Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama zbulon “kontrabandën” me Di Maion: Morëm fshehurazi vaksina Pfizer

2022/10/09 at 6:36 PM
në Aktualitet, Kryesore, Te Fundit
Kohë leximi: 3 min
A A
Rama zbulon “kontrabandën” me Di Maion: Morëm fshehurazi vaksina Pfizer

Corriere Della Sera ka publikuar fjalimin e kryeministrit Edi Rama, të mbajtur mëngjesin e sotëm në Bergamo, në kuadër të një aktiviteti me titull në “Kultura do të shpëtojë botën”.


Gjatë fjalimit kryeministri Rama ka treguar se ai dhe ministri i Jashtëm Italian Luigi Di Maio kanë kontrabanduar vaksina, duke shpjeguar se kjo ka ndodhur pasi Pfizer u ndalonte të gjitha shteteve të cilat i furnizonte, të shpërndanin vaksinat tek vendet e tjera.

Rama i referohej ministrit të Jashtëm, Luigi Di Maio i cili ishte ulur në rreshtin e parë të Aula Magna të Universitetit të Bergamos, në atë që ishte një nga daljet e tij të para publike pas humbjes së tij në zgjedhje.

Në një fjalim pesëminutësh Rama foli për rëndësinë e “diplomacisë kulturore” dhe të kulturës për Italinë “një vend me 58 zona të UNESCO-s” .

Rama u ndal edhe te situata politike shqiptare dhe marrëdhënia e tij me Italinë që në ditët e diktaturës kur të rinj si ai shkuan në Vlorë jo për det, por për të ndjekur programet televizive italiane.

“Sot po them diçka që askush nuk e di. Unë jam shqiptaro-italian, Di Maio napolitano-shqiptar, që kemi bërë bashkë një operacion kontrabande. Çfarë italiani apo shqiptari jeni nëse jeni gjithmonë në përputhje me ligjin?”, tha Rama.

Ai iu kthye periudhës kur Covid-19 goditi Shqipërinë.

“Njerëzit kishin frikë se do të vdisnin, por nuk kishim mundësi të bënim vaksinën. E pyeta Luigin se a mund të na japësh doza të paktën për mjekët dhe infermierët? Pffizer kishte një kontratë shumë të prerë me qeveritë: Unë iu jap vaksinat, por ju nuk mund t’ia jepni ato askujt.

Diçka që është gjithçka tjetër veçse e krishterë. Luigi tha se do të ishte një gjë shumë serioze. Por, ne e bëmë këtë me shërbimet tona sekrete: dy ministra që i kalonin mallrat kontrabandë njëri-tjetrit për të shpëtuar njerëzit. Më pas nuk mund t’i fshihnim vaksinat, duhej t’i administronim edhe ato. Avokatët e Pffizer kërcënonin me padi dhe donin të dinin se si i morëm ato, por ne thjesht thoshim nga një vend mik. Thashë se kishim mësuar nga napolitanët se nuk duhet të heqësh dorë kurrë nga një mik para policisë”, theksoi Rama.

Ai iu drejtua më pas Di Maioa duke i thënë  “Luigi, tani je njeri i lirë”.

Rama e quajti vendin e tij “një Itali më të ngatërruar” dhe tha se nuk mendon se do të ketë probleme me qeverinë e ardhshme italiane.

“Nuk kemi pasur kurrë probleme në të kaluarën me asnjë lloj qeverie, si me të majtën ashtu edhe me të djathtën sepse ne i përkasim së njëjtës histori: Berlusconi do të kishte qenë një socialist i mirë nëse nuk do të kishte qenë tashmë vendi i zënë në atë anë”, nënvizoi Rama.

Duke folur për zgjedhjet italiane, Rama bëri disa batuta me kryetarin e bashkisë së Bergamos, Giorgio Gori.

“Ai është një nga humbësit më të pabesueshëm në historinë e 30 viteve të fundit. Nuk e di se si keni arritur të humbni, por keni arritur të shkaktoni një humbje siç nuk do ta kishte asnjë kundërshtar”, deklaroi Rama.

Rama u shpreh optimist për hyrjen e Shqipërisë në Bashkimin Evropian.

