Ylli Alushi nuk do të jetë më zv/drejtori i Shërbimit Informativ Shtetëror. Ai është shkarkuar nga detyra me vendim të qeverisë dhe më pas dekret të Presidentit Bujar Nishani.
Burimet e kanë konfirmuar lajmin për “Panorama.al”, por arsyet e këtij shkarkimi mbeten ende të paqarta.
Alushi ishte në këtë post që prej vitit 2003.
Nga viti 1992 deri në vitin 1996, ai punoi në Shërbimin Informativ të Ushtrisë, duke kryer detyra me rëndësi.
Që prej vitit 2003, me një dekret të Presidentit të Republikës, u emërua Zëvendësdrejtor i SHISH-it.
Në mars 2004, Alushi ka marrë titullin Avokat, akorduar nga Dhoma e Avokatëve Tiranë.