Aktualitet

Regjistrim dhe monitorim i autorëve të krimeve seksuale,LSI dorëzon projektligjin


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:00 - 06/11/21 |
Opi Nion

LSI  ka depozituar në Kuvend projekt-ligjin për krijimin e regjistrit të krimeve seksuale. Sipas deputetes Erisa Xhixho, ky instrument do të jetë në duart e shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale.

Në një postim në rrjetet sociale, Xhixho shkruan se përmes regjstrit do të identifikohet vendodhja e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre.

“Dje dorëzova në Kuvend projekt-ligjin për Regjistrin e Krimeve Seksuale ne bashkepunim me CRCA/ECPAT Shqipëri. Miratimi i tij zgjidh një herë e mirë regjistrimin e çdo grabitqari seksual dhe mbrojtjen e femijëve e grave nga dhuna seksuale! Krijimin e Regjistrit Kombëtar për të Dënuarit për Krime Seksuale i cili duhet të jetë një instrument i shtetit shqiptar për të luftuar dhe parandaluar krimet seksuale. Hartimi i këtij projektligji është diktuar nga nevoja për krijimin e një mekanizmi ligjor-institucional efektiv, parandalues për mbrojtjen e fëmijëve, të rinjve, grave dhe çdo viktime seksuale të mundshme nga grabitqarët seksualë. Projekt-ligji ka për qëllim inkurajimin dhe përgatitjen e organeve kompetente shtetërore për të mbrojtur fëmijët, të rinjtë, gratë dhe çdo individ nga dhuna dhe shfrytëzimi seksual, vepra penale që prekin jo vetëm dinjitetin e individit, por edhe shkaktojnë pasoja të rënda në funksionimin normal të qenies njerëzore, duke siguruar që Regjistri të jetë një mjet efektiv për të identifikuar vendodhjen e të dënuarëve për krime seksuale dhe monitorimin i aktivitetit të tyre”, shkruan ndër të tjera Xhixho./Opinion.al

Pas