Kryeministri Edi Rama ka reaguar lidhur me protestën që po zhvillohet para Kryeministrisë, por edhe në qytete të tjera të vendit, kundër rritjes së çmimeve.
Sipas kryeministrit Rama, këto protesta nuk janë të popullit por të pakicës së zhurmshme.
“Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!”,-shkruan Rama në “Twitter”./Opinion.al
Per ke e njeh doren e nongratave te shpallur e të pashpallur, keto protesta jane nje perpjekje e ulet e te te njejtave hije te se shkuares, per te manipuluar njerezit duke hedhur gurin e fshehur doren! Ky nuk eshte populli, po e njejta pakice e zhurmshme ne kerkim te rremujes!
— Edi Rama (@ediramaal) March 11, 2022