Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Reagim manovër për të hequr përgjegjësitë, ja ku dështoi federata

2016/05/06 at 6:14 PM
në Sport
Kohë leximi: 2 min
A A
Reagim manovër për të hequr përgjegjësitë, ja ku dështoi federata

FSHF-ja dënon dhunën e ndodhur në derbi, duke e cilësuar të rëndë sherrin masiv që ndodhi në mes të kryeqytetit. Sipas “qeverisë” së futbollit tonë, gjithçka ngjau nuk ka lidhje me këtë sport dhe është shumë larg rregullave të “fair play”-it.

Për këtë motiv ata u tërhoqën vëmendjen klubeve për të marrë masa, që ngjarje të tilla mos përsëriten më. Nga ana tjetër, ky institucion u bën thirrje të hapur komisioneve përkatëse, në këtë rast Disiplinës, që ta zbatojë me përpikëri rregulloren.

Ata presin që të dënohen shkaktarët e ngjarjeve të tilla. Megjithatë, ky reagim i vet FSHF-së duket tejet i thatë. Si organizatore e garës, detyrimisht veç fajit që kanë të dy klubet, mbi të gjitha ekipi pritës, përgjegjësia më e madhe bie mbi vetë federatën.

Deklarata e postuar dje në faqen zyrtare të këtij organi dukej më shumë se një manovër për të shmangur përgjegjësinë. Gjithçka ndodhi ishte para syve të vet zyrtarëve të ndeshjes, raporton panoramasport. 

Veç neglizhencës së policisë, e cila e shoqëroi me sy përleshjen dhe dhunën masive, pjesë në këtë situatë të krijuar ka edhe vetë delegati i ndeshjes, që në këtë rast është fuqiplotë.

Është e pakuptimtë që afro 20 minuta pasi ishte mbyllur ndeshja, në fushën e “Selman Stërmasi”- t kishte me dhjetëra persona të paautorizuar për të qëndruar aty. Dhe sigurisht që këtu faji është i vetë federatës, që në kësi situatash duhet të jetë më strikte.

Në rast se do t’u ishin mbyllur dyert personave në fjalë, atëherë gjithçka do të ishte shmangur. Vetë pamjet dëshmojnë se në pistë kanë qenë të shumtë njerëzit që nuk kishin fare lidhje me klubet, të cilët duhet të ishin larguar me kohë nga ky impiant.

DEKLARATA

FSHF-ja reagon për dhunën: Të zbatojnë rregulloren

“Federata Shqiptare e Futbollit dënon ashpër dhunën e ushtruar pas përfundimit të ndeshjes së javës së 33-të të kampionatit kombëtar të Superligës, Tirana-Partizani, e zhvilluar mbrëmë në stadiumin ‘Selman Stërmasi’. Duke e konsideruar të rëndë një ngjarje të tillë, e cila nuk ka asnjë lidhje me lojën e futbollit dhe frymën e ‘fairplay’- it, ajo iu tërheq vëmendjen klubeve për të marrë masa që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Gjithashtu, ajo kërkon të sensibilizojë opinionin futbolldashës shqiptar se acarimi i situatës përpara ndeshjeve të rëndësishme (sidomos kur bëhet fjalë për ndeshje derbi) krijon tension dhe mund të prodhojë akte të dhunshme, ashtu siç ndodhi dje në mbrëmje (të mërkurën).

Federata Shqiptare e Futbollit u kërkon komisioneve përkatëse që të zbatojnë në mënyrë rigoroze rregulloren për shkaktarët e ngjarjeve të tilla, që s’kanë lidhje me futbollin. Nga ana e tyre, vetë klubet duhet të punojnë sa më shumë me tifozëritë dhe stafet e tyre që ngjarje të tilla të mos përsëriten.

Dhe kjo nuk bëhet në një ditë, por duke bashkëpunuar vazhdimisht”, shkruante FSHF-ja në reagimin e saj.

Ju sugjerojmë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
Sport

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

9 Qershor, 2025 9:46 pm
Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit
Sport

Cristian Chivu zgjidhet trajneri i ri i Interit

9 Qershor, 2025 5:38 pm
Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!
Kryesore

Sfida me Letoninë, Asllani: Do jetë ndeshje e vështirë taktike!

9 Qershor, 2025 4:47 pm
“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë
Kryesore

“Për penalltitë vendos unë”, Silvinjo: Ndeshje e vështirë ndaj Letonisë

9 Qershor, 2025 4:47 pm
40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord
Sport

40 vjeç, Cristiano Ronaldo vazhdon të vendos rekord

9 Qershor, 2025 4:23 pm
Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë
Kryesore

Kombëtarja Shqiptare në Riga, zhvillon përgatitjet e fundit për Letoninë

9 Qershor, 2025 1:56 pm
‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit
Kryesore

‘Shqipëri-Serbi’/ FSHF-policisë: Puna juaj garantoi zhvillimin e sigurt të eventit

9 Qershor, 2025 1:53 pm
VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb
Sport

VIDEO/ Ndeshja ndaj Serbisë, çfarë ndodhi mes tifozit shqiptar dhe gazetarit serb

8 Qershor, 2025 4:45 pm
Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane
Sport

Luciano Spalletti shkarkohet nga kombëtarja italiane

8 Qershor, 2025 4:22 pm
Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë
Kryesore

Nuk ka kohë për të humbur, Kombëtarja nis përgatitjet për Letoninë

8 Qershor, 2025 1:47 pm
Para
Po grabisnin të riun nga Budva, pranga tre shkodranëve

Po grabisnin të riun nga Budva, pranga tre shkodranëve

Botohet libri “Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937″

Botohet libri “Kisha Ortodokse Shqiptare, një Histori Politike 1878-1937″

Martinez e turpëron keq tifozin në Twitter

Martinez e turpëron keq tifozin në Twitter

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba

Lumturia, Hasimja tregon përjetimin e ditës kur u bë baba
9 Qershor, 2025

Padyshim, momenti më i lumtur për çdo njeri, është ai kur bëhet prind. Ermal Hasimja ndau sonte në “Opinion” pikërisht...

Lexo më shumë

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan

“O trëndafil, ilaç im…”, avokatja i merr 3800 euro e zhduket pa nam e nishan
9 Qershor, 2025

Në shkurt të këtij viti, emisioni “Stop” transmetoi një problematikë nga Lushnja. Bexhet Vrapi, tregoi se kunati i tij, që...

Lexo më shumë

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve

Federata Serbe: Vlerësojmë mikpritjen e FSHF, jo sjelljen e tifozëve
9 Qershor, 2025

Dy ditë pas ndeshjes në Shqipëri që përfundoi pa gola, Federata Serbe e Futbollit ka publikuar një deklaratë për ditët...

Lexo më shumë

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?

Çfarë i shkaktoi protestat në Los Angeles?
9 Qershor, 2025

Protestat filluan të premten pasi u zbulua se oficerët e Zbatimit të Doganave të Imigracionit (ICE) po kryenin bastisje në...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com