Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Refugjatët e bllokuar në Greqi, me sytë nga Shqipëria

2016/02/28 at 5:49 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Refugjatët e bllokuar në Greqi, me sytë nga Shqipëria

Mijëra refugjatë kanë ngecur në Greqi, sepse në kufirin maqedonas lejohet të kalojnë vetëm sirianët dhe irakianët. Në afërsi të Selanikut mijëra vetë janë nisur më këmbë drejt kufirit.

Rrugës për në kufirin maqedonas

Reporterja e televizionit privat grek, Mega raportonte nga kampi i sapongritur për refugjatët në Diavata, jo larg Selanikut: Qindra refugjatë të shtunën (27.02) kanë marrë rrugën më këmbë drejt kufirit maqedonas.

Në kalimin kufitar presin të kalojnë ende 3 000 refugjatë, shumica nga Siria dhe Iraku. Por kufiri mbyllet në intervale të rregullte. Vetëm 300 refugjatë kaluan kufirin të shtunën paradite.
Kalim përmes Shqipërisë?

Skena dramatike përgjatë kufirit maqedonas: Në afërsi të qytetit Larisa autobusët me refugjatë u bllokuan nga barrikadat e ngritura nga fermerët grekë. Fermerët demonstrojnë prej javësh kundër reformës së pensioneve të qeverisë greke.

Refugjatët e shqetësuar vendosën të udhëtonin më këmbë, një rrugë prej 200 kilometrash. Një polic grek tregon se për ta ndryshuar këtë vendim , refugjatëve iu janë ofruar autobusë në anën tjetër të bllokadës.

”Nga policia e Larisës mësova se do të vijnë autobusë që refugjatët të vazhdojnë udhëtimin e tyre.” Të gjitha këto zhvillime të së shtunës, pasi që nga fundjava pika kufitare për në Maqedoni është mbyllur për refugjatët afganë. Shumica e tyre u kthyen në Athinë. Ndërkohë që refugjatët e sapoardhur afganë përmes Pireut, policia i ndaloi të merrnin autobusë për në veri.

Nën qiell të hapur

Shumë refugjatë afganë qëndrojnë në sheshin Viktoria të Athinës, aty ku kontrabandistët ofrojnë shërbimet e tyre. Për të sjellë një refugjat nëpërmjet rrugëve të tjera në veriun europian kërkohen 3000 euro, rrëfen një refugjat afgan në televizionin grek- rrugët e tjera janë përmes Shqipërisë ose me anije në Itali.

0,,19078180_403,00
Reagime të ashpra të Greqisë

Ndërkohë Greqia reagoi me ashpërsi ndaj vendimeve të konferencës së Ballkanit të mërkurën (24.02) në Vjenë. Austria dhe vende të tjera në itinerarin ballkanik vendosën të kufizojnë hyrjen e refugjatëve. Athina reagoi me tërheqjen e ambasadores së saj.

Do të konsultohemi se si të mos prishen më tej marrëdhëniet miqësore me Greqisë dhe Austrisë, bëri të ditur Ministria e Jashtme në Athinë. Në takimin e ministrave të Brendshëm në Bruksel zëvendësministri grek përgjegjës për Migracionin, Jiannis
Mouzalas paralajmëroi se edhe Greqia mund të marrë hapa të njëanshëm.

Greqia po ashtu ka kërcënuar me veto për bllokimin e subvencioneve agrare të BE-së. Mouzalas bëri një krahasim të situatës me Libanin. “Greqia nuk do të pranojë të kthehet në një Liban në Europë. Ne nuk do të kthehemi në një kamp gjigand për njerëzit, edhe pse na është premtuar ndihmë zemërgjerë financiare.” Ndërkohë në kufijtë grekë vazhdojnë të vijnë mijëra vetë. Vetëm në shtatë ditët e fundit erdhën në ishujt grekë Lesbos, Kios, Kos rreth 3000 vetë.

Deuche Welle

Ju sugjerojmë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë
Aktualitet

Porti i Durrësit/Gjenden të fshehura në automjet tri armë dhe 1580 fishekë luftarakë

7 Qershor, 2025 11:19 am
Para
Njihuni me vetitë e jashtëzakonshme shëndetësore të avokados

Njihuni me vetitë e jashtëzakonshme shëndetësore të avokados

Katër hapa të thjeshtë për një vetull me hark perfekt

Katër hapa të thjeshtë për një vetull me hark perfekt

Arrestohet trafikanti i drogës, investonte në ndërtim

Kapet në tentativë për të kaluar kufirin Ardit Canameti, ja akuzat

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
7 Qershor, 2025

Fitore me Serbinë, për të harruar disi zhgënjimin e fundit të sezonit me Interin. Kjo është mënyra si Kristjan Asllani...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com