Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon RTSH: Ja pse nuk u transmetua miqësorja e kombëtares

2016/09/01 at 5:45 PM
në Sport, Te Fundit
Kohë leximi: 4 min
A A
Reagon RTSH: Ja pse nuk u transmetua miqësorja e kombëtares

Pamundësia për të ndjekur kombëtaren shqiptare të futbollit në RTSH, në përballjen me Marokun, ka nxitur pakënaqësi te tifozët të cilët kanë reaguar nëpërmjet rrjeteve sociale kundër këtij institucioni.


Por ky i fundit ka bërë të ditur nëpërmjet një sqarimi publik se nuk kishte faj për ndeshjen në fjalë, të drejtat e të cilës i gëzonte një palë e tretë që kishte organizuar ndeshjen.

Në sqarimin publik, Departamenti i Sportit në RTSH ka hedhur edhe akuza të rënda për procedurat e shitjes së të drejtave të transmetimit të kombëtares dhe atë që e cilësoi si “privatizimin” e kuqezinjve.

“Duke lënë mënjanë, gjithçka që është thënë dhe shkruar qoftë nga njerëz të painformuar, apo më keq akoma të telekomanduar, ju sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH­së. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH”.-thuhet në reagim

Ja reagimi i plotë

RTSH ndjen për detyrim të sqarojë publikun e gjerë, se përse nuk u transmetua ndeshja miqësore ShqipëriMarok, zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës, ditën e mërkurë në mbrëmje. Duke lënë mënjanë, gjithçka që është thënë dhe shkruar qoftë nga njerëz të painformuar, apo më keq akoma të telekomanduar, ju sqarojmë se kjo ndeshje jo zyrtare nuk i është ofruar fare RTSH­së. Institucioni ynë është interesuar qysh ditën që është shpallur kjo ndeshje miqësore tek kompania që gëzonte të drejtat televizive, por ende sot e kësaj dite nuk kemi një përgjigje zyrtare për ofertën e dërguar nga RTSH.

Pavarësisht çdo çmimi, RTSH siguron se do të blejë çdo të drejtë të çdo ndeshjeje të Kombëtares, sikurse ka bërë me kualifikueset e Botërorit, por kur kjo behet në rruge zyrtare, ligjore, me procedura të rregullta tenderimi, për sa kohe që nën presionin e interesave, ligji që i jepte me parë të drejtën automatike RTSH­së, të transmetonte ndeshjet e Kombëtares, është amenduar. Ju sigurojmë, që nuk jemi dhe nuk do të bëhemi pjesë e pazareve të tavolinave që bëhen nga sekserë të ndryshëm. RTSH­së nuk i ka ardhur asnjë ofertë zyrtare, nga asnjë institucion apo kompani në lidhje me këtë miqësore.

Lajmet dhe shifrat që qarkullojnë janë të pavërteta dhe me një qëllim dashakeq. Cilido është i ftuar pranë institucionit tonë për tu informuar në lidhje me gjithë procedurën zyrtare të ndjekur nga RTSH­ja në këtë rast. Ne, patjetër e kuptojmë reagimin popullor në lidhje me “privatizimin” e Kombëtares, e cila përsëri nuk u transmetua në asnjë kanal televiziv “free” (pa pagesë), por nuk mund të mbajmë mbi supe “faturën” për këtë mos­transmetim ne si RTSH që kemi bërë përpjekjet maksimale deri në minutat e fundit.

Ka ikur ajo kohë kur ky institucion ka blerë të drejtat televizive nga sekserë që duan të pasurohen, ose të nxjerrin shpenzimet e tyre, nëpërmjet shitjes “dorë më dorë” të Kombëtares dhe të drejtave televizive të saj. RTSH edhe këtë radhë ka ndjekur çdo procedurë, duke u interesuar direkt tek kompania që “gëzonte” këto të drejta dhe nuk është faji i institucionit tonë, që kjo kompani, pa patur asnjë masë detyruese nga FSHF­ja (për ta transmetuar të paktën në një kanal pa pagesë Kombëtaren), as nuk shpall tender të drejtash televizive dhe as nuk e konsideron fare kërkesën e RTSH­së.

E pra, RTSH nuk mund të përdoret më, si “dorë e tretë” apo e katërt, blerjesh të drejtash që rriten artificialisht dhe pa asnjë logjikë tregu, por me synimin e vetëm për tu pasuruar nga “magjia” që dhuron Kombëtarja e futbollit. RTSH ju informon se ka nisur një politikë të re, sidomos në transmetimet sportive. Kontratat e lidhura për ndeshjet kualifikuese të Kombëtares Shqiptare, ndeshjet kualifikuese të Kosovës, të ekipeve më të njohura evropianë, të fazave finale të Botërorit 2018, apo 2022 (të drejta ekskluzive këto), të ndeshjeve të Kampionateve shqiptare të futbollit (Kategoria Superiore, Kategoria e parë, apo Kampionati i moshave), të UEFA Europa League, duke transmetuar qysh në periudhën e verës, ekipet shqiptare si Kukësin apo Partizanin, ekskluzivisht,… ndoshta këto, kanë shqetësuar me të drejtë operatorët e tjerë.

