Të martën në Kosovë janë konfirmuar 79 raste me koronavirus, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të infektuarve në 2.878.
Sipas njoftimit të Institutit Kombëtar të Shëndetit Publik, aktualisht raste aktive janë 1.250. Gjatë 24 orëve të fundit janë shëruar edhe 71 pacientë.
Numri i përgjithshëm i të shëruarve ka arritur në 1.577.
Që nga paraqitja e rasteve të para, në mesin e muajit mars, nga sëmundja COVID-19 në Kosovë kanë vdekur 51 pacientë. /Opinion.al