Kryesore

“Durimi im po soset”,Rama SPAK-ut: Gjuajnë me dinamit cironka jo peshkaqenët


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 10:55 - 07/05/22 |
Opi Nion

Kryeministri Edi Rama ka treguar se është i pakënaqur për punën e bërë nga SPAK deri më tani. Ai u shpreh se “po i soset durimi”.

Rama tha se SPAK po godet me dinamit cironkat dhe se s’ka vullnet për ta përdorur dinamitin për peshkaqenët.

“Ia përsëris SPAK, keni për të hetuar për këdo qoftë që i përket kësaj bashkësie politike bujrum hetoni, keni për të çuar para gjykatës këdo qoftë që i përket niveleve më të larta të kësaj bashkësie politike bujrum, por realisht po hyni në kohën shtesë të ndeshjes me të keqen në këtë vend e deri tani e keqja kualifikohet e ju s’kualifikoheni deri tani. Kualifikimi i të keqes nuk është se disa do ia hedhin pa u lagur por se e keqja do e vërë përfund sërish këtë vend, siç e kishte vënë para se të krijoheshit ju. Këtë vënie të re përfund PS s’do lërë dy gur bashkë që të mos e lejojë. E kam thënë në Kongres e po e përsëris sot, ne kemi mbajtur një qëndrim të paimagjinueshëm deri para se të angazhoheshim në reformën në drejtësi. Qëndrimi ynë në raport me këdo qoftë për të cilin drejtësia ka llogari e as gëk as mëk sa herë është dashur të merret para drejtësisë cilido qoftë prej nesh.

Sikundër jemi vetëpërmbajtur deri kur tani nuk mban më përballë kësaj tallje të madhe se kjo është tallje, shumë tallje e madhe e më këtu jo unë por ne por partnerët në futën peshkun si simbol, duke folur për peshq që do kapen, hahen, skuqen është realisht tallje e madhe që SPAK deri tani përdor vetëm një lloj grepi e vetëm për një lloj peshku. Madje pa e pasur problem fare të gjuajë e cironka me dinamit.

Duket se nuk ka as vullnet për ta përdorur dinamitin për peshkaqenët. Durimi ynë po soset, i imi po një herë i juaji ka kohë që është sosur po e di se ma vini fajin mua. Kjo do të thotë që SPAK e të gjithë ata të interesuar duhet të kujtohen që ne nuk e kemi humbur gojën, e kemi në vend. Fakti që nuk kemi folur as për atë arkën e peshkut, shtrënguam dhëmbet e bëmë një përshëndetje ndërkohë që turpin tjetër të Dvoranit nuk e kemi thënë ndonjehere, po e them unë këtu”,-tha Rama./Opinion.al

Pas