Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reforma kushtetuese: ideuar, konceptuar, planifikuar dhe zbatuar e gjitha nga Soros

2016/08/22 at 10:21 AM
në Aktualitet, Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 5 min
A A
Akuza: Soros ka në plan falimentimin ekonomik të Shqipërisë 

Reforma kushtetuese u ideua dhe u konceptua nga Fondacioni Soros në Tiranë. Për këtë qëllim, Fondacioni hartoi, që në vitin 2013, një plan të qartë strategjik, ku planifikoheshin të gjitha hapat e nevojshëm teknik dhe politik që duhet të ndërmerreshin për të realizuar reformimin e Kushtetutës së Shqipërisë.

Mijra emaile dhe dokumente të rrëmbyera elektronikisht nga rrjeti i organizatave të miliarderit dhe aktivistit politik Xhorxh Soros u bënë publike javën e shkuar nga grupimi DC Leaks.

Mes tyre gjenden dhjetra dokumenta që i përkasin aktivitetit të Fondacionit Soros në Shqipëri, përfshi një dokument të rëndësishëm të titulluar Plani Strategjik 2014-2017 i Fondacionit Shoqëria e Hapur Shqipëri (OSFA).

Dokumenti—i cili është hartuar në verën e vitit 2013, pas zgjedhjeve parlamentare, por para miratimit në Kuvend të qeverisë Rama—përmban strategjinë e Fondacionit Soros në Tiranë për projektet dhe iniciativat kryesore strategjike për periudhën 4-vjeçare, e cila përputhet në kohë me mandatin e qeverisë Rama.

Ndërhyrja kryesore prioritare e planifikuar për t’u realizuar nga Soros në Shqipëri ishte “reformimi i Kushtetutës” së Shqipërisë, e përshkruar si një nga “idetë e mëdha” që organizata do të çonte përpara në vend.

Dokumenti strategjik përshkruan në detaje të mjaftueshme përmbajtjen e këtij projekti për “rishikimin e përgjithshëm” dhe ndryshimin e Kushtetutës, si dhe strategjinë e realizmit të tij në praktikë.

Objektivat kryesore të përcaktuara në dokument ishin:

  • rritja e kontrollit dhe balancimit reciprok të pushteteve legjislative, ekzekutive dhe gjyqësore në vend;
  • forcimi i rolit të Presidentit;
  • ulja e ndikimit politik në procesin e zgjedhjes së gjykatësve të Gjykatës së Lartë dhe Kushtetuese;
  • rritja e pavarësisë së institucioneve publike, të tilla si Prokurori i Përgjithshëm, Instituti i Statistikave, Avokati i Popullit.

Dokumenti planifikonte që brenda vitit 2014 të realizohej një vlerësim i thellë i kapitujve të Kushtetutës që duhet të ndryshoheshin dhe të ishin identifikuar praktikat e vendeve të tjera që mund të zbatoheshin në kushtetutën e re të vendit.

Fondacioni planifikonte që në vitin 2015 të paraqiste një draft reformë kushtetuese të hartuar nga një “grup përfaqësues i palëve të interesuara.” Plani ishte që ndryshimet kushtetuese të miratoheshin brenda katër vjetësh; por nëse kjo gjë nuk do të arrihej atëhere Fondacioni do ta “përfshinte” reformën kushtetuese si çështje të rëndësishme të fushatës zgjedhore të vitit 2017.

Në dokument, Fondacioni e vlerësonte si shumë të rëndësishme arritjen e dakordësisë mes të gjitha palëve politike për miratimin e reformës, e cila kërkon 94 vota në Kuvend, dhe parashikonte një sërë përpjekjesh dhe manovrash për arritjen e kësaj dakordësie—nga vetëdijësimi dhe përfshirja e politikanëve në dialog tek trysnia ndërkombëtare ndaj tyre.

Dokumenti përcakonte qartë se do të angazhohej për përfshirjen në procesin e hartimit dhe miratimit të reformës kushtetuese organizatat ndërkombëtare me ndikim në Shqipëri, veçanërisht Komisionin e Venecias, Këshillin e Europës dhe Delegacionin e BE-së në Tiranë.

