Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon ministri Bardhi: Juliana Hoxha të hetohet nga Prokuroria për hyrje të paautorizuar në institucion

2017/06/12 at 7:46 PM
në Aktualitet, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A

Ministria e Drejtësisë ka reaguar pas deklaratave të Sekretares së Përgjithshme të këtij institucioni, Juliana Hoxha, e cila është pezulluar nga detyra. Juliana Hoxha nuk e ka pranuar këtë vendim të ministrit të Drejtësisë Gazment Bardhi, dhe sot tentoi të hynte në institucion me forcë.


Në reagimin e Ministrisë sqarohet se Sekretarja e Përgjithshme vijon të jetë e pezulluar dhe mund ta ankohet pranë gjykatës nëse ka kundërshtime për këtë vendim.

Ministria e Drejtësisë i ka kërkuar Prokurorisë gjithashtu që të nisë hetimet ndaj Juliana Hoxhës për hyrje të paautorizuar në institucion.

Reagimi i Ministrisë së Drejtësisë:

Ministria e Drejtësisë rikonfirmon që Sekretari i Përgjithshëm i Ministrisë së Drejtësisë vijon të jetë ligjërisht i pezulluar nga detyra dhe nuk mund të lejohet të futet në institucion. 

Urdhri nr. 3817, datë 08.06.2017, i Ministrit të Drejtësisë, me anë të së cilit është urdhëruar pezullimi nga detyra i Sekretarit të Përgjithshëm të Ministrisë së Drejtësisë, është në fuqi. Asnjë institucion tjetër shtetërorë, përfshirë Departamentin e Administratës Publike apo Komisionerin e Mbikëqyrjes së Shërbimit Civil, nuk ka cenuar vlefshmërinë e aktit të pezullimit të miratuar nga Ministri i Drejtësisë, për shkak se autoritetin kushtetues për ta bërë këtë e ka vetëm sistemi gjyqësor në vend. Çdo pretendim tjetër në këtë drejtim është manipulim i opinionit publik, dhe tregues i qartë i mungesës së njohurive minimale juridike.

Ministria e Drejtësisë gjen edhe njëherë rastin të ftojë çdo palë të interesuar dhe që nuk është dakord me aktin e Ministrit të Drejtësisë, që t’i drejtohet Gjykatës, si organi kompetent, që shqyrton ligjshmërinë e vendimmarrjeve të Ministrit të Drejtësisë.

Akti i sotëm i Sekretarit të Përgjithshëm të pezulluar nga detyra, për të hyrë në mënyrë të paligjshme dhe me forcë në institucion, është vijim i akteve të paligjshme të ndërmarra gjatë kësaj kohe, si dhe vazhdim i përpjekjeve për të penguar institucionin e Ministrisë së Drejtësisë që të zbatojë ligjin dhe të marrë masat për të mos lejuar përdorimin e institucioneve shtetërore për qëllime politike, apo për të shfokusuar punën e titullarëve të institucionit në drejtim të parandalimit të përfshirjes së nëpunësve publik në veprimtari politike në kundërshtim me ligjin. Ky akt i fortë dëshpërimi dhe paligjshmërie, provon edhe njëherë dështimin e depolitizimit të administratës publike, si dhe fatkeqësisht është tregues i qartë i respektit të ulët që zyrtarë të lartë të shërbimit civil kanë ndaj ligjit.

Ministria e Drejtësisë fton organin e Prokurorisë të procedojë me seriozitet, shpejtësi dhe efikasitet, kallëzimin penal që kanë depozituar sot Shërbimet e Ruajtjes së Ministrisë së Drejtësisë ndaj znj. Juliana Hoxha, për shkak se hyrja e paautorizuar në një institucion të rëndësisë së veçantë, përbën vepër penale dhe është e dënueshme nga Kodi Penal.

 

Etiketa: hyrje te paligjshme ne institucionJuliana Hoxhaministri bardhiprokuroria


Ju sugjerojmë

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
Bota

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

26 Qershor, 2026 2:58 pm
Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
Aktualitet

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

26 Qershor, 2026 1:46 pm
Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
Aktualitet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

26 Qershor, 2026 1:01 pm
Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
Politikë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

26 Qershor, 2026 12:59 pm
Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë
Bota

Temperaturat e larta, 55 persona humbin jetën në Francë

26 Qershor, 2026 12:15 pm
Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë
Kryesore

Integrimi në BE, Rama për median italiane: Askush nuk e ndal dot Shqipërinë

26 Qershor, 2026 11:54 am
Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn
Kronikë

Atentati ndaj ish-prokurorit Ndoja, GJKKO dënon me burg përjetë Plaurent Dervishajn

26 Qershor, 2026 10:54 am
Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani
Bota

Hezbollahu kërkon tërheqjen “pa kushte” të Izraelit nga Libani

26 Qershor, 2026 10:49 am
Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit
Sport

Ancelotti dhe menaxhimi i duhur, si u shndërrua sulmi i Brazilit

26 Qershor, 2026 10:47 am
Qeveria izraelite: Armëpushimi i përhershëm në Gaza, i dyshimtë
Bota

“Do luftojmë”, Netanyahu: Nuk largohemi nga Libani, Siria dhe Gaza

26 Qershor, 2026 10:45 am
Para
Pushohet nga puna mësuesja, marrëdhënie seksuale me 3 nxënës

Pushohet nga puna mësuesja, marrëdhënie seksuale me 3 nxënës

Kërcet debati mes Ramës dhe Spiropalit: “Këta të LSI-së bëjnë me barrë edhe hoxhën e priftin”

Kërcet debati mes Ramës dhe Spiropalit: “Këta të LSI-së bëjnë me barrë edhe hoxhën e priftin”

Halim Kosova në krah të Linda Ramës dhe Saimir Tahirit gjatë festës së PS

Halim Kosova në krah të Linda Ramës dhe Saimir Tahirit gjatë festës së PS
















TE FUNDIT

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike

Lufta në Ukrainë, Rusia godet Kievin me raketa balistike
26 Qershor, 2026

Shpërthime të fuqishme u dëgjuan në Kiev, pak minuta pasi autoritetet ukrainase lëshuan alarmin për raketa ruse që po drejtoheshin...

Lexo më shumë

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro

Nis ndërtimi i burgut të ri në Kukës me investim 6.4 milionë euro
26 Qershor, 2026

Në Kukës kanë nisur punimet për ndërtimin e Institucionit të ri të Ekzekutimit të Vendimeve Penale, një investim me vlerë...

Lexo më shumë

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet

Helmimi i 64 kursantëve në Akademinë e Sigurisë, Salla: Janë izoluar ambientet
26 Qershor, 2026

Ministri i Bujqësisë, Andis Salla, deklaroi se institucionet përgjegjëse kanë marrë të gjitha masat për izolimin dhe bllokimin e ambienteve...

Lexo më shumë

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez

Rama takon në Tiranë ish-presidentin francez
26 Qershor, 2026

Kryeministri Edi Rama ka mirëpritur në Tiranë ish-presidentin e Francës, François Hollande, të cilin e ka nderuar me Medaljen e...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}