Kryeministri i vendit, Edi Rama ka ndarë në rrjetet sociale disa foto nga Samiti i NATO-s në Hagë.
Krahas tyre, Rama njoftoi se liderët ranë dakord unanimisht për organizimin e samitit të vitit 2027, në Tiranë.
Kujtojmë se ky vendim është nënshkruar nga udhëheqësit e NATO-s edhe në deklaratën e përbashkët. Në pikën e fundit përmendej Shqipëria që do të presë samitin e radhës të NATO-s.
“Në fund të deklaratës, u shpreh falenderim për mikpritjen bujare të Mbretërisë së Holandës, ndërsa u konfirmua se samiti i radhës do të mbahet në Turqi në vitin 2026, i pasuar nga një samit tjetër në Shqipëri”, thuhej në deklaratë.