet

“100 shtëpi me prezencë uji në Vaun e Dejës”, kryebashkiaku: Situata shumë e rëndë

26 Tetor, 2025 1:13 pm
Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë
Kryesore

Nuk ka “Kurti 3”/ Dështon konstituimi i qeverisë së re në Kosovë

26 Tetor, 2025 12:19 pm
Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar
Kryesore

Albin Kurti prezanton emrat e kabinetit të ri qeveritar

26 Tetor, 2025 12:12 pm
Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS
-U tha në Opinion

Rama ironizon Binajn: Aktor që më imiton mua, shkriu së qeshuri edhe Kongresin e PS

26 Tetor, 2025 10:14 am
Parashikimi i motit, 22 gusht 2025
Kryesore

Si parashikohet moti për këtë të diel

26 Tetor, 2025 8:32 am
Horoskopi, 7 shtator 2023
Kryesore

Horoskopi, 26 tetor 2025

26 Tetor, 2025 8:11 am
Para
Video/Shqipëria në BE në vitin 2021, ky është parashikimi i astrologes

Video/Shqipëria në BE në vitin 2021, ky është parashikimi i astrologes

Babai i katër fëmijëve ofron strehim falas në këmbim të seksit

Babai i katër fëmijëve ofron strehim falas në këmbim të seksit

Tension në ajër/ Dy avionë luftarakë turq i afrohen helikopterit ku ndodhej kryeministri Cipras

Tension në ajër/ Dy avionë luftarakë turq i afrohen helikopterit ku ndodhej kryeministri Cipras
















TE FUNDIT

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë

Po eksploronin Parkun e Llogarasë, humbin dy turistë suedezë
26 Tetor, 2025

Dy turistë suedezë, nënë e bir, perkatesisht 61 nëna dhe 23 djali janë raportuar të humbur sot në Parkun Kombëtar të...

Lexo më shumë

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia

Reali mposht Barcelonën, në fund të ndeshjes ndërhyn edhe policia
26 Tetor, 2025

Real Madrid mposhti Barcelonën 2-1 duke u shkëputur në krye të renditjes me 5 pikë diferencë nga katalanasit. Mbappe kaloi...

Lexo më shumë

Trump rrit me 10% tarifat ndaj Kanadasë

Trump letër Bashkimit Europian: Tarifa doganore prej 30% duke filluar nga 1 gushti
26 Tetor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, njoftoi rritjen me 10% të tarifave tregtare ndaj Kanadasë, pas reklamës së provincës...

Lexo më shumë

Netanyahu: Izraeli vendos cilat forca ndërkombëtare në Gazë janë të pranueshme

Argjentina kërkon arrestimin e Netanyahu-t për krime lufte
26 Tetor, 2025

Kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, tha të dielën se Izraeli do të përcaktojë vetë se cilat forca të huaja do t’i...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com