Në fjalën e tij, në mbledhjen e Asamblesë së PS, kryeministri Edi Rama nuk ka harruar të thumbojë edhe Partinë Demokratike.
Ai u shpreh se partia nuk duhet të punojë për pushtetit, pasi në të kundërtën do të ndodhë e njëjta gjë që i ka ndodhur kundërshtarit të tyre.
“Garancinë për të qenë në krye të vendit na e jep një PS që arrin në territor të na përfaqësojë me dinjitet dhe të komunikojë ashtu si duhet me njerëzit. Pa harruar asnjëherë që anëtarësia jonë reale është 60-70 mijë, ndërsa votuesit janë 600-700 mijë dhe më shumë. PS në territor duhet të jetë e votuesve tanë. Kjo është shumë e rëndësishme ta kuptojmë sot përpara se të jetë vonë. Përpara se largqoftë të përfundojmë siç kanë përfunduar kundërshtarët tanë”,-tha Rama.