Nënkryetarja e Partisë Demokratike në Kosovë, Vlora Çitaku e konsideron të turpshme vendimin e Albin Kurtit për të refuzuar takimin me kryeministrin Edi Rama.
Në një reagim në rrjetin social “Facebook”, ajo thotë se Kurti takohet me Vuçiç pa asnjë problem ndërsa Ramës i vendos kushte.
Ndër të tjera ai shkruan se Kosova nuk është lodër dhe i bën thirrje që të lihen menjëanë inatet dhe mllefet personale.
“Si është e mundur që Kryeministri Kurti refuzon takimin me Kryeministrin e Shqipërisë?!!
Si është e mundur?! Kjo është marrëzi. Turp.
Vuçiçin e takon pa kushte, e Ramës i vendosë kushte.
Kryeministër, Kosova nuk është lodër. Qeverisja nuk është lojë fëmijësh. Lëri inatet, mllefet e hatërmbetjet personale”, shkruan Çitaku./Opinion.al