Kryeministri Edi Rama ka publikuar gjimnazi i rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh.
Kreu i qeverisë shkruan se ky është një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit.
Ndërsa thekson se gjimnazi do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator.
“MIRËMËNGJES 😊 dhe me gjimnazin e rindërtuar “Shefqet Guzi” në Gramsh, një tjetër investim i Ministrisë së Arsimit dhe Sportit dhe Bashkisë Gramsh, që do të presë me kushte bashkëkohore 430 nxënës dhe mësues më 9 shtator, ju uroj një ditë të mbarë🫶”, shkruan Rama.