Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me takimet që ka zhvilluar kreu i opozitës Lulzim Basha në Vlorë më 14 Maj.
Kreu demokrati takoi disa biznesmenë të cilët siç shihet në videon e publikuar atij i kanë shprehur shqetësimet për gjedjen e rënduar ekonomike.
Por për kryeministrin këto nuk janë të vërteta. Ai shkruan se “teatri vazhdon”, ndërsa publikon një video ku tregon se personi që shfaqet në videon e Bashës ka marrë pagat e luftës për punonjësit e tij. /Opinion.al