Aktualitet

Rama publikon videon: Po merr formë përfundimtare Bypassi i Gjirokastrës



Bëhu pjesë e Grupit Zyrtar të Opinion.al
>> KËTU <<
               Publikuar në : 14:54 - 12/01/23 |
Opi Nion

Kryeministri i vendit Edi Rama ka publikuar këtë të enjte në rrjetet sociale pamje nga Bypassi i Gjirokastrës.

Krahas videos, kreu i qeverisë shkruan se ky bypass po merr formën përfundimtare duke sjellë potenciale të reja të zhvillimit të turizmit.

“Po merr formë përfundimtare Bypassi i shumëpritur e i premtuar prej dhjetëra vitesh i Gjirokastrës, i cili në pranverë 2023 do t’i japë zemrës së qytetit një jetë të re, duke hequr makinat, zeruar ndotjen e garantuar lëvizjen e këmbësorëve në krejt zonën muzeale, por edhe duke çliruar potenciale të reja të zhvillimit të turizmit që rritet vit pas vit”-shkruan Rama.

Pas