Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagon Kremlini pas deklaratës së kancelarit Merz

2025/05/27 at 4:52 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Reagon Kremlini pas deklaratës së kancelarit Merz

Në kohën kur përpjekjet për arritjen e paqes po duken të pasuksesshme dhe sulmet ruse ndaj Ukrainës vazhdojnë, Kancelari gjerman,  Friedrich Merz (CDU) deklaroi të hënën, se nuk do të ketë më kufizime të rrezes së veprimit për armët që dërgohen nga Gjermania në Ukrainë.

“Nuk ka më kufizime në rrezen e veprimit për armët me të cilat furnizohet Ukraina, as nga britanikët, as nga francezët, as nga ne, as nga amerikanët”, tha Merz në Europaforum të WDR.

Rusia sulmon pa mëshirë objektiva civile dhe bombardon qytete, tha Merz. Ukraina nuk po e bën këtë dhe kjo duhet të mbetet kështu. “Por një vend që përballet me një agresor vetëm brenda territorit të vet nuk po mbrohet dot në mënyrë të mjaftueshme.”

Asnjë fjalë për raketat Taurus

Në fillim të luftës pas agresionit rus, Perëndimi nuk e furnizoi Ukrainën me armë me rreze të gjatë veprimi, me qëllim parandalimin e një përshkallëzimi të konfliktit. Ndërkohë, Britania e Madhe dhe Franca i kanë furnizuar Kievit raketat Storm Shadow/Scalp. Në Gjermani, debati u përqendrua kryesisht rreth raketave Taurus me një rreze veprimi prej 500 kilometrash. Në Forumin Evropian, Merz nuk e përmendi në mënyrë të qartë llojin e armës, por qeveria e re federale e ka bërë të qartë ndërkohë, se për arsye strategjike nuk do të komentojë më në detaje dërgesat e armëve në Ukrainë. Sipas informacioneve të deritanishme nuk janë dërguar raketat Taurus.

Deklaratat e Merz-it hasën në reagime të përziera në politikën gjermane. Deputetja e Partisë së Gjelbër, Agnieska Brugger, e mirëpriti atë në portalin gjerman RND si “logjike dhe të vonuar prej kohësh”. Ajo kërkoi që Ukrainës t’i jepen tani edhe raketat Taurus të kërkuara nga Kievi. Kurse kryetari i grupit parlamentar të Partisë së Majtë, Sören Pellmann e dënoi luftën agresore të Rusisë, por ngriti shqetësimin, se “dorëzimi i armëve gjithnjë e më të rënda nuk i ka dhënë fund luftës”. Fakti që tani nuk ka më kufizime për rrezen e veprimit për armët që dërgohen në Ukrainë mund të “çojë në përshkallëzim të mëtejshëm”.

Reagon Kremlini

Rusia i dënoi ashpër deklaratat e kancelarit Merz. Kremlini tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi do të ishte një hap i rrezikshëm. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha se dërgimi i armëve me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë “bie ndesh me përpjekjet e Moskës për të gjetur një zgjidhje politike”. Nga ana tjetër vetëm të hënën në mbrëmje (26.05.) u zhvilluan sulmet më të mëdha me dronë nga Rusia kundër Ukrainës që nga fillimi i luftës. Pavarësisht përpjekjeve ndërkombëtare, nuk ka shenja nga pala ruse se do të braktisë kërkesat maksimale dhe do të kërkojë një kompromis.

Ministri i Jashtëm gjerman, Johann Wadephul i hodhi poshtë kritikat ruse. “Ka pasur disa kërkesa dhe mundësi që presidenti rus të ulet në tryezën e negociatave dhe ai i ka refuzuar ato”, tha politikani i CDU-së në një takim me kolegun e tij portugez Paulo Rangel në Lisbonë. “Ne gjithmonë e kemi bërë të qartë se kjo sjellje nuk do të kalojë pa pasoja”, shtoi Wadephul. Gjermania do të vazhdojë ta mbështesë ushtarakisht Ukrainën “në mënyrë që ajo të mund të mbrohet dhe të parandalojë agresorin rus të vazhdojë me sukses luftën”./DW

Ju sugjerojmë

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
Bota

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

8 Nëntor, 2025 3:24 pm
Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
Bota

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

8 Nëntor, 2025 2:01 pm
Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
Sport

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

8 Nëntor, 2025 1:17 pm
Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
Politikë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

8 Nëntor, 2025 12:41 pm
Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim
Kronikë

Arrestohen në Rinas 3 persona të shpallur në kërkim

8 Nëntor, 2025 12:24 pm
Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë
Aktualitet

Rama për të sëmurët me kancer, mjekët e infermierët:1 miliard euro për shëndetësinë

8 Nëntor, 2025 12:08 pm
Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër
Aktualitet

Vinte nga Serbia, AKU bllokon kamionin me 25 ton misër

8 Nëntor, 2025 11:38 am
Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55
Sport

Basketbollisti që vendosi rekord/ Gjatë 2.36 metër, vesh këpucë me numrin 55

8 Nëntor, 2025 11:17 am
Helmohen disa banorë në Bulqizë
Kryesore

Aksident në Lezhë-Milot/ Humbin jetën dy persona, shoferi ishte i dehur

8 Nëntor, 2025 11:13 am
‘Jam i zhgënjyer’/ Trump i jep Putinit vetëm 10 deri 12 ditë për armëpushim
Bota

SHBA bojkoton G20 në Afrikën e Jugut, Trump: Abuzuan me të drejtat e njeriut

8 Nëntor, 2025 10:35 am
Para
Mbyllen hetimet për Metën dhe Kryemadhin, avokati zbardh akuzat:Procesi i shekullit!

Mbyllen hetimet për Metën dhe Kryemadhin, avokati zbardh akuzat:Procesi i shekullit!

Shqipëria, e varur nga turizmi i Verës

Shqipëria, e varur nga turizmi i Verës

“Beteja” në PD/ Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës, arsyeja

“Beteja” në PD/ Andia Ulliri pretendon mandatin e Arjan Ndojës, arsyeja

TE FUNDIT

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?

Pse Gjermania nuk ndërtoi një bombë atomike para Amerikës?
8 Nëntor, 2025

Edhe ndërtimi i bombës së parë bërthamore ishte rezultat i një gabimi dhe një keqkuptimi serioz. Gjermania kishte shkencëtarët më...

Lexo më shumë

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse

Orban: Hungaria është përjashtuar nga sanksionet e SHBA-së për energjinë ruse
8 Nëntor, 2025

Kryeministri hungarez, Viktor Orban, tha se shteti i tij ka përfituar përjashtim nga sanksionet amerikane sa i përket blerjes së...

Lexo më shumë

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit

Mësohet vendi dhe data e përballjes së madhe Spanjë–Argjentinë, Yamal kundër Messit
8 Nëntor, 2025

Futbolli botëror përgatitet për një spektakël të rrallë, Spanja dhe Argjentina do të përballen në një duel historik që pritet...

Lexo më shumë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë

Sekuestrohen 12 milionë euro pasuri në Sarandë
8 Nëntor, 2025

Pasuri me vlerë 12 milionë euro, të dyshuara të përfituara nga të ardhura të paligjshme janë sekuestruar në Sarandë. Ndaj...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com