-Jetë dhe Stil

Horoskopi javor 28 Tetor-3 Nëntor 2019


               Publikuar në : 12:10 - 28/10/19 |
xhu lia

Dashi
Java do të jetë pozitive për të gjithë ju të shenjës së dashit sa i përket dashurisë. Megjithatë bëni kujdes gjatë pjesës së dytë të javës, diçka do të ndryshojë dhe marrëdhëniet mund të prishen. Sa i përket punës java do të jetë e mbushur me aktivitete dhe çështje që do të kërkojnë vëmendjen tuaj për t’u zgjidhur. Fundjava paraqitet e qetë.

Demi
Në ditët e para të javës Hëna do të jetë në kundërshtim dhe negativiteti do të reflektohet në mënyrë të pashmangshme në marrëdhëniet me partnerin dhe familjen. Gjërat priten të përmirësohen nga e enjtja. Këtë javë do të keni disa probleme të vogla në punë, por nuk keni pse të frikësoheni ose shqetësoheni. Ju jeni të vendosur të ndiqni rrugën që keni nisur.

Binjakët
Nëse jeni duke kërkuar për një dashuri të re këtë javë do të duhet të shmangni qëndrimin në ambiente të mbyllura. Beqarët do jenë kuriozë për të filluar takime të reja. Në vendin e punës do të duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm sepse do të vijnë ditë jo të lehta.

Gaforrja
Javë joshëse plot me ngjarje të papritura. Nuk ju pëlqen të prisni dhe keni tendencën ta humbisni durimin shpejt kur jeni në kontakt me njerëz të pasigurt dhe të pavendosur. Për beqarët, pritet një javë e qetë. Këtë javë, nëse duhet të jepni një përgjigje në punë, gjëja më e mirë është të prisni pak më gjatë për të reflektuar mirë në rrugën që dëshironi të ndiqni.

Luani
Në dashuri do të jetë një javë mjaft paqësore. Ata që kanë një histori dashurie të gjatë, mund të planifikojnë të bëjnë diçka të bukur me partnerin. Në punë, mund të vijnë disa lajme të papritura, të cilat nuk i prisnit. Padyshim që do të keni disa ditë më të lodhshme se të tjerat, por do të duhet të përpiqeni të merreni me gjithçka në mënyrën më të mirë.

Virgjëresha
Marrëdhëniet e reja mund të kenë disa probleme këtë javë. Ata që kanë një lidhje të qëndrueshme mund të forcojnë dashurinë e tyre Në nivelin profesional mund të mos ndjeheni plotësisht të sigurt dhe për këtë arsye do të duhet të shmangni marrjen e vendimeve të rëndësishme, të paktën deri në mes të javës.

Peshorja
Në nivelin sentimental ju jeni në një fazë rikuperimi. Ata që kanë pasur një krizë do të jenë në gjendje të rimarrin kontrollin e një marrëdhënieje që kohët e fundit nuk duket se ka shkuar mirë. Disa peshore së shpejti mund të përballen me një provë profesionale.

Akrepi
Do të ketë një lajm të shkëlqyer këto kohë në dashuri për shumë të lindur të shenjës së akrepit. Disa beqarë do arrijnë të gjejnë dashuri dhe të përfshihen në një lidhje serioze. Në këtë javë do të keni mundësi punësimi. Vëmendje duhet t’i kushtohet gjithashtu një problemi shëndetësor, i cili ndalon që disa projekte të ndiqen në mënyrë të vazhdueshme.

Shigjetari
Këtë javë mund të ndodhin ndryshime të rëndësishme në jetën e shumë shigjetarëve falë pranisë së Jupiterit. Në familje, do të vijnë lajme të mira që mund t’ju shtyjnë të përfshiheni. Në punë nuk do të jeni të kënaqur, kjo është arsyeja pse ju mund të vendosni të ndërmerrni hapa për ndryshim.

Bricjapi
Situata sentimentale nuk do të jetë plotësisht e qëndrueshme këtë javë. Nëse keni ndonjë problem në dashuri, mos merrni vendime të nxituara. Në ambientin profesional do të jenë ditë të vështira sepse do të ndiheni nën presion. Në fakt, ju mund të gjeni veten duke pasur nevojë të tregoni se sa vleni.

Ujori
Jupiteri në favorin tuaj këtë javë do t’ju ndihmojë të sqaroni shqetësimet tuaja. Beqarët do njohin njerëz shumë intrigues me të cilët do të ndajnë momente të mira. Këtë javë do të ketë disa lajme të mira në fushën profesionale, veçanërisht nëse keni filluar projekte në muajt e kaluar.

Peshqit
Në fushën e ndjenjave karakteri juaj emocional mund të t’ju shkaktojë probleme. Qëndroni dhe tregohuni të fortë në mënyrë që të mos i nënshtroheni zhgënjimit. Në punë është koha e duhur për të aplikuar për mundësi të reja. Mundohuni të qëndroni të qetë, përndryshe asgjë nuk do të shkojë ashtu siç dëshironi.

Pas