Aktualitet

Reforma zgjedhore, Gjiknuri: PD të paraqesë propozime konkrete


               Publikuar në : 11:13 - 19/11/19 |
Opi Nion

Ditën e sotme OSBE ka mbledhur tryezën e dytë për reformën zgjedhore në nivel teknik. E pranishme në këtë tryezë është dhe Partia Demokratike, duke u përfaqësuar nga sërish Ivi Kason.

Takimi në këtë tryezë po zhvillohet me dyer të mbyllura. Më herët, Partia Demokratike ka deklaruar se nuk e njeh Komisionin e Posaçëm Parlamentar duke kërkuar qe reforma të realizohet nga PS dhe PD me praninë e ndërkombëtareve.

Ndërkohë, bashkëkryetari i Komisionit të Posaçëm për reformën zgjedhore, Damian Gjiknuri në një prononcim për mediat tha se qëllimi i takimit të sotëm është për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive.

Gjiknuari ka folur dhe për Partinë Demokratike, duke thënë se duhet të paraqesë propozime konkrete për refotrmën zgjedhore, pasi sipas tij, deri më tani PD ka bërë vetëm deklarata politike.

“Qëllimi i tryezës është më i gjerë, për të parë përtej fushatës edhe financimin e partive. Ka diskutime nga më të ndryshmet problemet kkryesore janë aspekti i raportimi, kufizimet në shuma por edhe idetë apo kërkesa që kanë ardhur nga institucionet ndërkombëtare edhe për të kufizuar reklamat politike apo edhe për ti eleminuar ato. PD e presim të vi me propozime konkrete në procesin e reformës zgjedhore dhe kur të shohim propozime të shkruara, se deri më tani nuk kemi parë gjë, përveç deklaratave politike, do shprehemi në lidhje me to. Sa i përket rolit të PD, prezenca e saj në tryezë është e mirëpritur. Unë jam i bindur që ne mund të kemi mundësi ta shfrytëzojmë këtë tryezë për të adresuar edhe çështje të reformimit të partive politike, sepse ajo mund të jetë një gjë që mund të trajtohet jashtë kuadrit të reformës zgjedhore, Pra, legjislacioni i ri për financimin e partive politike do të përfshije edhe partitë kryesore shqiptare që në këtë rast është edhe PD,”– tha Gjiknuri./ Opinion.al

Pas