Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Raporti/ DASH: Pandëshkueshmëria dhe korrupsioni, problem në Shqipëri

2016/04/13 at 10:33 PM
në Aktualitet, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Raporti/ DASH: Pandëshkueshmëria dhe korrupsioni, problem në Shqipëri

Departamenti Amerikan i Shtetit ka publikuar raportin për të drejtat e njeriut. Sa i përket Shqipërisë, raporti shkruan për zgjedhjet e fundit vendore, të cilat i vlerëson në përgjithësi, por ndalet në disa probleme.

Për këtë dash i referohet raportit të OSBE-ODIHR për zgjedhjet. “Edhe pse dita e votimit ishte e qetë, pati disa incidente të izoluara.

Partitë politike përdorën fuqinë e tyre për të përfshirë administratën në zgjedhje duke e cenuar disi procesin”, shkruan raporti.

Problem madhor për DASH është korrupsioni, ku jo çdo individ ka qasjen e duhur ndaj ligjit.

“Problem madhor me të drejtat e njeriut mbetet korrupsioni në të gjitha nivelet e qeverisjes, sidomos në atë gjyqësor dhe shëndetësor. Gjithashtu problem mbetet edhe dhuna në familje dhe diskriminimi i gruas”, shkruan raporti.

Probleme të tjera sipas DASH-it janë dhuna dhe metodat e trajtimit të personave të shoqëruar, arrestuar apo marrë në pyetje.

Sipas raportit, autoritetet shkelin në disa raste të drejtat e njeriut kur marrin në pyetje të akuzuar apo të dyshuar për krime të ndryshme.

Gjithashtu, janë vënë re raste të mbajtjes nën arrest të personave pa asnjë bazë akuze. Problem mbeten edhe kushtet në burgje.

Qeveria, shkruan DASH, ka bërë pak sa i përket çështjes së pronave të bllokuara nga diktatura komuniste. Ka ende zvarritje dhe shkelje në këtë drejtim.

Gjithashtu, numërohen raste të shumta të martesave me detyrim; ka shumë fëmijë që detyrohen të lypin në rrugë, sidomos nga komuniteti rom.

Shqipëria vazhdon të jetë një burim dhe destinacion për trafikimin e fëmijëve dhe grave, për qëllime seksi dhe pune.

“Margjinalizimi dhe abuzimi me romët dhe egjiptianët është problem serioz. Përmendim këtu edhe shembjen e vendbanimeve të tyre pa asnjë bazë ligjore”, shkruan DASH.

Gjithashtu, raporti vëren edhe punë të pakët në garantimin e të drejtave të komuniteteve LGBT.

Sa i përket punës, ka ende shumë për të bërë në garantimin e kushteve të saj. Ka fëmijë që shfrytëzohen për punë, siguracionet nuk paguhen dhe puna në të zezë ndëshkohet rrallë.

Pandëshkueshmëria mbetet një problem serioz. Procedimi i personave që kanë kryer vepra penale vazhdon të mbetet arbitrar.

Zyrtarë, politikanë, gjykatës dhe biznesmenë u shpëtojnë procedimeve dhe nuk marrin dënimet që u takojnë për krimet që kryejnë.

“Deri më tani janë vërejtur raste të dënimit të zyrtarëve të vegjël, ndërsa të mëdhenjtë u kanë shpëtuar gjykimit dhe dënimit për shkelje të ndryshme”, përfundon raporti.

Ju sugjerojmë

“Kjo luftë e tmerrshme mund të marrë fund”, Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse
Bota

Tragjedia ajrore në Indi/ Trump: Një nga aksidentet më të këqija në histori

12 Qershor, 2025 8:13 pm
Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën
Bota

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

12 Qershor, 2025 7:45 pm
A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?
Bota

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

12 Qershor, 2025 7:32 pm
Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
Aktualitet

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

12 Qershor, 2025 7:19 pm
Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë
Bota

Rrëzimi i avionit në Indi, i mbijetuari i tragjedisë: Kur u zgjova kisha frikë

12 Qershor, 2025 7:15 pm
Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo
Aktualitet

Ndërhyrje nga toka dhe ajri, vihet nën kontroll zjarri në Qeparo

12 Qershor, 2025 6:59 pm
Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas
Rajoni

Ushtria e Malit të Zi do të trajnojë ushtarët ukrainas

12 Qershor, 2025 6:45 pm
Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri
Sport

Zbulohet stadiumi ku do të luhet ndeshja Serbi-Shqipëri

12 Qershor, 2025 6:30 pm
Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit
Sport

Zyrtare, De Bruyne bëhet lojtar i Napolit

12 Qershor, 2025 6:27 pm
Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve
Aktualitet

Model amerikan për sigurinë në det,formula e Auron Tares për përdorimin e jet ski-ve

12 Qershor, 2025 6:23 pm
Para
Video/ Atletico eliminon Barcelonën

Video/ Atletico eliminon Barcelonën

Video/ Ja si bien fëmijet në rrugë ndërsa makina ecën

Video/ Ja si bien fëmijet në rrugë ndërsa makina ecën

“Bataclan” njofton koncertet e para që prej sulmeve të nëntorit në Paris

"Bataclan" njofton koncertet e para që prej sulmeve të nëntorit në Paris

Please login to join discussion

TE FUNDIT

Tragjedia ajrore në Indi/ Trump: Një nga aksidentet më të këqija në histori

“Kjo luftë e tmerrshme mund të marrë fund”, Trump: Bisedimet me Putinin ishin frytdhënëse
12 Qershor, 2025

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës ka reaguar lidhur me aksidentin tragjik ajror në Indi, ku një avion me...

Lexo më shumë

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën

Gjermania planifikon një pako të re ndihme për Ukrainën
12 Qershor, 2025

Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, tha se Qeveria në Berlin po planifikon një pako të re me ndihmë ushtarake...

Lexo më shumë

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?

A po shpërthen një konflikt i ri midis Armenisë dhe Azerbajxhanit?
12 Qershor, 2025

Raportohet për tensione në rritje përgjatë kufirit midis Armenisë dhe Azerbejxhanit. Banorët e fshatit Khnatsakh në Armeni kanë shprehur shqetësimin...

Lexo më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë

Mjekja shpjegon si përhapet lija e majmunit dhe kush rrezikohet më shumë
12 Qershor, 2025

Mjekja Aurora Dollenberg në një intervistë për gazetarin Drini Zeqo në Klan News, foli për linë e mjamunit, një ditë pasi...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com