Plani strategjik i Sorosit pohon se Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara kanë “ndikim të rëndësishëm dhe fuqi për të lëvizur gjërat në Shqipëri”, prandaj një nga masat e përfshira në të është lobimi i tyre për të kërkuar reformimin e Kushtetutës.

Dokumenti shprehet qartë dhe hapur se një nga qëllimet e lobimit të BE-së do të ishte të arrihej që reforma kushtetuese “të vendosej si kusht për negociatat e anëtarësimit në BE.”

Dokumenti i Sorosit vlerëson rëndësinë e krijimit të një koalicioni publik për mbështetjen e reformës kushtetuese. Për arritjen e këtij qëllimi, dokumenti shprehet se Soros do të kërkojë dhe arrijë mbështetjen e një numëri organizatësh joqeveritare dhe individësh, të cilat i quan “partner civilë”, për të ndihmuar në arritjen e vetëdijësimit dhe konsensusit publik për reformën. Mes partnerëve të tillë dokumenti llogarit Forumin Civil (të ish-presidentëve të vendit); autorët e Kushtetutës aktuale; pedagogë të juridikut, etj.

Një nga metodat për përpunimin e opinionit publik të planifikuar është organizimi i peticioneve publike, diskutimeve në universitete dhe fushatat në media.

Dokumenti përcakton se “është koha e duhur për Fondacionin për të kapur momentin dhe filluar shtytjen për reformën kushtetuese.” Fondacioni shprehet i sigurtë se është “organizata më e mirë-vendosur në Shqipëri për të ndërmarrë këtë sfidë” duke argumentuar se ai “ka fuqinë për të mbledhur bashkë korin e nevojshëm të aktorëve të shumëllojshëm vendas dhe ndërkombëtarë për këtë fushatë.”

Dokumenti i brendshëm zbulon se reforma kushtetuese ishte diskutuar me Kryeministrin e zgjedhur Rama, i cili kishte premtuar angazhimin e qeverisë për të ndërmarrë këtë reformë.

Nisur nga premtimi, dokumenti shprehet se duhet punuar nga afër me qeverinë Rama për ta detyruar atë t’i përmbahej angazhimit për reformën, ndërkohë që Fondacioni duhej të përpiqej “ta udhëheqte dhe t’i jepte formën” kësaj reforme.

Më shumë se tre vjet nga hartimi i këtij plani, është e qartë se ai është zbatuar në mënyrë të suksesshme, gati pikë për pikë.

Ja disa nga pikat kryesore të planifikuara dhe të ndodhura në mënyrë besnike:

  • Vlerësimi i Kushtetutës u bë nga një grup ekspertësh të mbështetur dhe financuar nga Soros, në vitin 2014, sikurse ishte parashikuar.
  • Reforma bazë u hartua dhe u paraqit nga ekspertët e mbështetur dhe financuar nga Soros në vitin 2015.
  • Në procesin e reformës u përfshi Komisioni i Venecias.
  • Në arritje e dakordësisë dhe presionit ndaj klasës politike u përfshinë në mënyrë parësore BE-ja (të paktën Delegacioni në Tiranë) dhe SHBA-të.
  • BE e vuri miratimin e reformës kusht për hapjen e negociatave për anëtarësim në BE.
  • Institucionet ndërkombëtare ushtruan trysni për të detyruar forcat politike për bërjen e reformës.
  • Organizatat e shoqërisë civile u mobilizuan në mbështetje të reformës, deri në organizmin e protestave publike.
  • U nënshkruan peticione intelektualësh në mbështetje të reformës dhe një sërë intelektualësh publikë u shprehën hapur publikisht në mbështetje të reformës edhe pse reforma nuk u shpjegua kurrë në publik.
  • U bë fushatë e vrullshme në media në mbështetje të reformës, përfshi mediat sociale.
  • Po aq domethënëse janë parashikimet e Planit Soros të cilat nuk u përmbushën sikurse ishin parashikuar, në mënyrë të veçantë:
    • Ndryshe nga objektivi fillestar i Sorosit, reforma e miratuar jo vetëm nuk e forcoi rolin e Presidentit, por praktikisht e ktheu atë në një figurë ceremoniale pa asnjë rol në sistemin politik të vendit.
    • Në vend që të rriste kontrollin dhe balancimin reciprok të pushteteve, reforma e zbehu më shumë rolin e legjislativit dhe të gjyqësorit në kontrollin dhe balancimin e pushteteve dhe rriti pushtetin e pakontrolluar të ekzekutivit.

