Kryesore

Raportet për korrupsionin në Shqipëri, Rama: Llafe të dala nga moda



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 20:47 - 15/02/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama deklaron se Shqipëria po lufton me sukses korrupsionin.

Gjatë një interviste për “Zërin e Amerikës”, tha se lufta ndaj korrupsionit kërkon kohë, teksa i cilësoi raportet ku Shqipëria nuk ka shënuar asnjë përparim në luftën ndaj korrupsionit si llafe të dala nga moda duke mos i marra si të mirëqena.

“Prania e korrupsionit në sistemin tonë është e padiskutueshme, e pavënshme në pikëpyetje por lufta ndaj korrupsionit e ka takuar atë në mënyrën e duhur duke marrë përsipër transformimin e sistemit të shërbimeve. Po të bëjmë një krahasim me disa vite më parë as nuk ka të krahasuar. Lufta ndaj korrupsionit është krijim sistemesh që garantojnë të gjitha proceset e zbatimit të vendimmarrjes në kohën e duhur por kjo kërkon kohën e vet.

Shqipëria ka bërë pak përparime në luftën ndaj korrupsionit. Pse është kaq e vështirë?

Unë kam mësuar me eksperiencën të mos i marrë të mirëqenë këto indekse. Korrupsioni është një sfidë sepse nuk kemi një shtet modern e të mirëorganizuar. Boll shikojmë me raportin Doing Bussines që u pezullua edhe nga Banka Botërore. Nuk dua të vë asnjë hije dyshimi por nuk i marr si të mirëqena këto raporte. I referohemi fakteve konkrete dhe jo llafeve te metodologjive të dala nga moda.

Pas