Në kongresin e Partisë së Punës së Shqipërisë në vitin 1991 ajo vendosi të ndryshojë emrin e të quhet Partia Socialiste e Shqipërisë.
Sot bëhen 29 vite nga themelimi i saj.
Që prej asaj kohe PS ka qeverisur vendin për rreth 15 vite, nga viti 1997 deri më 2005 dhe vijon aktualisht që prej vitit 2013.
Qeveritë e Partisë Socialiste në pushtet janë drejtuar nga kryeministrat Fatos Nano, Pandeli Majko, Ilir Meta dhe Edi Rama.
Kryeministri Rama ka uruar me një mesazh në Facebook përvjetorin e themelimit të PS.
“Gëzuar ditën e lindjes së forcës më të madhe politike shqiptare, Partisë Socialiste, e cila në 29 vjet ka fituar e ka humbur zgjedhje, ka pasur shkëlqime e rënie, po kurrë nuk e ka bërë gabimin e cënimit të interesit kombëtar dhe gjithnjë ka ditur të ripërtërihet, në rrugën e një ideje të madhe e të shumë punëve për Shqipërinë, që vazhdon…”, shkruan kryeministri Rama. /Opinion.al