Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Vetting-u drejt Presidencës, gjyqtarët që ‘dorëzohen’ nuk kontrollohen

2016/09/01 at 5:51 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Reforma në drejtësi miratohet në komision me dy arbitër të huaj

I miratuar gjatë një seance të jashtëzakonshme me 88 vota, ligji i vetting-ut i është përcjellë këtë të enjte presidentit, i cili sipas Kushtetutës ka fuqinë ligjore të shprehet brenda 20 ditëve.


Në këto hark kohor, presidenti Bujar Nishani ka tre mundësi: të mos shprehet fare për ligjin e vetting-ut, çka do të thotë që nëse merren kufijtë maksimalë të afatit, më 21 shtator, ligji botohet menjëherë në fletoren zyrtare.

Opsioni tjetër është ta kundërshtojë duke ia rikthyer Kuvendit, çka do të sillte një rimbledhje të politikës në Parlament dhe rimiratim të ligjit.

Dhe opsioni i tretë, ta miratojë vetting-un, që do të kërkojë më pas edhe 15 ditë të tjera gjersa ligji të hyjë në fuqi.

Pas kësaj, i konsideruar si “vetting-u” por që kuptimi i tij në shqip është “rivlerësimi kalimtar” i të gjithë gjyqtarëve dhe prokurorëve në vend, do të pasojë me afate të tjera të vendosura ndaj njerëzve të drejtësisë.

Llogaritet të jenë në total 800 gjyqtarë, prokurorë, ndihmës të tyre dhe këshilltarë që do të plotësojnë katër formularë. Brenda 30 ditëve formularët që lejojnë monitorimin e komunikimit dhe financave, kontrollin e figurës dhe deklaratat e pasurisë duhet të dorëzohen tek një komision që do të duhet të ngrihet dhe që do të gëzojë mbrojtje të veçantë nga shteti.

Në formularë gjyqtarë e prokurorë të të gjithë sistemit duhet të deklarojnë edhe për familjarët deri në shkallë të katërt nëse kanë patur kontakte me njerëz nga bota e krimit, qoftë edhe komunikim elektronik nga persona të panjohur.

Ata pyeten në formular: a kanë pranuar dhe shkëmbyer para dhe dhurata nga kriminelët dhe a kanë dijeni që edhe persona të tjerë të lidhur me ligjin të kenë kryer diçka të tillë?

Formulari tjetër i deklarimit të pasurisë parashikon se, në rast të mosdeklarimit të saktë të pasurisë parashikohet shkarkimi nga detyra.

Sipas ligjit, formularët dërgohen pranë komisionit që kërkon të njëjtat afate për t’u përzgjedhur, ndërkohë që brenda 60 ditëve DSIK dhe ILDKPI ka kohë t’i kthejë përgjigje komisionit për formularët, çka do të thotë se do të jetë fillimviti 2017, koha kur do të ketë përgjigje për njerëzit që ndëshkohen apo i shpëtojnë vetting-ut.

Por ligji ofron edhe mundësinë e dorëheqjes nga detyra në pikën 56 të tij, dorëheqje që duhet t’i dorëzohet presidentit, çka sjell edhe mosnënshtrimin e kontrollit nga vetting-u. Çka do të thotë se kushdo nga njerëzit e drejtësisë që do të plotësojë këta formularë do të duhet të mendohet.

Por deri atëherë do të ketë zhvillime të tjera, pasi brenda shtatorit në Shqipëri mbërrin një ekip i vëzhguesve ndërkombëtarë që do t’i bashkangjiten procedurave të rivlerësimit të gjyqtarëve dhe prokurorëve dhe do të duhet të miratohet paketa e ligjeve kryesore, më kryesori prej të cilëve ai për ngritjen e SPAK./TCH

Etiketa: gjyqtaretpresidencavettingu


Ju sugjerojmë

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
Bota

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

11 Qershor, 2026 10:39 pm
Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
Bota

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

11 Qershor, 2026 9:46 pm
Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
Sport

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

11 Qershor, 2026 9:11 pm
Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
Sport

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

11 Qershor, 2026 8:54 pm
Tërhiqet Trump, pranon të shtyjë deri më 9 korrik tarifat ndaj BE
Bota

Trump anulon sulmet ndaj Iranit: Marrëveshja do të nënshkruhet së shpejti

11 Qershor, 2026 8:27 pm
Berisha: Balluku po bën përpjekje që të blejë pasaportë në Serbi dhe vende të tjera
Aktualitet

Berishës i hiqet “non grata”, çfarë thotë DASH

11 Qershor, 2026 7:29 pm
Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës
Aktualitet

Protesta e 12-të/ Qytetarët kërkojnë largimin e Edi Ramës

11 Qershor, 2026 6:53 pm
Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave
Sport

Botërori/ Kush janë pretendentët për t’u shpallur kampionë sipas bookmakers-ave

11 Qershor, 2026 5:33 pm
SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit
Bota

SHBA konfirmon sulmin ndaj anijes së tretë në Gjirin e Omanit

11 Qershor, 2026 4:26 pm
Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë
Kronikë

Luftuan krah ISIS në Siri, dënohen 14 xhihadistë shqiptarë

11 Qershor, 2026 3:12 pm
Para
Majlinda Bregu: E vërteta ime për pjesëmarrjen në qeverinë Rama

Më në fund, ia dolëm...

Skandali/ Në të gjitha pikat e kalimit kufitar transferohen para të pista

E fundit/ Evakuohet aeroporti i Rinasit, një çantë e braktisur vë alarmin

Çifti shqiptar kapet me kokainë të cilësisë së parë në Itali

Çifti shqiptar kapet me kokainë të cilësisë së parë në Itali

Please login to join discussion















TE FUNDIT

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?

Pse është i rëndësishëm për Trump ishulli Kharg?
11 Qershor, 2026

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka paralajmëruar se fundmi se të enjten do ta godasë fort Iranin e po ashtu ka...

Lexo më shumë

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA

Irani: Nuk kemi miratuar asnjë marrëveshje me SHBA
11 Qershor, 2026

Irani mohon Donald Trumpin, i cili kishte nxituar të deklaronte në një postim se jemi shumë afër një marrëveshjeje, dhe...

Lexo më shumë

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026

Meksikë-Afrikë e Jugut/ Bota mban “frymën”, nis ndeshja hapëse e Botërorit 2026
11 Qershor, 2026

Pritja e madhe ka përfunduar dhe Botërori 2026 ka nisur zyrtarisht. Meksika, një nga tre vendet organizatore dhe i pari...

Lexo më shumë

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029

Jose Mourinho rikthehet te Real Madrid, firmos deri në vitin 2029
11 Qershor, 2026

Jose Mourinho është rikthyer zyrtarisht në stolin e Real Madrid. Klubi madrilen ka konfirmuar marrëveshjen me trajnerin portugez, duke mbyllur...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}