Drejtuesja e forcës “Lëvizja për Ndryshim”, Jozefina Topalli ka folur në lidhje me akuzat në adresë të kreut të PD, Lulzim Basha se ka qenë i përfshirë në raportin e Dick Marty-t.
Gjatë një interviste në “Vizion Plus”, Topalli deklaroi se ka patur dyshime për të kaluarën e Bashës, ndërsa shtoi se nuk ka ditur kurrë asgjë për jetën e tij përpara se të kthehej në Shqipëri.
“Po ta dija tamam do ta kisha thënë. Gjatë të gjithë këtyre viteve kam patur shumë dyshime mbi të kaluarën e tij. Ka qenë gjithmonë shumë e paqartë. Nuk e kam kuptuar kurrë se cila ka qënë e kaluara e tij përpara se të vinte në Shqipëri. Nuk e kuptoj as sot sepse një njeri që ka dështuar në cdo gjë duhet të vazhdoj të mbaj peng kariken e asaj që ka qënë forca politike e endrrave të shqiptarëve. Po ta dija do e kisha thënë. Sigurisht që mendoj shumë gjëra, por, unë nuk dua të nxitohem”,-tha Topalli.
Kujtojmë se kryememokrati ka qenë në fokus të akuzave nga qeveria, e cila ka hedhur dyshime në lidhje me rolin e Bashës në hetimet e bëra në luftën e Kosovës./ Opinion.al