Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raportohet se Rusia bombardoi rebelët në Alepo, Irani thotë se iu sulmua konsullata

2024/11/30 at 8:16 PM
në Bota, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Raportohet se Rusia bombardoi rebelët në Alepo, Irani thotë se iu sulmua konsullata

Aeroplanët luftarakë rusë raportohet se janë bashkuar me forcat ajrore siriane për t’i bombarduar rebelët që kishin marrë një pjesë të madhe të qytetit veriperëndimor të Alepos, duke e sfiduar pushtetin sundues të presidentit, Bashar al-Assad, në këtë vend të Lindjes së Mesme të përçarë nga lufta gjatë viteve të fundit.


Ndërkohë, Irani tha më 30 nëntor se rebelët e kanë sulmuar konsullatën e tij në Alepo, duke shtuar se ky ishe “agresion nga elementë terroristë”, megjithëse tha se nuk ka të lënduar dhe nuk dha shumë hollësi për ngjarjen.

Ministrat e jashtëm të Rusisë dhe Iranit shprehën mbështetje për aleatin e tyre të vjetër, Sirinë, sipas mediave shtetërore iraniane, të cilat cituan Abbas Araqchin e Iranit duke i thënë Sergei Lavrovit të Rusisë në një telefonatë se sulmet ishin pjesë e një plani izraelito-amerikan për destabilizimin e rajonit.

Sulmet ajrore thuhet se ndodhën një ditë pasi islamistët dhe aleatët e tyre të mbështetur nga Turqia depërtuan në Alepo në një ofensivë të papritur kundër forcave të Qeverisë së Assadit. Raportet nga terreni thanë se rebelët kishin kapur pjesën më të madhe të qytetit, megjithëse hollesitë mbesin të paqarta.

Ushtria siriane konfirmoi se rebelët kishin hyrë në Alepo, por nuk pati konfirmim për sulmet ajrore ose për pjesëmarrjen e aeroplanëve rusë.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov, tha më 29 nëntor se Rusia i konsideron veprimet e rebelëve si shkelje të sovranitetit të Sirisë.

“Ne jemi në favor të autoriteteve siriane që të vendosin rregull dhe të rivendosin rendin kushtetues sa më shpejt të jetë e mundur”, tha ai.

Reuters citoi dy burime ushtarake siriane të kenë thënë se aeroplanët rusë dhe sirianë vunë në shënjestër pozicionet e rebelëve në një periferi të Alepos më 30 nëntor. Burimet thanë se Kremlini i ka premtuar Sirisë ndihmë shtesë ushtarake, që pritet të arrijë brenda dy deri në tre ditësh.

Observatori Sirian për të Drejtat e Njeriut, një monitorues i luftës, tha se luftëtarët, të udhëhequr nga lëvizja ekstremiste islamiste Hayat Tahrir al-Sham (HTS), morën nën kontroll “gjysmën e qytetit të Alepos,” duke detyruar forcat qeveritare të tërhiqen.

HTS më parë ka pasur lidhje me grupet ekstremiste Al-Qaeda dhe Shteti Islamik (IS), megjithëse shumë udhëheqës thuhet se janë ndarë nga ato organizata. Ajo më parë njihej si Jabhat al-Nusrah dhe Fronti al-Nusrah, i cili ishte dega e Al-Qaedës në Siri dhe është konsideruar organizatë terroriste nga OKB-ja dhe Shtetet e Bashkuara.

Ofensiva e rebelëve filloi më 27 nëntor, duke shtyrë ushtrinë siriane të mbyllë të gjitha rrugët kryesore brenda dhe jashtë qytetit.

Rami Abdel Rahman, drejtori i Observatorit Sirian, i tha Radio Fardas së REL-it se rebelët e armatosur kishin qenë duke u përgatitur për operacionin që nga shtatori, por Turqia e kishte parandaluar atë deri tani.

Dhuna në Alepo ndërpret një pauzë në luftën civile siriane, e cila ka qenë kryesisht e qetë gjatë katër viteve të fundit. Konflikti përfshinte Qeverinë e Assadit të mbështetur nga Moska dhe Teherani kundër rebelëve siriano-kurdë të mbështetur nga Shtetet e Bashkuara, ndërsa Turqia ndihmoi grupe të tjera rebele. Ushtria amerikane ende ka një numër trupash të vendosura në zonat e mbajtura nga kurdët në Siri.

Organizatat terroriste, përfshirë Shtetin Islamik, gjithashtu ishin të përfshira në luftime.