    Mund të spekullohet se këto shmangie të rëndësishme janë lëshimet që Soros i ka bërë Kryeministrit Rama.

    Së fundmi, vlen të theksohet edhe diçka. Hartuesit e planit për ndryshimin e Kushtetutës kanë qenë të vetëdijshëm mbi vështirësinë e një sipërmarrje të tillë.

    “Nxitja e reformave kushtetuese është përherë një lojë e rrezikshme,” shprehet dokumenti duke paralajmëruar se “ekziston mundësia që Kushtetuta të përfundojë në një gjendje më të keqe nga sa është tani.”

    Tani që Soros e realizoi “idenë e tij të madhe” për reformimin kushtetues në Shqipëri mbetet të shpresojmë që të mos përmbushet ky paralajmërim ogurkeq.

Marrë nga Exit.al


Etiketa: emailefondacionireforma kushtetueseSOROS


Ju sugjerojmë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
-U tha në Opinion

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

4 Qershor, 2026 9:20 pm
5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
Aktualitet

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

4 Qershor, 2026 8:27 pm
Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
Aktualitet

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

4 Qershor, 2026 7:27 pm
Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
Aktualitet

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

4 Qershor, 2026 7:22 pm
“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve
Aktualitet

“Rama në burg, Berisha në burg”, dita e pestë e protestës së qytetarëve

4 Qershor, 2026 6:48 pm
Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit
Aktualitet

Kafazi i xhamit gjatë seancave, reagon Komiteti Shqiptar i Helsinkit

4 Qershor, 2026 6:41 pm
SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s
Bota

SHBA i kërkon Evropës dhe Kanadasë të forcojnë forcat ajrore dhe detare të NATO-s

4 Qershor, 2026 5:32 pm
Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse
Sport

Botërori 2026/ Qyteti Meksiko paralizohet nga protesta, 1 javë para ndeshjes hapëse

4 Qershor, 2026 4:21 pm
SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja
Kronikë

SPAK zgjeron hetimet ndaj Ballukut, i shton akuza të reja

4 Qershor, 2026 3:15 pm
Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi
Aktualitet

Resorti në Zvërnec, hiqet rrethimi nga zona ku pritet të bëhet ndërtimi

4 Qershor, 2026 3:11 pm
Para
Fotot/ Kim Kardashian godet sërish, “hot” dhe pa turp

Fotot/ Kim Kardashian godet sërish, "hot" dhe pa turp

Zëvendës trajnerit të Partizanit i bie të fikët në stërvitje

Zëvendës trajnerit të Partizanit i bie të fikët në stërvitje

Dikush tentoi të vrasë themeluesin e WikiLeaks

Dikush tentoi të vrasë themeluesin e WikiLeaks

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë

Zvërneci, Blendi Klosi: Projekti vazhdon të jetë krenaria jonë
4 Qershor, 2026

Sekretari i Përgjithshëm i PS, Blendi Klosi është shprehur në emisionin “Opinion” se projekti në Zvërnec është krenaria e qeverisë....

Lexo më shumë

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec

5 kërkesat e protestuesve: Dorëheqje e qeverisë dhe anulimi i projektit në Zvërnec
4 Qershor, 2026

Mijëra qytetarë protestojnë për të pestën ditë radhazi para kryeministrisë kundër projektit të Zvërnecit dhe për kauza të tjera. Për...

Lexo më shumë

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi

Mijëra qytetarë para Kryeministrisë, mesazh qeverisë: Ju erdhi fundi
4 Qershor, 2026

Mijëra qytetarë kanë mbushur këtë mbrëmje bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke iu bashkuar protestës kundër projektit për ndërtimin e një...

Lexo më shumë

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më

Zvërneci/ Rama përgjigjet nga Mali i Zi: Na e kaluan njëherë, tani s’bëhet llaf më
4 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka folur nga Mali i Zi, aty ku sipas tij është ndërtuar një projekt që nuk e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}