Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti sekret i policisë greke: Mafia shqiptare kërcënim për vendet e BE

2017/08/07 at 3:47 PM
në Aktualitet, Kronikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Greqi/ Shqiptarja vrau nënën dhe u arratis

“Krimi i organizuar shqiptar gjatë dekadës së fundit është një nga kërcënimet kryesore për shtetet anëtare të Bashkimit Europian. Me gjithë përpjekjet e bëra, kërcënimi mbetet i madh. Greqia, për shkak të afërsisë me Shqipërinë, është prekur drejtpërdrejt nga aktivitetet e organizatave kriminale shqiptare si rezultat i numrit të madh të emigrantëve që jetojnë në vendin tonë”.


Kështu theksohet në një raport konfidencial të Policisë së Greqisë për mafien shqiptare. Raporti i autoriteteve greke mban datën 25 korrik 2017 dhe një pjesë e këtyre konkluzioneve janë publikuar nga e përditshmja greke “Kathimerini”.

“Organizatat kriminale shqiptare në Ballkanin Perëndimor janë fokusuar kryesisht në trafikun e drogës. Kanabisi është kultivuar në Shqipëri dhe Kosovë, e prej andej është trafikuar në Greqi dhe Itali. Për të importuar heroinë dhe kokainë, këto organizata kriminale bashkëpunojnë me bandat ne Turqi dhe në Amerikën Latine. Shpesh, për të kamufluar veprimtarinë e tyre, përdoret infrastruktura e një biznesi të caktuar. Vihet re gjithashtu edhe ndikimi që ato kanë mbi policinë, doganat dhe nëpunësit civilë”, evidentohet në raport.

Droga më e përdorur

Kanabisi mbetet droga më popullore në BE, dhe Shqipëria është burimi kryesor i trafikimit në vendet evropiane, thuhet në raportin më të fundit të Europol. Droga trafikohet kryesisht nga kufiri i gjelbër apo përmes transportit rrugor gjatë udhëtimit me autobusë nga Shqipëria drejt Greqisë, ku droga fshihet nëpër valixhe nga udhëtarët. Gjithashtu, nga Afganistani dhe Turqia trafikohet heroinë në Shqipëri, e më pas shpërndahet në vendet e tjera të BE-së. Jo vetëm kaq, por grupet kriminale shqiptare kanë kontakte me klanet e drogës në Amerikën Latine. Kjo u evidentua më së miri gjatë muajit qershor 2017, kur një biznesmen shqiptar nga Fieri u arrestua në Greqi për trafik kokaine që kishte mbërritur nga Bolivia.

“Kathimerini” përmend faktin se nga janari i vitit 2016, më shumë se 15.5 tonë hashash janë sekuestruar në territorin grek, prej të cilave 6.8 tonë vetëm në 6 muajt e fundit.

Raporti sekret i autoriteteve greke evidenton edhe problematikën e grabitjeve dhe vjedhjeve nga shqiptarët. Aty thuhet se grupet shqiptare janë përgjegjëse për grabitjet e makinave, të cilat më pas transportohen në Shqipëri dhe Kosovë ilegalisht.

“Tipar i anëtarëve të këtyre organizatave kriminale është përdorimi i dhunës dhe nuk hezitojnë të përdorin armët e zjarrit”, thekson raporti.

Sipas statistikave të listuara në raportin konfidencial grek, shqiptarët janë autorë të 13.571 vjedhjeve dhe grabitjeve nga viti 2010 deri në vitin 2015. Gjithashtu, në 478 raste të vrasjeve dhe 4347 raste të trafikut të drogës janë identifikuar shqiptarë.

“Pjesëmarrja në vepra kriminale e shtetasve shqiptarëve në Greqi është më e lartë në krahasim me të gjitha kombësitë e tjera që jetojnë në shtetin grek”, thotë raporti. /tvklan.al



Ju sugjerojmë

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
Bota

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

16 Korrik, 2026 8:32 pm
Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
Aktualitet

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

16 Korrik, 2026 7:31 pm
Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
Politikë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

16 Korrik, 2026 7:20 pm
Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
Kronikë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

16 Korrik, 2026 7:18 pm
Droni detar ukrainas u gjet pranë Lefkadës, Kievi i kërkon ndjesë zyrtare Athinës
Kronikë

Sherri me thika në Poliklinikën e Shkodrës, arrestohen babë e bir

16 Korrik, 2026 6:32 pm
Protestat për Zvërnecin, Rama: Bisedoj vetëm me ata që më kanë votuar
Kryesore

Deklarata e ministres serbe,Rama:S’do bëhemi kor sa herë flet një “çyryk” në Beograd

16 Korrik, 2026 6:26 pm
Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta
Bota

Shkarkoi ministrin e Mbrojtjes pa dhënë arsye, Zelensky përballet me protesta

16 Korrik, 2026 3:58 pm
Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale
Kryesore

Kamera inteligjente në shkolla, Rama: Sinjalizim për rreziqet në kohë reale

16 Korrik, 2026 2:54 pm
Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…
Kryesore

Smart City, Rama: Historia e makinave që kryejnë krime dhe gjenden të djegura nuk…

16 Korrik, 2026 2:52 pm
Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës
Bota

Musk: Marine Le Pen është shpresa e fundit e Francës

16 Korrik, 2026 1:58 pm
Para
Plagosja tek Komuna e Parisit/ Autorët: Nuk i bëmë atentat Lorenc Hoxhës, u ndeshëm rastësisht

Plagosja tek Komuna e Parisit/ Autorët: Nuk i bëmë atentat Lorenc Hoxhës, u ndeshëm rastësisht

Parashikimi tronditës, pas eklipsit diellor toka do të marrë fund?

Parashikimi tronditës, pas eklipsit diellor toka do të marrë fund?

Kush po e ndot Shkumbinin?

Kush po e ndot Shkumbinin?
















TE FUNDIT

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri

Kanadaja nën “pushtetin” e flakëve, mbi 800 vatra aktive zjarri
16 Korrik, 2026

Më shumë se 800 zjarre pyjore vazhdojnë të digjen në Kanada, ndërsa tymi i tyre ka përkeqësuar ndjeshëm cilësinë e...

Lexo më shumë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë

Dita e 47 e protestës në Tiranë, qytetarët kërkojnë largimin e qeverisë
16 Korrik, 2026

Qytetarët kanë nisur këtë të enjte protestën për të 47 ditë radhazi kundër qeverisë. Me flamuj Kombëtar, pankarta dhe thirrjet...

Lexo më shumë

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër

Kuvendi miraton projektligjet për bujqësinë, Braçe voton kundër
16 Korrik, 2026

Kuvendi ka miratuar disa projektligje që lidhen me sektorin e bujqësisë, ndërsa votimi ka sjellë edhe një qëndrim ndryshe nga...

Lexo më shumë

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar

Aksident në aksin Elbasan–Librazhd, humb jetën shoferi 19-vjeçar
16 Korrik, 2026

Një aksident i rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Elbasan–Librazhd, me pasoja në jetë njerëzish. Në fshatin Mengël, automjeti që...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2026
Dev By Techzero1.com

// Add this to functions.php or a custom plugin function custom_footer_popup_banner() {
×
}