Aktualitet

Rama: Shqipëria do japë 1 mln euro për Ukrainën


Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 13:25 - 05/05/22 |
Opi Nion

Qeveria shqiptare do të dhurojë 1 milion euro në ndihmë të Ukrainës. Kështu u shpreh kryeministri Edi Rama gjatë konferencës së Donatorëve në Varshavë.

Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se kjo shumë nuk do të ndryshojë fatin e luftës apo të rindërtimit, teksa falenderoi kryeministrin e Polonisë dhe Suedisë, të cilët organizuan konferencën.

“Shqipëria do të kontribuojë me 1 milion Euro. E kuptoj që kjo nuk do të ndryshojë fatin e luftës, apo të rindërtimit, por jemi të nderuar që jemi këtu dhe jam shumë falenderues ndaj kryeministrave të Polonisë dhe Suedisë që na bënë pjesë të saj. Deri në fund do të bëjmë më të mirën drejt miqve dhe popullit ukrainas”, u shpreh ndër të tjera Rama.

Rama gjithashtu shtoi se qeveria shqiptare ka miratuar kornizën ligjore që lejon ardhjen e refugjatëve ukrainas në vendin tonë./Opinion.al

Pas