Kryeministri Edi Rama ndodhet edhe këtë të Dielë në Shkodër.
Pas takimit të djeshëm me kryebashkiakët socialistë, ai ka mbledhur organizatat partiake për të diskutuar mbi anëtarësimet e reja në PS dhe zgjedhjet e vitit 2025.
Siç raporton Klan News, mbledhja po zhvillohet me dyer të mbyllura dhe nuk pritet një prononcim nga kreu i qeverisë për mediat.
“Temë diskutimi mbeten anëtarësimet e reja të PS, nga rinia e Shkodrës që i bashkohen ngjyrës rozë.Nuk do ketë asnjë feedback për këto rezultate, megjithatë deri më tani përveç anëtarësisë së thjeshtë, janë të pranishëm edhe deputetët e PS dy bashkëkryetarët e PS.”
Kujtojmë se të Shtunën, përmes një deklarate për mediat kryeministri bëri me dije se një nga çështjet ku u fokusua takimi me krerët e bashkive të vendit ishte edhe rritja e pagave për punonjësit e administratës për bashkitë më të vogla. Ai u ndal dhe tek një sërë çështjesh të tjera.