Rajoni

Ramush Haradinaj tregon si e ka marrëdhënien me Edi Ramën


               Publikuar në : 21:22 - 22/04/19 |
xhu lia

Mbrëmjen e sotme i ftuar në emisionin “Në Kurthin e Piter Pan” në Tv Klan është Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ai i është përgjigjur pyetjeve të bëra nga fëmijët dhe gjithashtu nga moderatorja Alketa Vejsiu. Një nga pyetjet për Haradinaj u realizua përmes një foto, ku ai u shfaq së bashku me Kryministrin e Shqipërisë Edi Rama duke bashkuar duart mbi flamurin kuq e zi gjatë një mbledhje të përbashkët mes qeverive.

Pas kësaj foto moderatorja Vejsiu e ka pyetur Haradinajn nëse me Edi Ramën janë shokë të mirë.

Po jam shumë shok i mirë me Edin, por edhe jam shok i mirë me udhëheqësit e tjerë në Shqipëri,”-është përgjigjur Kryeministri i Kosovës./Opinion.al/

 

Pas