Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, David Lega ka dënuar shembjen e godinës së Teatrit Kombëtar.
Anëtari i Komitetit të Punëve të Jashtme dhe të Drejtave të Njeriut shkruan se Teatri Kombëtar është renditur si një vend i rrezikuar i trashëgimisë evropiane.
“Ne e dënojmë aksionin dhe dhunën e policisë në Tiranë dhe i bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të ndalojë prishjen e paligjshme të Teatrit Kombëtar, të ndalojë dhunën ndaj artistëve dhe aktivistëve dhe të angazhohet në dialog me të gjithë palët e interesuara përfshirë Europa Nostra dhe Institutin e Bankës Evropiane të Investimeve të cilat janë mbështetur nga Komisioni Evropian dhe është i gatshëm për të ndihmuar.
Teatri Kombëtar është renditur si një vend i rrezikuar i trashëgimisë evropiane.
Ne gjithashtu i bëjmë thirrje kryeministrit Rama që të dëgjojë apelin e Komisionerit Mariya Gabriel dhe të përmbahet nga dëmtimet e pariparueshme.
Le të kujtojmë qeverinë shqiptare në këtë fazë të 15 kushteve që duhet të plotësojë në mënyrë që të fillojnë negociatat e pranimit”, shkruan Lega në një reagim të përbashkët me europarlamentarin Michael Gahler i cili është zëdhënësi i Partisë Popullore Europiane për çështjet e jashtme. / Opinion.al