Rusia, Turqia dhe Irani nënshkruan një marrëveshje në vitin 2019 për të ngrirë konfliktin në pozicionet e atëhershme.

Observatori Sirian tha se të paktën 16 civilë u vranë më 30 nëntor kur një sulm ajror, i kryer ndoshta nga aeroplanët luftarakë rusë, goditi Alepon. Ai tha se sulmi “shënjestroi automjete civile” në një kryqëzim, duke lënë gjithashtu 20 persona të plagosur.

Ky incident e çon numrin e përgjithshëm të viktimave në qytet gjatë katër ditëve të fundit në 327.

Observatori me bazë në Britani mbledh informacionin e tij nga burime në fushëbetejë dhe ka qenë i rëndësishëm gjatë gjithë luftës civile siriane.

Luftimet ndodhën mes frikës për një luftë më të gjerë në Lindjen e Mesme.

Forcat izraelite në Gazë po luftojnë ekstremistët e Hamasit – të cilësuar si një organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe BE-ja – ndërsa një armëpushim është në fuqi në Liban, ku Izraeli ka goditur drejtuesit e Hezbollahut, gjithashtu të cilësuar si grup terrorist nga Uashingtoni. BE-ja e ka futur në listën e zezë krahun ushtarak të Hezbollahut, por jo krahun politik.

Izraeli ka kryer sulme edhe kundër rebelëve Huthi të mbështetur nga Irani në Jemen./rel



Ju sugjerojmë

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
Aktualitet

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

7 Qershor, 2025 1:44 pm
Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
Aktualitet

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

7 Qershor, 2025 1:31 pm
Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
Kryesore

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

7 Qershor, 2025 1:22 pm
Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
Politikë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

7 Qershor, 2025 1:09 pm
Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit
Sport

Asllani: Fitore me Serbinë për ëndrrën e Botërorit

7 Qershor, 2025 12:48 pm
Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!
Kryesore

Sfida Shqipëri-Serbi, FSHF thirrje tifozëve: Do jeni të vëzhguar me kamera sigurie!

7 Qershor, 2025 12:29 pm
Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?
Bota

Cilat mund të jenë pasojat e grindjes mes presidentit Donald Trump dhe Elon Musk?

7 Qershor, 2025 12:18 pm
Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë
Politikë

Maqedonia e Veriut planifikon hapjen e konsullatës në Korçë

7 Qershor, 2025 12:04 pm
Dështon për herë të 27-të konstituimi i Kuvendit të Kosovës
Rajoni

Dështon për të 28-ën herë konstituimi i Kuvendit të Kosovës

7 Qershor, 2025 11:54 am
Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?
Rajoni

Kosovë/ Çfarë do të ndryshonin zgjedhjet e reja parlamentare?

7 Qershor, 2025 11:41 am
Para
Dëbora arrin deri në 20 cm në zonat malore, Emergjencat Civile: Nuk ka probleme në akset rrugore

Dëbora arrin deri në 20 cm në zonat malore, Emergjencat Civile: Nuk ka probleme në akset rrugore

Kryeministri i Polonisë inspekton fortifikimet mbrojtëse në kufirin me Rusinë

Kryeministri i Polonisë inspekton fortifikimet mbrojtëse në kufirin me Rusinë

Presidentja e Gjeorgjisë sfidon në Kushtetuese ligjin për “agjentë të huaj”

Presidentja gjeorgjiane e shpall parlamentin të paligjshëm mes protestave pro-BE-së
















TE FUNDIT

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit

Tentoi të dalë nga Rinasi me 194.000 € të padeklaruara,procedohet shtetas izraelit
7 Qershor, 2025

Policia Kufitare e Rinasit në bashkëpunim me shërbimet doganore, kanë goditur një tjetër rast të mosdeklarimit në pikën e kalimit kufitar,...

Lexo më shumë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë

Përfshihet nga flakët fusha e mbetjeve në Vlorë
7 Qershor, 2025

Këtë të shtunë, vendgrumbullimi i mbetjeve në qytetin e Vlorës është përfshirë sërish nga flakët e zjarrit. Sipas asaj që...

Lexo më shumë

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!

Shqipëri-Serbi, Berisha mesazh për ndjeshjen: Fitore Kombëtares sonë!
7 Qershor, 2025

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, në konferencën e sotme për shtyp, ndër të tjera ka përcjellë një mesazh për...

Lexo më shumë

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…

Sali Berisha zbulon arsyen e largimit të komandantit të Gardës: U shkarkua sepse…
7 Qershor, 2025

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar paraditen e sotme lidhur me  largimin e komandantit të Gardës së Republikës,...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com