Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result
KONTAKT
  • Hyrja
  • Kryesore
  • Aktualitet
    • Politikë
    • Kronikë
    • Sociale
  • Unë shkruaj
  • Komente
  • Bota
  • Sport
  • InstaBIZ
  • OPINION WEB TV
    • Emisionet
    • U tha në Opinion
    • Si u Veshën
  • Life Style
    • Shëndeti
    • Jetë dhe Stil
    • Teknologji
    • Kulturë
Opinion.al
Nuk ka rezultat
View All Result

Rama “thumbon” Metën: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes

2020/03/01 at 11:59 AM
në Kryesore, Politikë, Te Fundit
Kohë leximi: 2 min
A A
Rama “thumbon” Metën: Vendi jo peng i besëlidhjes apo besëlikes

Sot po zhvillohet dita e tretë e Kongresit të Partisë Socialiste, ku në fokus do të jenë të rinjtë. Gjatë fjalës së tij në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, Rama i ka dërguar një mesazh në distancë Presidentit Ilir Meta, i cili ka organizuar një manifestim ditën e nesërme.

Kryeministri tha se vendi nuk mund të jetë peng i besëlidhjes apo “besëlikes”, por duhet të ecë përpara. Rama tha gjithashtu se; “S’mund të jetë debat që të marrim vendin peng, debati që ka marrë mediat peng për gjithë këto kohë, besëlidhja dhe besëlikja, nuk është ky debati. Kush është me besëlidhjen, kush është me besëliken. Ky vend nuk është peng i atyre që shfaqen në televizor sikur janë ata dhe pas atyre nuk ka asgjë tjetër”.

Duke folur para të rinjve, me këshilla se si duhet të ndërtojnë rrugën e komunikimit me njerëzit, kryeministri ‘thumboi’ sërish Metën, kur tha se liria për t’u shprehur i jep mundësinë kujtdo ta keqpërdorë atë dhe të flasë publikisht gjëra të paqena, duke pasur parasysh këtu, akuzat për grusht shteti që Meta ka bërë ndaj mazhorancës.

“Duhet nxjerrë një mësim i rëndësishëm, duhet ndërtuar rruga se si gjërat të thuhen dhe të ndërtohen. Ne kemi një situatë demokratike që në nivelin e gjërave që thuhen nuk na e kalon njeri nga pikëpamja e lirisë. Liria për të thënë deri edhe çmenduritë më të mëdha, është e pakufishme. Mjafton të dëgjosh këtë që keni mbrapa ju, për të kuptuar se deri ku shkon në Shqipëri liria për t’ia futur kot. Dhe askush nuk të thotë gjë. Dhe kjo është në të gjitha nivelet. Larg qoftë të shohësh ndonjë debat në televizor për të parë se deri ku shkon gjuha dhe se çfarë lirie kanë njerëzit për ta shthurur gjuhën. Cilësinë demokratike të vendit nuk e përcakton fakti se sa shumë flet, por sa ndërveprim ka mes atyre që flasin e dëgjojnë. Se këtu është bërë “fol-fol, por kush po të pyet”. Në të gjitha nivelet. Ju keni një mundësi për të krijuar një komunikim të ri duke  kapërcyer modelin tradicional. Nëse kalohen dhe 4 vjet si FRESSH-i tani nuk ka çfarë iu duhet FRESSH-i fare. Kjo vlen për organizimin, se të gjithë ju jeni të vlefshëm dhe i duheni të ardhmes politike të këtij vendi. Jo për t’u bërë të gjithë politikanë, se besoj nuk është kjo arsyeja pse jeni të gjithë këtu. Politika është shumë e bukur se është mundësia për të ndarë me të tjerët energji dhe ide në funksion të punëve që vetëm asnjë njeri nuk i bën dot. Politika për këtë ka lindur. Që njerëzit bashkë të bëjnë gjëra që nuk i bëjnë dot”, u shpreh kryeministri Edi Rama, duke iu drejtuar të rinjve të FRESSH-it./ Opinion.al

