Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

“Reforma zgjedhore projekt kombëtar”, Moses-Ones jep mesazhe për kompromis

2019/10/28 at 11:44 AM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
“Reforma zgjedhore projekt kombëtar”, Moses-Ones jep mesazhe për kompromis

Gjatë fjalës së saj në konferencën ‘Shtetet e Bashkuara të Amerikës në Ballkanin Perëndimor’, e ngarkuara me punë e SHBA, Leyla Moses-Ones, tha se Shqipëria po bën përpjekje të mëdha për zbatimin e Reformës në Drejtësi ndërsa për Reformën Zgjedhore ajo tha se është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë, nënvizoi Ones, kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët.

“Shqipëria është një vend kandidat, kjo nuk ka ndryshuar, puna që duhet të bëhet nuk ka ndryshuar. Shqipëria do të fitojë një vend në radhët e BE-së duke dyfishuar përpjekjet për zbatimin e reformave të Drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe plagën e krimit të organizuar, duke zgjedhur vlerat, ligjin dhe begatinë për qytetarët. Shqipëria jo vetëm që po punon shumë për reformën në drejtësi, por reforma zgjedhore është bërë projekt kombëtar. Drejtuesit e Shqipërisë kanë zgjedhur të bëjnë kompromis për hir të së mirës së përbashkët. Shqipëria ka përmbushur dhe respektuar angazhimet për Samitin e Uellsit, kontribuon me më shumë trupa për frymë se vendet evropiane dhe shqiptarët kanë dhënë jetën e tyre në shërbim të mbrojtjes sonë të përbashkët”- tha ajo.

Diplomatja amerikane vlerësoi gjithashtu qëndrimin e Shqipërisë në raport me Kinën, Rusinë dhe Iranin. Ajo deklaroi se këto vende duan ta përdorin Ballkanin Perëndimor për interesat e tyre dhe se nuk ka asnjë ideal në ofertat e tyre.

“Ekzistojnë vende të tjera që kërkojnë rrugë më të lehta përpara. Shqyrtojini kërkesat e tyre përpara se ti pranoni ato, do të zbuloni që për Rusinë, Kinën dhe Iranin Ballkani Perëndimor është një mjet për një qëllim, një burim nga i cili mund të shfrytëzohet dhe më pas mund të flaket tej. Nuk ka asgjë idealiste në qëllimet e tyre. Ata gjithashtu kërkojnë të minojnë modelin perëndimor të vetëqeverisjes që çmon lirinë dhe zgjedhjen. Me oligarkitë e korruptuara që janë të divorcuara nga interesi i njerëzve, të cilëve supozohet t’ju shërbejë qeveria. Kina ka vënë në zbatim diplomacinë shtrënguese të debitorit për blerë një ndikim që i pret fuqitë forcës ekonomike dhe dëmton autonominë politike të ashtuquajturve partnerëve të saj. Kremlini këmbëngul që të mos eksportojë asgjë tjetër përveç kaosit ndërsa kërkon të rikuperojë humbjet nga Lufta e Ftohtë. Irani ka shfrytëzuar praninë e tij diplomatike në Tiranë për të planifikuar shkatërrimin e kundërshtarëve të tij politikë duke kërkuar ti përgjigjet argumenteve të arsyes me burracakërinë e donatorëve të fshehur. Shqipëria ja ka bërë të qartë Kinës se disa gjëra thjesht nuk janë për shitje. Shqipëria ka refuzuar makinacionet ruse dhe Shqipëria ka treguar se nuk do të tolerojë terroristë iranianë në tokën e saj. Shqipëria ka zgjedhur sërish dhe përsëri të mbajë qëndrime parimore” deklaroi Leyla Moses-Ones. /Opinion.al

Ju sugjerojmë

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
Bota

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

28 Janar, 2026 9:51 pm
Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
Kronikë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

28 Janar, 2026 9:24 pm
Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
Bota

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

28 Janar, 2026 7:50 pm
Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
Bota

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

28 Janar, 2026 6:51 pm
Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit
Sport

Video/ Autogoli i çuditshëm i portierit në minutën e fundit

28 Janar, 2026 6:48 pm
Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim
Kronikë

Vrau bashkëkombasin në Gjermani, Gjykata liron shqiptarin dhe i jep dëmshpërblim

28 Janar, 2026 5:50 pm
Informacioni rrodhi nga Pentagoni, Trump kërkon shkarkimin e gazetarëve
Bota

Trump-Iranit: Bëni marrëveshje ose do të përballeni me një sulm shumë më të keq

28 Janar, 2026 4:51 pm
Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut
Politikë

Berisha: Rama bllokoi kërkesën e Prokurorisë për arrestimin e Ballukut

28 Janar, 2026 3:38 pm
Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara
Politikë

Rama: Mbështesim bizneset që do të fokusohen te standardet e certifikuara

28 Janar, 2026 3:26 pm
Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi
Kryesore

Rama: Të mos humbim kohë me burokracinë e doganeve, të mbështetemi te digjitalizimi

28 Janar, 2026 3:24 pm
Para
Dy shenjat e horoskopit më me fat për sot

Horoskopi javor 28 Tetor-3 Nëntor 2019

Rama kritika ndaj BE-së: Goditën besueshmërinë e tyre, nuk mbajtën fjalën

Rama kritika ndaj BE-së: Goditën besueshmërinë e tyre, nuk mbajtën fjalën

U dënua për shpërdorim detyre, Saimir Tahiri ankimon vendimin

Zbardhet vendimi për Tahirin, pse u dënua vetëm për shpërdorim detyre

TE FUNDIT

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”

Kryeministri i Kroacisë: Nuk do t’i bashkohemi “Bordit të Paqes”
28 Janar, 2026

Kroacia nuk do t’i bashkohet “Bordit të Paqes”, ka njoftuar kryeministri kroat Andrej Plenković. Duke folur për mediat, Plenković tha se...

Lexo më shumë

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person

Aksident në Tepelenë, humb jetën një person
28 Janar, 2026

Një aksident me pasojë vdekjen është shënuar pasditen e sotme në Tepelenë. Ngjarja ka ndodhur në aksin rural Tepelenë-Lopës, në...

Lexo më shumë

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili

Qyteti që po bie në greminë, dëme mbi 2 miliardë euro në Siçili
28 Janar, 2026

Vazhdon situata emergjente në Itali me qytetin që po bie në greminë. Presidenti i rajonit të Siçilisë thekson se “dëmi...

Lexo më shumë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë

Numri i ushtarëve të vrarë ose të plagosur në luftën Rusi-Ukrainë po arrin 2 milionë
28 Janar, 2026

Numri i viktimave ushtarake ruse dhe ukrainase në luftën që po i afrohet vitit të katërt mund të arrijë në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com