“Jemi përpjekur shumë herë, por është si të organizojmë një dasmë dhe nusja nuk vjen. Shumë vite diktaturë na kanë bërë vendin më të largët nga Rusia (nuk kemi nevojë të aplikojmë sanksione, e kemi bërë që nga viti 1990) dhe më të afërmit me Evropën dhe SHBA. Ne jemi më pro amerikanë se teksanët. Për BE-në tani jemi më të qetë sepse tashmë ka pasur zgjedhje në vende si Franca dhe Holanda, pasi një ministër para dhe pas zgjedhjeve janë dy njerëz të ndryshëm, qëndrimi është i ndryshëm”, theksoi ai.

Bergamo po i afrohet momentit kur do të bëhet Kryeqyteti i Kulturës në vitin 2023.

“Është një burim krenarie dhe në këtë moment historik është një mundësi e shkëlqyer për të ndërtuar ura dhe për të zbuluar se në botë jemi më afër se sa mendojmë”, tha Di Maio.

Edi Rama theksoi se ftesa në Bergamo është nga të paktët që e ka pranuar.

“Unë kisha dërguar tashmë 30 infermierë atje gjatë pandemisë dhe sot solla personalisht një artist, që jam unë. Bergamo është një realitet spektakolar, ju duhet të ndiheni të lëvduar nga Zoti që ka vendosur të lindni në Bergamo”, përfundoi ai.



Ju sugjerojmë

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
Bota

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

14 Qershor, 2025 11:07 pm
Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
Kronikë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

14 Qershor, 2025 10:48 pm
Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
Sport

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

14 Qershor, 2025 10:34 pm
Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
Aktualitet

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

14 Qershor, 2025 9:49 pm
Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm
Aktualitet

Tatimet publikojnë pagat minimale në turizëm

14 Qershor, 2025 9:21 pm
SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit
Bota

SHBA/Plumbat ndaj politikanëve, shpallet në kërkim ish-bashkëpunëtori i Guvernatorit

14 Qershor, 2025 9:17 pm
Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian
Sport

Historia e pazakontë e sulmuesit të Interit kundër regjimit iranian

14 Qershor, 2025 9:16 pm
Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran
Sport

Sulmet Izrael-Iran, sulmuesi i Interit bllokohet në Teheran

14 Qershor, 2025 8:36 pm
Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t
Bota

Lufta Izrael-Iran “lë pa martuar” djalin e Netanyahu-t

14 Qershor, 2025 8:02 pm
Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj
Bota

Atentat dy ligjvënësve në SHBA, humb jetën zyrtarja demokrate dhe bashkëshorti i saj

14 Qershor, 2025 7:33 pm
Para
Vrasja e 44-vjeçarit në Pukë, shpallet në kërkim autori i dyshuar (Emri)

Elbasan/ Plagoset me thikë një 21-vjeçar

“Na thonë doli dashnorja me dashnorin”, Etleva: Kërkoj të heq një njollë të zezë

“Na thonë doli dashnorja me dashnorin”, Etleva: Kërkoj të heq një njollë të zezë

SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale

SHBA: Vendimi i OPEC-ut dëmton ekonominë globale
















TE FUNDIT

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit

Irani nis valën e dytë të sulmeve ndaj Izraelit
14 Qershor, 2025

Irani njoftoi sot se ka lëshuar të paktën 100 raketa si sulm hakmarrës dhe kundërpërgjigje ndaj Izraelit mbrëmjen e sotme...

Lexo më shumë

Itali/ 45-vjeçarja shqiptare vritet me thikë nga ish-bashkëshorti

Kosovë/ Vritet me armë zjarri një grua në Qendrën për Punë Sociale
14 Qershor, 2025

Një tjetër ngjarje tronditëse ka goditur Italinë. Një grua 45-vjeçare me origjinë shqiptare është vrarë brutalisht me thikë të shtunën...

Lexo më shumë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë

Kur do të prezantohet Gennaro Gattuso në krye të stolit të Italisë
14 Qershor, 2025

Rino Gattuso pritet të jetë trajneri i ri i kombëtares italiane. Presidenti i Federatës Italiane të Futbollit, Gabriele Gravina, dëshiron...

Lexo më shumë

Rekursi i Veliajt në Gjykatën e Lartë, caktohet relatorja e çështjes

Veliaj i kërkon ILD që të pezullojnë Olsi Dadon: Përdori telefonin e punës për të kërkuar leje ndërtimi
14 Qershor, 2025

Ka mbërritur në Gjykatën e Lartë rekursi i paraqitur nga kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. Siç shihet edhe...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com

Nuk ka rezultat
View All Result
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com