Ju sugjerojmë

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
Bota

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

8 Qershor, 2025 10:56 am
Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
Bota

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

8 Qershor, 2025 10:44 am
(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
Kryesore

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

8 Qershor, 2025 10:33 am
Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
Bota

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

8 Qershor, 2025 10:23 am
Edi Rama flet për “Corriere della Sera”: Fitoren e prisja
Aktualitet

Videokartolina/ Festivali i Arkitekturës, Rama: Diskutime për ecurinë e Shqipërisë

8 Qershor, 2025 10:12 am
“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe
Kryesore

“Serbia i mbijetoi ferrit në Tiranë”, përballja historike në ‘syrin’ e mediave serbe

8 Qershor, 2025 9:53 am
Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025
Bota

Çështjet e punës dhe shtetësisë/ Italia voton sot e nesër për Referendumin 2025

8 Qershor, 2025 9:47 am
U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës
Aktualitet

U përplas me disa automjete, merr flakë makina në mes të autostradës Tiranë-Durrës

8 Qershor, 2025 9:40 am
Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?
Bota

Pse BE-ja ende po blen plehra ruse?

8 Qershor, 2025 9:16 am
Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?
Bota

Si ndikojnë miliarderët francezë në politikë?

8 Qershor, 2025 9:02 am
Para
Rama batuta me vajzën në kongres: Ta fala mamit që ka mbetur te PD

Rama batuta me vajzën në kongres: Ta fala mamit që ka mbetur te PD

Presidenca jep detajet e manifestimit: Shmangni incidentet dhe provokimet

Presidenca: Rama e ka ndërtuar karrierën mbi pabesi ndaj babait e familjes

Vrau gruan me levë hekuri, Gjykata lë në burg 63-vjeçarin

Vrau gruan me levë hekuri, Gjykata lë në burg 63-vjeçarin

TE FUNDIT

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..

Tarifat amerikane prekin rimëkëmbjen ekonomike të Gjermanisë! Bien eksportet dhe..
8 Qershor, 2025

Pavarësisht nga sinjalet e shpresës, Gjermania ende duket larg rritjes së qëndrueshme ekonomike. Industria gjermane e ka filluar tremujorin e...

Lexo më shumë

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..

Romë, gjenden trupat e pajetë të një gruaje dhe foshnjeje/ Dëshmitarët:Na u duk si..
8 Qershor, 2025

Mbërmjen e së shtunës një ngjarje e rëndë ka trondiur Romën, ku në parkun Villa Pamphili u gjetën trupat e...

Lexo më shumë

Policia e shoqëroi deri në Rinas, skuadra serbe niset për Beograd

(Foto-Video) “Blindohet” Rinasi dhe Tirana gjatë eskortimit të skuadrës serbe
8 Qershor, 2025

Policia shoqëroi kombëtaren serbe deri në pistën e Aeroportit të Rinasit. Burime për Klan News bëjnë me dije se nuk...

Lexo më shumë

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur

Ukrainë/ Valë sulmesh në Kharkiv, katër të vdekur e afro 60 të plagosur
8 Qershor, 2025

Rusia ka goditur qytetin e dytë më të madh të Ukrainës, Kharkiv-in, me një valë të fuqishme sulmesh ajrore, përfshirë...

Lexo më shumë
Opinion.al

Kategoritë

Kryesore

Aktualitet

Unë Shkruaj

Komente

Bota 

Sport 

Instabiz

Opinion Web Tv

Lifestyle

Galeri

Rreth Nesh

ON AIR: E hene – E marte – E merkure – 22:15 E ejnte – 21:00

OPINION nga Blendi Fevziu. Emisioni politik me i ndjekur dhe me i preferuar ne ekranet shqiptare.
“Opinion” vjen ne kater takime cdo jave – e hene, e marte, e merkure dhe takimi tradicional i te ejntes mbrema.
Cdo jave ne studion e Tv Klan, komente, analiza, debate, komente, intervista, personazhe, deshmi dhe fakte konkrete. Ngjarjet me te fundit dhe me te rendesishme ne jeten politike dhe sociale te vendit, me debatet, opinionet dhe analizat e te ftuarve ne studio.
Salloni i politikes dhe aktualitetit hap dyert 4 mbremje ne jave, per te degjuar opinionet e politikaneve dhe analisteve. Padron i shtepise, gazetari dhe analisti Blendi Fevziu.

Të gjitha të drejtat e rezervuara Opinion ©2025
Dev By Techzero1.com