Pas deklaratës së kryeministrit Edi Rama ndaj kryeministrit në detyrë të Kosovës, Ramush Haradinaj, ka ardhur dhe reagimi i kryetarit të Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha e ka cilësuar si “sulm rrugaçëror” deklaratën e Ramës ndaj Haradinajt, ndërsa shton se Kosova duhet të mbështetet dhe ndaj saj të mos përdoret gjuha e urrjetjes siç bën Rama.
Reagimi i Bashës
Dënoj sulmin rrugaçëror të Edi Ramës kundër liderëve politikë të Kosovës dhe shpreh ndjesë në emër të çdo shqiptari për këtë akt të papranueshëm! Gjuha e urrejtjes ndaj institucioneve të Kosovës është akt i denjë vetëm për një peng të antishqiptarizmit si Edi Rama! Kosova është shtet i pavarur dhe Shqipëria ka detyrimin të promovojë dhe respektojë pavarësinë e Kosovës dhe institucionet e saj. Koha e vasalitetit të autokratit të korruptuar të Tiranës ndaj armiqve dhe kundërshtarëve të pavarësisë së Kosovës do të marrë fund shumë shpejt!/ Opinion.al