Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma zgjedhore dhe “anti-KÇK”, çfarë paralajmëroi Balla në Kuvend

2020/01/20 at 6:15 PM
në Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Balla: Patozi ka qenë 8 vite në pushtet, mund të jetë lojë e Berishës

Taulant Balla, kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, është shprehur në Kuvend se viti 2020 do të mbahet mend si viti i rindërtimit, pas dëmeve të shkaktuara nga tërmeti tragjik i 26 nëntorit.

Balla foli dhe në lidhje me Reformën Zgjedhore, ku vlerësoi palët politike që pranuan që të uleshin në tyezën e dialogut, ndërsa shtoi se PS është e gatshme të përmbyllë këtë reformë më 15 mars.

Po ashtu, në këtë seancë të parë plenare të vitit 2020, Balla theksoi dhe luftën ndaj krimit dhe korrupsionit, ku deklaroi se PS shumë shpejt do të sjellë në Kuvend një bazë ligjore për të përmirësuar luftën “anti-KÇK’.

“Teksa faza e emergjencës është mbyllur kudo, sytë janë te rindërtimi. Ne duam të nxisim qeverinë, për të përmbushur pritshmërinë e gjithë shqiptarëve për rindërtimin sa më shpejt. Ne jemi gati të ndryshojmë tërësisht legjislacionin, që ka të bëjë me rindërtimin, me kriteret sizmike. Në fund të vitit, Kuvendi miratoi një sërë aktesh të lidhura me trajtimin e familjeve të prekura, pensione të veçanta, si dhe miratuam fondin më të madh për rindërtimin e banesave të reja. Ky vit i sapo nisur duhet ta bëjmë të mbahet mend gjatë si viti i rindërtimit. brenda këtij viti çdo familje jashtë qytetit duhet të ketë hyrë në shtëpinë e re. Po ashtu, deri në gjysmën e parë të vitit, duhet të jenë ngritur kantieret e lagjeve të reja. Nëse në fillim të vitit 2019, kishte plot skepticizëm për çuarjen para të Reformës në Drejtësi, në dhjetor të 2019 SPAK ishte në detyrë, Gjykata Kushtetuese ka numrin e mjaftueshëm për të vijuar një pjesë të punëve dhe sot ngremë edhe një tjetër institucion të rëndësishëm. Viti 2020 ka nisur me një qasje të re të disa nga partive të opozitës. Edhe pse i vonuar, ndryshimi 180% i qasjes së opozitës, duke u kthyer në tryezën e dialogut, është padyshim një reflektim. Kuvendi, me mazhorancë dhe opozitën parlamentare, i ka krijuar një vend opozitës jashtëparlamentare në komisione. Opozita jashtëparlamentare deri më tani e kishte refuzuar komisionin e reformës. Ekspertët e komisionit kanë paraqitur deri tani gjithë amendamentet që trajtojnë çështjen dhe rekomandimet e OSBE/ODIHR. Ritheksoj se qëndrimi ynë është përmbyllja e Reformës Zgjedhore më 15 mars 2020. Draftet e diskutuara nga të gjitha palët do të kalojnë nëpër procedurën parlamentare e më pas në seancë plenare. 15 marsi është afati i fundit. Më 14 mars iu ftoj në Elbasan për Ditën e Verës, më 15 votojmë Reformën Zgjedhore. Përshkallëzimi i luftës kundër krimit dhe korrupsionit është i nevojshëm për ecurinë tonë të mëtejshme dhe jetik për imazhin tonë ndërkombëtar. (Kush ka kryer krime dhe është dënuar, është akuzuar nga prokuroria, po i ka shpëtuar dënimit falë aleancës me KÇK-në, është hetuar apo është nën hetim, brenda ose jashtë vendit, duhet të provojë pastërtinë e burimeve të pasurisë ose duhet ta humbasë pasurinë)”, u shpreh Balla./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
-U tha në Opinion

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

25 Nëntor, 2025 10:59 pm
“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
-U tha në Opinion

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

25 Nëntor, 2025 10:37 pm
Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
Aktualitet

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

25 Nëntor, 2025 10:24 pm
Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
Bota

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

25 Nëntor, 2025 10:02 pm
Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm
Aktualitet

Ja cilat zona në Tiranë do të kenë kufizime në furnizimin me ujë të pijshëm

25 Nëntor, 2025 9:18 pm
“Do nënshkruhet shumë shpejt”, Trump: Marrëveshja për mineralet e rralla me Ukrainën ka përfunduar
Bota

Ukraina kërkon takim Trump-Zelensky në SHBA këtë javë

25 Nëntor, 2025 7:32 pm
Përfshirja e SHBA në konfliktin Iran-Izrael, ja kur do të marrë vendimin Trump
Bota

Trump: Po i afrohemi shumë marrëveshjes për Ukrainën

25 Nëntor, 2025 6:38 pm
Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës
Rajoni

Serbia: Kemi arrestuar një ish-pjesëtar të UÇK-së për nxitje të krimeve të luftës

25 Nëntor, 2025 6:18 pm
Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit
Aktualitet

Caktohet data kur KLP zgjedh pasuesin e Altin Dumanit

25 Nëntor, 2025 5:52 pm
Mikrokreditë, PD: Të ngrihet një komision i posaçëm për të kontrolluar zbatimin e ligjit nga institucionet
Aktualitet

Deklaratat e Marta Kos për zgjedhjet e 11 majit, PD notë verbale delegacionit të BE

25 Nëntor, 2025 5:18 pm
Para
Kërkesat për azil të shqiptarëve në Greqi mbetën të larta në 2019

Kërkesat për azil të shqiptarëve në Greqi mbetën të larta në 2019

Marrëveshja për fluturimet Prishtinë-Beograd, Rama thumbon Haradinajn

Marrëveshja për fluturimet Prishtinë-Beograd, Rama thumbon Haradinajn

Reforma Zgjedhore/ Hajdari dhe Gjiknuri kërkesë ODIHR: Na dërgoni ekspertë

Reforma Zgjedhore/ Hajdari dhe Gjiknuri kërkesë ODIHR: Na dërgoni ekspertë

TE FUNDIT

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste

Beci “rihap” dosjen e Erzen Ukës: Simpatizant i organizatave terroriste
25 Nëntor, 2025

Lidhur me rastin e së hënës ku dy persona në Orosh u arrestuan pas 12 orëve mosbindje ndaj policisë, Eugen...

Lexo më shumë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë

“Non grata” nga Greqia, Hoxha: Dyshoj se ka të bëjë me Belerin, shteti të ndërhyjë
25 Nëntor, 2025

Gazetari Artan Hoxha ka folur në emisionin “Opinion” lidhur me shpalljen person “non grata” nga Greqia. Hoxha sqaroi me detaje...

Lexo më shumë

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv

Pezullimi i Ballukut, qeveria: Ndërhyrje në ekzekutiv
25 Nëntor, 2025

Më 21 nëntor, Këshilli i Ministrave iu drejtua Gjykatës Kushtetuese me një shkresë për të pezulluar vendimin e Gjykatës së...

Lexo më shumë

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes

Zelensky: Jemi gati të ecim përpara me planin e paqes
25 Nëntor, 2025

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky tha se Kievi është gati të ecë përpara me marrëveshjen e paqes të mbështetur nga SHBA-të dhe është...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com