Ju garantojmë që ky është vetëm fillimi… RTSH do të bëj maksimumin, sot e në vazhdim që të garojë në çdo tender të drejtash transmetimi si një institucion serioz, si një partner ideal mediatik për çdo Federatë, për çdo aktivitet, kombëtar e ndërkombëtar. RTSH transmetoi për të parën herë, Kombëtaren tonë të basketbollit në një ndeshje luajtur në Gjeorgji një ditë më parë dhe do vazhdoj t’i transmetojë të gjitha ndeshjet kualifikuese që Përfaqësuesja jonë “e koshit” do të zhvilloj në kuadrin e kualifikueseve për Euro 2017.

Po kështu, do të vazhdojmë edhe me volejbollin shqiptar, për të përmbushur jo vetëm misionin si media publike, por edhe për të shërbyer në rritjen e cilësisë së sportit kombëtar. Kanali sportiv televiziv pa pagesë, RTSH Sport, që do të fillojë transmetimet 24 orë në ditë dhe që do të ketë shtrirjen e TVSH­së, siç duket, ka stimuluar ndjeshëm “baltën” e hedhur orët e fundit, por kjo nuk na ndal dot në rrugën që kemi nisur… Takohemi të hënën në mbrëmje, drejtpërdrejtë nga “Loro Boriçi” me debutimin zyrtar të Kombëtares sonë, Shqipëri – Maqedoni, ora 20.45 në RTSH HD, TVSH dhe RTSH Sport. Departamenti Sportit në RTSH!

Etiketa: kombetarjamiqesorjatransmetimi


Ju sugjerojmë

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
Aktualitet

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

23 Korrik, 2025 6:10 pm
Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
Kryesore

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën

23 Korrik, 2025 5:57 pm
Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
Aktualitet

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

23 Korrik, 2025 5:43 pm
Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
Rajoni

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

23 Korrik, 2025 5:30 pm
Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda
Bota

Tërmeti i fortë godet Kretën, ja sa ishte magnituda

23 Korrik, 2025 5:16 pm
“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”
Aktualitet

“Shqipëria, një vend jashtëzakonisht piktoresk”

23 Korrik, 2025 5:07 pm
KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…
Politikë

KQZ ia dha mandatin Kleana Xhuvelit, reagon Shabani: U mbars mali dhe…

23 Korrik, 2025 4:51 pm
Deputetja britanike:Bandat serbe në veri të Kosovës po paguhen dhe armatosen nga Beogradi
Bota

Britania sanksionon dhjetëra persona, përfshirë një shqiptar

23 Korrik, 2025 4:35 pm
Opozita u vuri zjarrin karrigeve, reagon Spiropali: Djegia e tyre dëshmon nivelin më ekstrem të mungesës së respektit për qytetarët…
Kryesore

Hapja e grupkapitullit të 5-të për integrimin, reagon Spiropali: Kuvendi do të…

23 Korrik, 2025 4:27 pm
Euro-ja dobësohet pas rezultatit të zgjedhjeve evropiane
Aktualitet

Euro prek rekordin historik, zbret në 96 lekë. Ekspertët zbulojnë shkaqet

23 Korrik, 2025 4:15 pm
Para
Reforma në drejtësi miratohet në komision me dy arbitër të huaj

Vetting-u drejt Presidencës, gjyqtarët që 'dorëzohen' nuk kontrollohen

Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Më në fund, ia dolëm...

Skandali/ Në të gjitha pikat e kalimit kufitar transferohen para të pista

E fundit/ Evakuohet aeroporti i Rinasit, një çantë e braktisur vë alarmin

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital

Krujë/ Babai përplas aksidentalisht vajzën e tij, 4-vjeçarja ndërron jetë në spital
23 Korrik, 2025

Një aksident i rëndë ka ndodhur pasditen e sotme në Qerekë të Krujës, ku babai ka përplasur aksidentalisht vajzën e...

Lexo më shumë

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën

Hetimet ndaj Veliajt, SPAK merr të pandehur Klotilda Bushkën
23 Korrik, 2025

SPAK ka marrë të pandehur deputeten e Partisë Socialiste, Klotilda Bushka lidhur me dosjen ndaj kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Erion...

Lexo më shumë

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton

Shkelje e barazisë në tendera, GJKKO shpall fajtore Sonila Qaton
23 Korrik, 2025

Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shpalli fajtore Sonila Qaton për shkelje të barazisë në tendera dhe...

Lexo më shumë

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme

Kosovë/ KDI e cilëson “të paarsyeshme” kërkesën e Osmanit për masë të përkohshme
23 Korrik, 2025

Instituti Demokratik i Kosovës tha se pavarësisht se e vlerëson veprimin e presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, për të kërkuar...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com