Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma Zgjedhore, zbardhet projektligji i “Financimit të partive politike”

2026/03/30 at 1:00 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma  Zgjedhore, zbardhet projektligji i “Financimit të partive politike”

Komisioni i Reformës Zgjedhore pritet të shqyrtojë nesër projektligjin e ri “Për Financimin e Partive Politike”, i cili synon të rregullojë kushtet e financimit, transparencën dhe kontrollin e të ardhurave e shpenzimeve të subjekteve politike në Republikën e Shqipërisë.


Ky projektligj propozon rregulla strikte për burimet e lejuara dhe të ndaluara të financimit, si dhe një formulë të re për shpërndarjen e fondeve publike.

Burimet e financimit sipas Nenit 6

Sipas nenit 6 të këtij projektligji, burimet financiare dhe materiale të partive politike do të kufizohen në pesë kategori kryesore:

Kuotat e anëtarësisë të paguara nga anëtarët e partisë.

Dhurimet në vlerë monetare, në natyrë ose shërbime.

Financimi nga Buxheti i Shtetit.

Huatë ose kreditë e marra në përputhje me legjislacionin në fuqi.

Të ardhura të tjera të krijuara në mënyrë të ligjshme.

Ndalimet e financimit sipas Nenit 7

Neni 7 përcakton një listë të detajuar të subjekteve nga të cilat partitë politike nuk mund të pranojnë ndihmë financiare ose materiale:

Subjekte të huaja: Institucione qeveritare ose joqeveritare të huaja, persona juridikë dhe fizikë të huaj.

Dhuruesit anonimë.

Sektorë specifikë: Investitorët strategjikë, subjektet që ushtrojnë veprimtari në lojërat e fatit, kazinotë dhe fushën e kriptomonedhave.

Sektori publik dhe kontratat shtetërore: Entet dhe shoqëritë tregtare me kapital shtetëror, si dhe personat juridikë që kanë kontrata koncesioni, PPP ose kontrata publike për ofrimin e mallrave dhe shërbimeve (deri në 3 vite pas përfundimit të kontratës).

Organizatat: OJF-të, organizatat fetare, sindikatat dhe organizatat e të rinjve ose fondacionet e lidhura me partitë.

Individët me precedentë: Shtetasit e dënuar për korrupsion, pastrim parash, krim të organizuar, trafikim narkotikësh ose krime zgjedhore.

Përjashtim bëjnë ndihmat nga partitë ose bashkimet ndërkombëtare të partive simotra për qëllime të promovimit të të drejtave të njeriut dhe demokratizimit.

Fondi Publik dhe shpërndarja sipas Nenit 11

Financimi publik për veprimtarinë vjetore të partive do të përcaktohet çdo vit në Buxhetin e Shtetit, duke garantuar që në vitet jozgjedhore ky fond të mos jetë më i vogël se ai i vitit paraardhës. Shpërndarja e Fondit Publik do të bëhet sipas kësaj formule:

70 për qind e fondit ndahet sipas numrit të deputetëve të fituar në zgjedhjet e fundit të përgjithshme.

20 për qind ndahet në mënyrë të barabartë mes partive parlamentare dhe atë që kanë marrë mbi 10 mijë vota.

10 për qind ndahet sipas përqindjes së votave për partitë që kanë kaluar pragun prej 1 për qind në shkallë vendi.

Për të përfituar këtë ndihmë financiare, partitë janë të detyruara të kenë dorëzuar raportin financiar vjetor të vitit paraardhës pranë KQZ-së. Gjithashtu, parashikohet një grant shtesë prej 5% të Fondit Publik për partitë që realizojnë aktivitete për nxitjen e barazisë gjinore dhe rolit të të rinjve në politikë.

Masa konkrete e përfitimit për çdo parti do të përcaktohet me akt të KQZ-së dhe do të botohet në Fletoren Zyrtare.



Ju sugjerojmë

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
Aktualitet

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

9 Korrik, 2026 2:57 pm
Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
Kronikë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

9 Korrik, 2026 2:52 pm
“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
Kryesore

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

9 Korrik, 2026 2:50 pm
Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
Sport

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

9 Korrik, 2026 2:46 pm
Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme
Aktualitet

Zyrtarët e “VLEN” s’u lejuan të hyjnë në Shqipëri? Hita: Një person kishte probleme

9 Korrik, 2026 2:33 pm
Dhunuan 39-vjeçarin, policia nis hetimet për identifikimin dhe kapjen e autorëve
Kronikë

Shkodër/ Vrau gruan me çifte, arrestohet 62-vjeçari

9 Korrik, 2026 2:27 pm
Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin
Aktualitet

Protesta/ Hita: Policia s’ka ushtruar dhunë, reagimi në proporcion me sulmin

9 Korrik, 2026 2:21 pm
Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë
Aktualitet

Hita: Mbi 10 mijë llogari në rrjete po japin review negative, po i verifikojmë

9 Korrik, 2026 2:19 pm
Dibër/ U konfliktua fizikisht me një qytetar, AMP arreston efektivin e policisë
Kronikë

Shkodër/ Burri vret gruan, arrestohet

9 Korrik, 2026 1:57 pm
Aktivitete spiunazhi/ Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë
Bota

Aktivitete spiunazhi/ Italia dëbon dy zyrtarë ushtarakë rusë nga ambasada në Romë

9 Korrik, 2026 1:25 pm
Para
Trupa britanikë në Lindjen e Mesme? Starmer: Nuk do të përfshihemi

Trupa britanikë në Lindjen e Mesme? Starmer: Nuk do të përfshihemi

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Spanja mbyll hapësirën ajrore për avionët amerikanë të përfshirë në luftën me Iranin

Protesta e 17 prillit, Berisha: Shqiptarët të vendosin për të ardhmen europiane

Protesta e 17 prillit, Berisha: Shqiptarët të vendosin për të ardhmen europiane
















TE FUNDIT

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg

VIDEO/ Deputetët e PS kapen “mat” duke luajtur letra dhe pirë birra në Strasburg
9 Korrik, 2026

Disa deputet të Partisë Socialiste janë kapur “mat” nga disa qytetarë në Strasburg, duke luajtur me letra dhe duke pirë...

Lexo më shumë

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic

Dhunimi i të miturës në Fier nga 3 vajza, Hita: I përfshirë edhe një polic
9 Korrik, 2026

Të tjera detaje kanë dalë nga ngjarja e rëndë e ndodhur pak ditë më parë në Fier, ku 3 vajza, njëra...

Lexo më shumë

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s

“Me mikun e çmuar”, Rama takon presidentin Erdogan pas samitit të NATO-s
9 Korrik, 2026

Kryeministri Edi Rama është takuar me Presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan, në Pallatin Presidencial Cumhurbaşkanlığı Külliyesi. Takimi vjen pas Samitit të...

Lexo më shumë

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën

Jurgen Klopp te Gjermania/ Zbulohen detajet për kontratën, stafin dhe pagën
9 Korrik, 2026

Jurgen Klopp është gjithnjë e më pranë emërimit të tij si trajneri i kombëtares gjermane me një kontratë deri në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}